Demir Krasniqi: Vetëm shqip
| E Merkure, 11.10.2017, 08:00 PM |

VETËM SHQIP

 

Shqip flasim , shqip mendojmë ,

Shqip shkruajmë, shqip lexojmë ,

Shqip punojmë , shqip jetojmë ,

Shqip krijojmë, shqip prodhojmë .

Refreni:

T’ gjithë shqiptarët lëshojnë kushtrim –

Jem një popull , duam  bashkim !

Jem një komb , duam   një shtet 

Bjeshkë me bjeshkë e det me det !

 

Shqip këndojmë, shqip vallëzojmë ,

Shqip  festojmë , shqip gëzojmë ,

Shqip vishemi, shqip marshojmë ,

Shqip lindemi , shqip zhvillojmë .

 

Shqip krijojmë , shqip  dizajnojmë ,

Shqip pikturojmë , shqip ekspozojmë ,

Shqip ndërtojmë , shqip konstruktojmë ,

Shqip  jetën e  lulëzojmë .

 

Shqip gjallërojmë , shqip  kultivojmë ,

Shqip shpresojmë , shqip shijojmë ,

Shqip frymojmë, shqip ëndërrojmë ,

Shqip mendojmë, shqip veprojmë .

 

Jem një komb , kemi një shtet ,

Kem një gjuhë , një  alfabet .

Kem traditë  e kem  kulturë ,

Kem një himn, kem një flamur .

 

Kem një Zot, kem një Atdhe –

S’ na përçan dot asnjë fe !

Rrojmë së bashku t’ lumturuar –

Në një  Shqipëri  të bashkuar !

 

Zoti ne, na ka bekuar –

S’ mundet kush për t’ na coptuar !

Vendi i  ynë  është  Iliri –

Nëna e jonë është Shqipëri !

 

Baba i ynë është atdhetar –

Është Ilir – n’ Ballkan  i parë !

Kem identitet kombëtarë ,

Jem krenarë me plis të bardhë !

 

Jem një popull – shtet unik ,

S’ ka ç’ na banë asnjë armik !

Një Republikë , një Kushtetutë –

S’ na përçanë dot top , as luftë !...

 

Jemi n’ rrugë demokratike –

Krah për krah me shtetet mike !

Rrojmë në paqe e siguri –

Kem një Zot , me një ushtri !

 

Shqipëria ka një Zot –

Ai quhet Gjergj Kastriot !

Një profet me shenjtëri –

Është  Ilir  me  Shqipëri !

 

Mbarë Shqipëria në brendi –

Ka një Zot , një Perëndi !

Gjithë kah quhet Iliri –

E bashkuar  është Shqipëri !

 

Në gadishullin Ballkanik –

Jem Ilirë – popull  unik !

Prej Morave n’ Adriatik –

Jem një shtet demokratik !

 

Të bashkuar jemi sot –

Vendit tonë i dalim Zot !

Nuk jetojmë ma nën robëri –

Kemi nënën tonë Shqipëri !

 

Gjilan, më 01. 10. 2017.      Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: