Nuhi Veselaj: Injorimi i gjuhës shqipe (2)
| E Merkure, 04.10.2017, 07:24 PM |

/Lexues i nderuar,

pas botimit nga portali ”ZSH”, më 10.09.2017, të kreut I, të veprës “Injorimi i gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës nga Milosh Milojeviçi (1866) e të tjerë, sot bumerang ndaj të gjithë mohuesve fanatikë dhe nacional shovinizmit serbomadh”, këtu si vazhdim po botohet e zbërthyer vetëm përmbajtja e nënkreut të parë të kreit II, ndërsa me përmbajtjen e dy nënkrerëve të tjerë të këtij kreu, që janë mjaft voluminozë dhe që vërtet zgjojnë interes, do të njiheni veç e veç ndërkohë./

Krei II

INJORIMI POR EDHE DËSHMIMI ME PAHIR (1866) I GJUHËS SHQIPE DHE TË VËRTETËS JETËSORE SHQIPTARO-SERBE NË KOSOVË E MË GJERË

Nga Dr. Nuhi Veselaj

Hyrje

Përkundër mohimit të gjuhës shqipe dhe blasfemive nga krerët fetarë e të makievelistëve serbë e të tjerë, realiteti jetësor shqiptaro-serb trashëgimisht gjatë historisë njeh marrëdhënie e ndërlidhje, pothuaj, normale shoqërore gjuhësore deri edhe familjare (martesore e krushqie) të ndërsjella të rëndomta: katolike-ortodokse, muslimane–ortodokse, madje edhe muslimane-katolike-ortodokse. Kështu kanë ndodhur jo vetëm ndërlidhje më të thjeshta baritore, rurale e urbane, por edhe të shtresave të larta shoqërore, fisnike, feudale e mbretërore, nga të cilat, pa përmendur të tjera që i njeh e nuk i njeh historia, po cek vetëm këto tri raste: e para, vajza e Stefan Dushanit ishte e martuar për Dhimitër Prodonin, sundimtar i Principatës së Arbrit (Krujë), e dyta, Milesh Kopiliqi, fisnik luftëtar (drenicas), vrasësi i Sulltan Muratit, ishte dhëndër i Knez Lazarit dhe e treta, Teodora motra e Vulk Brankoviqit, shtetar nga Kosova mesjetare (Prishtinë), ishte martuar për fisnikun Gjergj Topia (Durrës). Na shkon mendja të pyesim, kush ishin në të vërtetë, këta, çfarë prejardhjeje kombësie kishin, cilën gjuhë e kanë përdorur atëherë, ose si janë marrë vesh këta miq e krushkë, kur dihet fakti se populli iliroro-arbnor (arbërfolës) nuk ka pasur preturbacione shpërnguljeje as më parë as në këtë epokë historike, atëherë po e zëmë se si zyrtare, gjuhë adminstrative paska qenë praktikuar gjuha greke ose latine apo staroslavenski crkveni jezik (gjuha e vjetër kishtare sllave), po masa e gjerë, bashkëshortët, familjet e tyre në Krujë, Drenicë, Prishtinë, Durrës, vallë, në cilën gjuhë janë marrë vesh?! Dikush mund të thotë serbisht, ndërsa ne jemi të sigurt se atëherë masa ka folur kryesisht shqip (arbnisht) dhe për këtë ka më shumë argumenta, mjafton të nisemi nga realiteti gjuhësor që njohim dikur e sot. Unë njoh faktin se vetëm prindët e mi dhe unë kemi përjetuar këto gjuhë fetare-zyrtare, si: arabo-turqisht, turqisht, nashke-serbisht, serbisht, gjermano-hungarisht, bullgarisht,, serbo-frengjisht, serbisht, italisht, gjermanisht, shqip, ruso-serbisht, serbokroatisht, anglisht. por si gjuhë familjeje e gjuhë treve e kemi pasur në përdorim vetëm gjuhën shqipe, apo jo?!

