Fazli Maloku: Homazh tek varri i profesor Kadri Manit
| E Diel, 15.10.2017, 06:43 PM |

Homazh tek varri i profesor Kadri Manit, në fshatin e lindjes-Makresh, komuna e Novobërdës

Me rastin e pesëvjetorit të ndarjes fizike te profesor Kadri Manit, militant, patriot si dhe idealist e veprimtar i çeshtjës kombëtare,ndër të parët dhe deri në frymën e fundit të jetës së tij, miqë, shokë familjarë,nxënës të shkollës së fshatit Makresh, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal, në nderim të jetës e veprës të pavdekshmit Kadri Mani, bënë homazh tek varri i tij. Në fillim nderim me një minutë heshtje. Pastaj mbi varr vëndosen kurora dhe buqete me lule të freskëta. Për veprimtarinë e profesor Kadriut mbajnë fjalën e rastit: Nënkryetari i Komunës së Novobërdës (biografi e shkurtër), profesor Xhelil Rama, ish drejtor i shkollës fillore Rilindja në Keqekollë, në kohën kur punoi profesor Kadriu në vitet 1965-68, evokoi kujtime nga shëmbëlltyra dhe shkëlqimi i profesor Kadriut në të gjitha drejtimet, si puna me nxënës, puna e tij me prindër dhe me kolegë të punës. Profesor Kadriu, formoi grupet teatrale,të recitatorëve me nxënësit e tij dhe jepeshin shfaqje jo vetëm për kolektivin e nxënësit e shkollës, por edhe për prindër e fshatarë, gjithmonë me tematika kombëtare, të cilat çmoheshin dhe vlerësoheshin tepër lartë. Profesor Kadriu, nxorri edhe Fletushkën për fëmijë"Drita", në të cilën botoheshin, poezi, përralla, tregime, barcoleta ... të shkruara nga vetë nxënësit. Me një fjalë, prof. Kadriu ishte shpirti dhe bërthama e energjisë e punës edukativo-arsimore në kolektivin tonë, përfundoi fjalën e tij z. Xhelil Rama.

Rreth veprimtarisë ilegale të viteve 80-ta, të prof. Kadri Manit, shpalosi kujtimet e tija Fazli Maloku, bashkëveprimtar i tij në këtë periudhë kohore. Në fillim të majit të vitit 83, Kadriu u lirua nga burgu i vogël dhe erdhi në burgun e madh.(Kështu e quanin ish të burgosurit politikë Kosovën-burgu u madh). Në këtë kohë ishte vështirë të gjeje njerëz që kishin guximin të vepronin në organizimet ilegale. Regjimi dhe UDB-ja me arrestimet, burgosjet dhe dënimet drakonike të qindra e mijërave shqiptarë bile edhe shumë të mitur u dënuan deri në 15 vite burg, ua kishte futur frikën në palcë dhe qytetarët nuk guxonin të flitnin as me vetën e vet! Pikërisht në kohë, por si një meteor që zbret nga qielli, prof. Kadriu me shokë formoi Partinë e Luftës, me shtrirje në gjithë teritorin e Kosovës. Mënyra e punës, duke u mbështetur në dobësitë e më hershme, pra për shkak se UDB-ja arriti ti zbuloi shumë grupe e organizata ilegale, tani do të kalohet puna "Në Dyshe"me një konspiracion tepër të lartë. Dhe në këtë drejtim Kadriu nuk falte askënd. Partia e Luftës krijoi organet e saja drejtuese si Këshilli Profesional, Këshilli Qendror, Këshilat Komunale , Këshillat Rajonale dhe Këshillat Lokale, si një organizëm i vërtetë ushtarak dhe përgatitej populli për një kryengritje të armatosur kundër pushtuesit jugosllav, me qëllim të çlirimit të Kosovës dhe bashkimit me Shqipërinë. Pse nuk filloi kryengritja në këtë periudhë? Ishin dy faktorë kryesor: I pari- Kadriu nuk morri pëlqimin nga drejtuesit e shtetit shqiptarë. I dyti-mungonte armatimi! Ideatori i gjithë kësaj ishte militanti atdhetari dhe patrioti i përmasave kombëtare z. Kadri Mani. Dhe falë këtij konspiracioni të nivelit të lartë, me arrestimin e z. Kadri ( janar 1984), UDB-ja ia formoi grupin duke e dënuar me 15 vite burg, por nuk arriti t'ia zbuloi rrjetin organizativ. Këtë e ka dëshmuar edhe kryeudbashi i Kosovës, krimineli Selim Brosha: " Nga të gjithë drejtuesit e organizatave apo grupeve ilegale që vepronin në Kosovë, vetëm Kadri Osmanit asnjëherë nuk kemi mundur t'ia zbulojmë rrjetin deri në fund".

Me gjithë dhëmbjen dhe mungesën për prof. Kadriun, jemi tepër krenarë që patëm fatin të punojmë me te. Përfundoi fjalën e tij Fazli Maloku-autori i këtij teksti.

Fazli Maloku-Prishtinë

Lavdi jetës e veprës të prof. Kadri Manit!


E shtunë, 14 tetor 2017

(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: