http://www.zemrashqiptare.net/
Zemra Shqiptare

Hazbi Lalinca: Përvjetori i vrasjes së Vehbi Ibrahimit
| E Marte, 10.10.2017, 07:59 PM |

PËRVJETORI I 36 I VRASJES SË PATRIOTIT VEHBI IBRAHIMI

DËSHMOR I KOMBIT SHQIPTAR DHE USHTAR BESNIK I IDEALIT TË SHQIPËRISË ETNIKE

Shkruan: Hazbi Lalinca

Më 10 tetor 2017 bëhen 36 vite që kur dora gjakatare e privoj nga jeta patriotin e madh të kombit shqiptar Vehbi Ibrahimi në Bruksel të Belgjikës.

Vehbi Ibrahimi lindi më 23 maj të vitit 1938 në fshatin Margesh( Uglar) të Gjilanit, nga babai Rexhep dhe nëna Hanumshahe.

Vehbiu në biografin e tij shkruan: shkollën tetëvjecare e kam krye në gjuhën shqipe në Kosovë . Në klasën e dytë (fillore) e kam pasur mësues patriotin e shquar Mustafë Hetë Kokën i cili më vonë ( 10.10.1951-30 vjet para se të vritej Vehbiu), u vra tadhtisht bashkë me heroin e kombit Hasan Aliun-Remnikun. Më tutje Vehbiu shkruan: shkova vetëm në Bosne në qytetin Tuzlla për të kërkuar punë. Atje u njoha me Xhevat Perciq një kundërshtar i madh i regjimit. Nga ky kam mësuar shumë . Më 1963 kam krye zanatin e mekanikut në sipërmarrjen " Nikolla Teslla" në Tuzëll, ku kam qenë përgjegjës i repartit në atë kohë. Pastaj kam regjistrue Fakultetin e Xehtaris po në Tuzëll.

Më 25.5.1964 u ktheva në vendlindje në fshatin Uglar, ku e hapa një dyqan të vogël  që atëhere e quanin " kooperativë" sa për nevojat minimale të  fshatit. Gjatë punës sime në atë dyqan u njoha me shume bashkëfshatarë, të cilët më parë nuk i njihja por vetëm si figura, por nuk ua dija mendjet e tyre e ata ndërkohë m ú zbuluan sinqerisht se kishin besim tekunë. Ata më thonin: " Prina përpara e na tanë jemi pas teje". Pas tre muajve dyqanin ia dorëzova një fshatarit tim.

Në muajin tetor 1964 u inkuadrova në Kombinatin e Tekstilit në Gjilan si punëtor i rëndomt, edhepse e kisha diplomën e zanatit, por ajo spati vlerë, sepse Kombinatin e kishin në duar serbomdhenjët komunista. Kështu unë menjëherë fillova organizimin e një grupi shqiptarë kuptohet në mënyrë ilegale. Grupin e quajtëm " Shqipëria" (Demokratike shqiptare-Ismail Qemali".Në  këtë grup kanë marr pjesë Ejup Isufi nga fshati Zhegër, Sali Salihi nga Gjilani, Avdush Ramadani, Xhemail Shurdhani nga Gjilani e shumë të tjerë.Të gjithë ne u besatuam që ta ruajmë fshehësinë tonë. Më 28 nëntor 1965 i shpërndamë disa parulla e ato i vum naten nëpër murat e Kombinatit Tekstilit dhe kishin këtë përmbajtje: Rroftë Shqipëria Etnike! Rrofë populli shqiptar! Rroftë Flamuri kuq ezi! Rroftë 28 Nëntori...etj.

më 1966 pas rënies së Rankoviqit grupi ynë pati përgatitur dhe unë e lexova at materjal në një takim tonin ku ishte regjistri i shqiptarëve të pushkatuar  menjëherë pas riokupimit të Kosovës duke filluar nga vitet 1944-45-48 e deri më 1950-ën.

Një kopje e këtij regjistri gjindet në Komitetin Krahinor të LKJ-ës në Prishtinë, të cilën kopje e dërguam me postë në Shkup, ndërsa një kopje tjetër gjindet në Arikvin e shtetit shqiptar në Tiranë kurse kopja e tretë gjindet te Reis Ali Hoxha në në Marsej të Francës. Të gjithë këto kopje e kanë nëshkrimin tim në fund" pohon në këtë shkrim autobiografik patrioti Vehbi Ibrahimi.

Më 27 nëntor 1968 Grupi ynë( ShDSh " Ismail Qemali" del në demonstratën e madhe në Gjilan. Më 30 prill 1968 u takova me patriotin e madh Metush Krasniqin nga fshati Dajkofc, i cili ka kalue shumë vite në vite nëpër burgjet sllave si antikomunist i përbetuar.Poashtu u takova edhe me patriotin Sefë Halitin nga fshatin Gjyrishefc nga Dardana e Kosoves. Ky ka qenë i dënuar me vdekje por Gjyqi Suprem ia pat " zbutur" dënimin me vdekje  dhe i mbajti 17 vjet burg të rëndë. Të gjithë ishin të besës dhe biseduam për shumë cështje madore kombëtare. Posacërisht shqyrtuam  mundësinë se si t´i armatosim trimat tanë. Morëm detyra dhe mua më ngarkuan detyrën që të lidhem me njerëzit tanë në Malet e Karadaut të Preshevës dhe ashtu veprova takova Halil Xhemailin nga fshati Mucibabë i cili ishte përgjegjës për armatim dhe i tregova për mbledhjen e 30 prillit dhe ky u zotue se do ta zbatojë urdhërin e marr nga kryesia. Mbledhja tjetër u mbajt më 23.5.1968. Me mua ka qenë Rashit Rashiti nga Mucibaba i cili jeton në Gjilan.

në 7.3.1969 u nisa për Austri dhe kisha me vete një libër shumë interesant që do t´i shërbente emigracionit politik shqiptar .Libri titullohej : Zëri i fshahtësisë ushtarake". Fatkeqësisht me mua qëlloi një tradhtar, nga fshati Makresh, i cili quhej N.O. ky e lajmëroj UDB-ën sllave dhe ajo më zuri përtej Vranjës. Është odisejadë në vete se si kam arritur të iki nga policia serbosllave dhe pas shumë telasheve të tjera më në fund në qershor arrita të kaloj kufirin jugosllav dhe te futem në Austri. Dëshmori dhe atdhetari nacionalist, antikomunisti Vehbi Ibrahimi, në vitet e `70-ta punonte si gjellëbërës në hotelin "Breitenhof", në Thiersse, Austri, vend malor turistik, diku 7 km. larg nga qyteti Kufstein. Vehbiu kishte dhe lexonte literaturë nga më të ndryshmet. Vebi Ibrahimi kishte mjekrën e zezë që mbante atëherë, në qytetin i Kufsteinit me bukuritë e tij, etj.

Si e formuam Besëlidhjen Demokratike Shqiptare dhe Këshillin Ushtarak Mbrojtja e Shqipërisë Etnike?

Në Austri u njoha me shumë shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare. Aty formuam Degën e shoqërisë Demokratie Shqiptare " Ismail Qemali" dhe ndërkohë rashë në kontakt me me përfaqësuesin e Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare z. Arben Kosoven( pseudonim). Me Arbenin kemi pasur shumë relata të frytshme. Edhe ky ishte për bashkkimin e të gjith forcave kkombëtare në një front të përbashkët. Në realitet kur u njoftuam me Arben Kosovën ky atëherë përfaqësonte Votren e Kosovës Nacional Demokratike Shqiptare e cila bashkë me ShDSh-ën " Ismail Qemali" dhe 4 organizata tjera; u shkrinë më 16 gusht 1972 në Besëlidjen Kombëtare Demokratike shqiptare. Më 30 prill 1973 organizuam një lloj kongresi apo Kuvendi që u mbajt në Kufstein. Agjentët jugosllav u përpoqën të na pengoj mbajtjen e këtij Kuvendi, por nuk ia arritën dhe Kuvendi u mbajt dhe u mbajt me sukses të plotë thekson patrioti i madh Vehbi Ibrahimi.

Më 10 gusht 1972 Vehbi Ibrahimi vendosi që ilegalisht dhe me dokumete te rrejshme të vij në Kosovë përkundër rreziqeve (Vehbiu e kishte lëshuar mjekrrënn dhe me pasaportë të huaj) dhe të marr pjesë ne Kuvendin Themelues të Besëlidhjes i cili u mbajt në fshatin Novosellë e Begut afër Vushtrrisë. Votra Kosovare dhe " Ismail Qemali! dhe 4 organizata tjera u shkrinë në një dhe sot quhen Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare. Vehbiu atë kohë nuk shkoj as te familja e vet në Uglar për ti pa, por menjëherë u kthye në Austri.

Vehbi Ibrahimi ishte pishtar i bashkimit të shqiptarizmes. Më 21 tetor 1973 u detyrue ta lëshoj Austrin dhe të vendoset në Bruksel të Belgjikës dhe jetoi atje deri kur e vranë tadhtarët e kombit shqiptar.

Më 1975 Vehbiu shkoj në Angli në mjëurs 6-mujor ushtarak për detyra speciale.

Më 27 nëntor 1977 në Kongresin e parë të BKDSH zgjedhet arkëtar kryesor i kësaj Besëlidhje për diasporë dhe anëtar i KQ-së.

Më 14 e 15 maj 1979 mbahet Kongresi i nDytë i BDKSH-ës në Frankfurt të Gjermanisë ku Vehbi Ibrahimi zgjedhet unanimisht nënkryetar i BDKSH-ës dhe njëherit emërohet zëvendës komandant të këshillit ushtarak " Mbrojtja e Shqipërisë Etnike" i cili Këshillë ka pasur për detyrë ate cka e ka realizue Ushtria Clirimtare e Kosovës me dallim që ky këshill ka pasur në programin e vet jo vetëm clirimin e Kosovës por të gjithë Trojeve shqiptare. Më 8.2.1979 Vebiu i mban 4 muaj burg per armë paleje ekishte lajmerue shqiptari që e ishte mbajtur me bukë Vehbiu! Me plagosjen e anëtarit BKDSH z.Rasim Zenelaj  nga UDB-ja jugosllave me 15 maj 1981 Vehbiu u betue se do të hakmerret shumefish për luftëtarin e lirisë dhe betimin e bër e kreu derisa nuk e vranë edhe atë më 10.10.1981 në Bruksel para banesës së tij!

Pra, prej asaj kohe e deri tani kaluan 36 vite por vepra e këtij atdhetari nuk u harrue kurrë,  por përkundrazi ai ka shumë respekt tek te gjithë bashkëfshatarët e tij dhe miqtë e shumtë anemban gjithandej kah gjindet! vehbi Ibrahimi vdiq me mall pa e pa Kosovën e lire dhe viset tjera të okupuara nga sllavo-greket.Mirëpo ideja e tij nuk ka vdek as që u vra por ajo po ngjallet eforcohet dita ditës.

Më 1977 atdhetari i devotshëm Vehbi Ibrahimi para një mase të madhe deklaronte:

” Të gjithë të bashkuar ta luftojmë armikun pa dallim se cilës organizatë apo parti i takojnë.Çdonjëri prej nesh që e quan veten shqiptar, duhet të bëjë cmos dhe të sakrifikojë, duke mos kursyer as jetën tonë vetëm e vetëm që të realizojmë aspiratat e rilindësve tanë dhe të dëshmorëve të kombit që flijuan jetën e tyre për një Shqipëri të lirë Etnike dhe demokratike… ”

Le të jetë ky një përkujtim për veprën madhore të këti besniku të madh të Shqipërisë Etnike nga bashkëfshatari miku, vëllau dhe hulumtuesi i veprës së tij momografike publicistike e patriotike. (Autori është kryetar i Shoqatës ulturore Shqiptare" Vehbi Ibrahimi" në Uddevalla të Suedisë)