Sidoqoftë, jo vetëm lidhur me këtë, por edhe për marrëdhënie të tjera familjare të asokoshme pagane e gjysmëpagane ndërfisnore e ndërfeudale-shtetërore dhe të mëvonshme shqiptaro-ortodokse (serbe)/romano katolike ose të shkieve tanë (ortodoksë shqipfolës) me muslimanë e katolikë po shqipfolës, qoftë në raporte të parive ndërfisnike e ndëradministrativo-ushtarake brenda shtetit të sotëm serb, qoftë edhe rreth raportit të familjeve të thjeshta laramane që ishin pothuaj të rëndomta nga tradita, pak ose aspak dimë, sepse mungojnë studime objektive të mirëfillta të paanshme për marrëdhëniet e tilla shqiptaro-serbe (ortodokse). Gëzon fakti, siç njofton studiuesi Aleksandar Popoviq se në Beograd qarkulluaka libri 3 vëllimësh i Petrit Imamit “Srbi i albanci kroz vekove” (Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj), i cili, si dallim nga shumë libra të tjerë, cilësohet si “një libër i paanshëm rreth jetesës së përbashkët serbo-shqiptare… ku autori ka provuar të krahasojë raporte të ndërsjella, nga jeta e përbashkët etnike, politike e historike serbo-shqiptare prej ardhjes së sllavëve në Ballkan e deri më sot, dhe të konstatojë veç tjerash se serbët dhe shqiptarët gati 1500 vjet nuk kanë jetuar pranë njëri-tjetrit, por me njëri tjetrin… në shumë hapësira të Ballkanit…(Koha ditore, kulturë, 17.07.2017, f. 22). Së këtejmi, si kudo në botë edhe tek ne e në Serbi është absurditet të ngulmohet deri në ekstrem në gjakun e pastër fisnor historik e aq më teper edhe atë fetar/kombëtar të trashëguar gjuhësisht që nga antika, ose që nga përqafimi i fesë përkatëse monoteiste (fe/komb i pastër serb), apo jo? Madje sigurisht teprohet edhe lidhur me përqafimin e ideologjive përkatëse të fryra nga jashtë e nga brenda nga secila bashkësi a shtet, ngase secila fe e ideologji në vetvete ka antagonizma dhe nuk identifikon veçan kufijtë e një bashkësie a shteti, pa pësuar diçka në kohë-hapësirë, por njëherazi assesi nuk bën të mohohet formimi i formacioneve shoqërore edhe si bashkësi-shtete edhe popuj kombëtar, apo jo, ngase janë interesa të tjera politiko-shoqërore që i ndajnë ose i bashkojnë propagandisht bashkësitë përkatëse të veçanta njerëzore, fetare e gjuhësore, sipas gjoja pastërtisë së racave ose me lidhje gjaku  të pstër kombëtaro-fetar(!) në periudha të caktuara historike, apo jo?! Mirëpo kjo ndarje-organizim shoqëror e shtetëror mbi bazë kombësie ose gjuhe nuk duhet të kalojë në urrejtje kombëtare fetare e gjuhësore ndaj një bashkësie tjetër fetare ose kombëtare. Sigurisht formacionet e tilla organizuese ku nuk ka urrejtje e hegjemonizëm po ka mirëkuptim e shtrirje dore për të mirë ndaj të tjerëve, nuk duhet gjykuar si punë e keqe, përkundrazi.

Sidoqoftë, ka shumë argumenta që dëshmojnë bashkëjetesën fetare shqiptaro-serbo ndër shekuj edhe në Kosovë e më gjerë, mirëpo ne këtu po i trajtojmë tre argumenta konkretë përforcues në tre nënkrerë, që dëshmojnë të vërtetën rreth raportit jetësor shqiptaro-serb, përfshirë sadopak edhe aspektin fetar e gjuhësor në trojet tona e më gjerë, i cili ose është injorohet e përçmohej ose edhe  apo edhe sor injorohet e minimizohej subjektivisht nga një pjesë e palëve të caktuara, siç ka ndodhur në veprën e M. Milojeviçit e pasuesve të tij, e vërtetë kjo që nëse kuptohet e përmbaret si duhet do të ndihmonte shumë jo vetëm për njohjen e ndërlikueshmërisë së çështjeve nga tema jonë, por edhe do të  ndihmonte për paqetimin ndër etnik shqiptaro-serb, aq më tepër kur trajtohen e sqarohen tema konkrete si këto që aktualisht zgjojnë interes të veçantë:

e para, konkretisht trajtohet fakti se kush ishin poturët (nga vepra M. Milojeviçit 1866), si u evolua, apo jo, ndërkohë emri i tyre si kuptimi i etnitetit jo vetëm: potur serbë / poturët shqiptarë, ndaj koncepti i shqiptarëve të islamizuar, por edhe arsyeja pse u zëvendësua atbotë fjala potur me atë turk turq, si nga ana e shtetit serb, ashtu edhe aq më tepër nga ana e shtetit turk;

e dyta, rreth gjenezës dhe si del i reflektuar kontaminimi i koncepteve në shqipe, srbisht e më gjerë i fjalëtermave: 1) skizmë si dukuri, 2) sllavë /skllavë / shki, - si etni dhe 3) si lindi shkizma e re në raport serbo-shqiptar dhe reflektimi i antonimeve: shqipo/shka dhe

e treta, përjetimi vetjak si dëshmi nga vendlindja e më gjerë rreth marrëdhënieve normale dhe problemore njerëzore ndërfqinjësore shqiptaromuslimane e katolike ndaj serbo-ortodoksëve kosovarë (shkive tanë), dëshmi kjo që njëherazi vërteton faktin se një shumicë e konsiderueshme e ortodoksëve (shkive tanë), deri në ditët tona në Kosovë, gjuhësisht nuk kanë qenë të serbizuar.  

I. INJORIM E DËSHMIMI ME PAHIR PËR POTURËT E GJUHËN E TYRE (1866), TË CILËT nuk ishin as serbë, as turq po ishin rrënjësisht shqiptarë 

Nga analiza dhe shpjegimi që bëmë në Kreun I të këtij punimi, botuar muaj më parë në “zsh”, më 10.09.2017, besojmë se shumë gjëra në raportin ndëretnik serbo-shqiptar nga teksti në shqyrtim e përgjithësisht tashmë i kemi të qarta, edhe pse autorët, jo nga padija por më tepër me qëllim makiavelizmi i kishin lënë të pasqaruara drejt. Sidoqoftë, s’domend, ngase gjithkush sot e di, se latinët, të shënuar si etnitet më vete nga M. Milojeviqi, siç u konstatua në fillim të kësaj pjese të punimit, pa mëdyshje vetkuptueshëm pranohet edhe nga autorët se realisht ishin shqiptarë, dhe  njëherazit ose në ndërlidhshmeri me ta shpjegohet ose sipas autorëve del i përftuar edhe etniteti tjetër arnaut.

Ç’është e drejta, Arnautët, sipas milojeviçëve, shpjegohen se mund të ishin ose edhe ishin: latinë të turko-shqiptarizuar ose serbë të shqiptaro-turqizuar(!). Së këndejmi mund të konstatohet se edhe sipas autorëve të tekstit, përgjithësisht nuk mohohet si nën hije se edhe etnia arnaute vinte nga katolikë (latinë shqiptarë) të islamizuar, apo jo? Sidoqoftë, sa i përket saktësisë rreth latinëve të malësive, ashtu si edhe arnautëve, të cilët, sipas milojeviçëve, mund të konsideroheshin, sipas konceptit të sotëm kombëtar, vetëm shqiptarë me prejardhje latine (katolike), ne shprehëm rezervë të ligjshme, por për mendimin tone shtrohet një pyetje edhe më seroze:

Si qëndron çështja e të ashtuquajturve poturë në raport me serbët në njerën anë dhe arnautët e latinët si dhe me shkiet tanë (ortodoksë serbë shqipfolës?

Poturët, siç del nga vepra në shqyrtim jo vetëm në Serbi, por në veçanti këta në Kosovë (Stara Serbi) të gjithë konsideroheshin serbë, andaj në statistikën e autorëve: Milojeviq, Vemiç e ak. Stojançeviç, llogatiteshin si serbë, gjë që sipas nesh dhe sipas realitetit nuk ishte aspak e vërtetë. Ne përveç asaj që kemi argumentuar në kreun I, për çka nga askush nuk ka reagim përgenjeshtrimi, megjithatë tani do të përforcojmë atë që kemi thënë më parë, madje duke shtuar edhe ndonjë argument tjetër plotësues.

Siç e pamë në Fjalorin e Bashkimit (1908) fjala “patur” shpjegohej: ai që e braktisë fenë e të parëve. Po mund të lindë pyetja cilën fe të të parëve e braktisën poturët nga teksti i veprës në shqyrtim? Sipas ndonjë logjike, te ne, feja e të parëve të paturëve tanë (shqiptarë) si fe kristjane mund të ketë qenë vetëm feja katolike(!), ndërkaq sipas logjikës serbe poturët e kishin braktisur vetëm fenë ortodokse pravosllave (serbe) (!), andaj të gjithë ortodoksët ose të krishterët e këtyre trevave, sipas tyre, kanë qenë vetëm serbë(!?). Dhe pikërisht supozimi i fundi, sipas studiuesve serbë, përkatësisht nga autorët e tekstit në shqyrtim, del i përforcuar propagandisht si e vërtetë obsolute. Ne në kreun e parë të punimit nuk u dhamë të drejtë absolute autorëve, Milojeviç, Vemiç e ak. Stojançeviç dhe pasuesve të tyre, t’i quanin poturët (e trevave tona e më gjerë serbë të islamizuar(!), vetëm pse i paskan takuar dikur fesë ortodokse, por nuk e kundërshtuam fort faktin, ngase edhe sipas burimeve ose gjurmëve që paraqiteshin në tekst, ata  mund t’i kenë pasë takuar me shumë gjasë fesë ortodokse, madje meqë i takonin po atij riti fetar, edhe mund të jenë quajtur serbë, por ngulmonim që ata nuk kishin qenë ortodoks serbishtfolës asnjëherë, ngase, sikurse e pranon dhe çuditet M. Mijoviqi në disa raste se ata flitnin shqip. Madje, sipas tij kishin qernë dhe ishin serb, merr si bazë faktin se ata e festonin në gjuhën shqipefestat fetare serbe-ortodokse, si Bozhiqin edhe Shën Premten ”, siç e thekson autori:sveti Petka slave na shkipskom jeziku”/Shën Pararqevinë e festojnë në gjuhëpn shqipe/ e jo në gjuhën serbe, pasi sipas tij edhe nga kremtimi i tillë kuptohet se këta paskan qenë dhe ishin vetëm serbë të pastër “čisti srbi” (dhe jo arnautë me prejardhje katolike), gjë që as ne nuk e kundërshtojmë sa i përket bazës fetare, por e kundërshtojmë pikërisht mbi bazë të gjuhës shqipe që e përdorte bashkësia e tillë, siç e pranon edhe vetë M. Milojeviçi, apo jo?!

Sidoqoftë, ne pikërisht nga kremtimi i tillë, siç e pranon, pra edhe Milojeviçi, nxjerrin përfundimin se poturët e quajtur sipas tyre serbë, nuk kishin qenë kurrë serbë, po shqiptarë, që i kanë festuar jo vetëm Shën Premten (Sveti Petka -Shën Parashqevinë), por edhe festat e tjera ortodokse përfshirë edhe Bozhiqin (Pashkën e Vogël) si festa të veta, shoqëruar edhe me fjalë shqipe dhe për këtë të fundit sa për ilustrim po mjaftohemi me shprehjen e njohur kudo ndër ne e më gjerë:

Bozhiq, Bozhiq…

Baj dru e digj;

Bluej e gatuej;

Rri e mos luej!...

Pra ky është ai fakti i qindpërqind që identifikon shqiptarët e shkitë tanë ortodoksë shqipfolëstë këtyre trevave si të cilët sidomos në ditët e ftohta të dimrit i shqiptojnë vargjet e tilla mbetura po thuaj si lojëfjalëshe, si shoqëruese të festive të veta fetare ortodokse të përbashkëta që i kremtonin, pra shkipski sipas shenjtërve ortodoksë të shenjtëruar, qoftë nga Patrikana, qoftë edhe nga Kisha Sllave (Serbe), apo jo?

Lidhur me këtë, edhe pse diçka e kemi thënë më përpara, madje dhe do ta përforcojmë edhe në kreun tjetër, megjithatë e shohim të nevojshme ta përsërisim faktin me qëllim përforcimi se edhe tek arbnorët në trevën tonë kristianizmi ishte përhapur që në antikë. Këtë përforcim e bëjmë, jo aq për studiuesit e vërtetë e me përvojë, por për masën e gjerë, sidomos atë naive serbe e shqiptare, pasi fetarisht poturët supozohet jo pa të drejtë që mund të ishin edhe katolikë, por për masën lidhur me kohëhapësirën që po flasim konkretisht mund të themi me plot gojë se sipas veprës në shqyrtim më tepër ishin të ndërlidhur subjektivisht domosdo me ortodoksinë si fe kristiane të cilën e kishin të përvetësuar tradicionalisht shqiptarët e këtyre viseve shumë më përpara, sepse pothuaj të gjithë ose shumica e shqiptarëve autoktonë, ashtu ndërkohë si edhe serbët ardhacakë që në mesjetë, të cilët, si me thënë, e kishin pranuar kristianizmin nga shqiptarët, përkatësisht së bashku e përqafuan edhe ritin ortodoks, ngase gjeografikisht i administrativisht i takonin shtetësisë së Perandorisë Lindore -Bizantine me qendër Konstatntinopojën e jo asaj Perëndimore me qendër Romën.

Në të vërtetë, me sa pamë më sipër, edhe pse dihet, po shtojmë edhe këtë të vërtetë. Ç’është e drejta, para ndarjes së Perandorës Romake në atë Perëndimore dhe në atë të Lindjes (Bizantit) studiuesit konstatojnë që njerëzit e tillë në viset tona (si dardanë- arbnorë) dhe në fqinjësi nga jugu e perëndimi siarnorë- epirotë, ndërsa ishin në fenë e pandarë kristiane zyrtarisht mund të jenë quajtur fillimisht grekë, serbë ose latinë varësisht nga gjuha e liturgjisë që praktikohej, ndërkaq pas ndarjes së kishes kryesisht në katolike /ortodokse, është krejt e natyrshme për kohën që ortodoksët këtej nga veriu ose lindja, varësisht nga gjuha e liturgjisë së trevës ose varësisht nga gjuha e zyrtare e sundimtarit mund të jenë quajtur edhe bullgarë, serbë ose rumunë, ndërsa andej nga jugu grekë (helenë, arabë), sepse fatkeqësisht shqipja nuk ishte përzgjedhur si gjuhë liturgjike sakrale, edhe pse nuk mohohet realiteti se pikërisht parashqipja pellazge-ilirishte ishte ajo që e ushqeu edhe greqishten, madje edhe latinshten e gjuhë të tjera.

Së këtejmi, shqipfolësit e Dardanisë Ilirike, sipas studiuesve, në jetën e gjallë e përpunuan atë gjuhë te veten, edhe pse joliturgjike d.m.th. ligjërimi popullor mbi atë bazë iliro-thrakase (shek. III-X), i cili vazhdonte të përdorej, si me thënë, në komunikim si gjuhë e koinezuar, e cila edhe u cilësua ndërkohë si gjuhë mbizotëruese arbnore e masës popullore. Së këtejmi, edhe pse identifikoheshin me emra të ndryshëm, ata më fort jashtë sferës së mbyllur fetare e administrative komunikonin me gjuhën e përditshme të veten, andaj vështruar nga sfera fetare-pushtetore, siç u tha, edhe pse kemi të bëjmë me të njëjtën etni gjuhësore, për shkak të shtrirjes së gjerë gjeografike të tyre, si popull i ndeshim të emërtuar me emra të ndryshëm, qoftë sipas trevave të caktuara, qoftë me emra të ndryshëm nga popuj e administrata (fetare) të ndryshme? Kjo ka ngjarë pra jo vetëm në viset nën pushtetin a ritin sllav (bullgar, përkatësisht serb), ku shqiptarët festat i kremtonin në gjuhën e vet, por edhe në ato vise ku praktikohej jo vetëm riti greko-bizantin, por edhe ai katoliko-latin, ku lutjet shqipe supozohet se kishin gjurmë ravijëzimi më të theksuar edhe në të shporehurit edhe arbnor në krahasim me ritin sllavo e greko ortodoks.

Sido që të ketë qenë, po ritheksojmë faktin se është e vërtetë që për asimilimin e etnisë arbnore të kohës para renesancës e të kohës së renesancës europiane në viset e caktuara edhe më tepër se Patrikana greke, ka influencuar ortodoksizmi pravosllav serb (që nga S. Nemanja), ngase që atëherë  regjimi i tij paraqitej shumë agresiv për katolikët, bile edhe më i rrezikshëm heshtazi për arbnorët (shqipfolës) ortodoksë të trevave tona verio-lindore të ritit helen (grek), të cilëve u zuri frymën spontanisht e qëllimisht me servimin e sllavishtes së konsoliduar (nga Qirili e Metodi), si gjuhë kishtare atbotë, por që në mënyrë të veçantë pansllavizmi ortodoks u u sforcua gjatë sundimiot të Pushtetit Osman, ngase kishte marrëveshje veprimi e në veçanti u theksua ndërkohë gjatë preporodit (rilindjes serbe) me përkrahjen e Rusisë cariste. Kjo dëshmohet si kudo gjithandej e vende-vende edhe sot, ku shtrihej ajo kishë slave si, në Kosovë, Shqipri të Veriut, Maqedoni, Mal të Zi, Hercegovinë e gjetiu, që edhe i mbante organizativisht punktet e tilla aktive edhe gjatë sundimit turk, ashtu siç përpiqet t’i mbajë deri edhe në ditët e sotme. Në të vërtetë atëherë, elementi joserb (shqiptar) në principatën e sapoformuar serbe (shek XIX) si edhe më parë i ndjente ato presione të preporodit: ose duhej të pranonte asimilimin e plotë serb ose do të gjente njëfarë shpëtimi shpirtnor nga islamizimi, ku sadopak mund të ruanin identitetin me gjuhën e tyre shqipe, apo jo?! E themi “shpëtim shpirtnor nga islamizmi si fe e jo si shpëtim” nga mbrojtja e shtetit turk, sepse e themi me plot gojë, shteti turk në atë periudhë, siç tregojnë faktet, ka qenë në armiqësi edhe me shumicën shqiptarëve muslimanë, ngase si edhe vetë arabët (islamikë) edhe shqiptarët (muslimanë e të krishterë) shpreheshin kundër reformave të tanzimatit, duke ruajtur e kërkuar edhe më tepër liri e autonomi qeverisëse, apo jo?!

Sido që të ketë qenë, kështu nëkëso rrethanash pati lindur edhe paturizmi i shqiptarëve ortodoksë në trevat në shqyrtim, jo vetëm në viset e Kosovës, por edhe më gjerë edhe në viset e përziera me serbë deri në Smederevë e në Pashallëkun e Beogradit, ku ortodoksizmi pravosllav vinte gjithnjë duke u përforcuar dhe ashpërsuar edhe si element shteti bashkë me një pjesë të ortodoksëve arbnorë (shkije), siç do të sqarohet më poshtë, por kishte dëshmi që një pjesë e tyre ishte e pranishme dhe faktikisht njihej edhe atje si poturë shqiptarë. 

Dëshmi rreth ekzistimit të ortodoksëve por edhe poturëve shqiptarë gjithandej në viset potenciale serbe para vitit 1866 

Kjo dukuri e ekzistimit të elementit ortodoks shqiptar dhe procesit të poturizimit ty tyre në viset potencialisht të quajtura serbe del mjaft qartë në disa burime, por ne këtu do të ndalemi vetëm në dëshminë e dy autoriteteve të njohura të kulturës serbe: së pari nga Milosh Milojeviçi dhe së dyti nga Vuk Karaxhiçi. 

1) Dëshmi nga Milosh Milojeviçi 

Milosh Milojeviçi, këtë dukuri të ortodoksizmit shqiptar në trevat Arnautistanit e shpjegon fare qartë, vetëkuptueshëm prej nesh, kur në disa fshatra (77) të zonës së Kurshumlisë e gjetiu, si Tijovac, Stubla, Gubetin etj., banorët pasi flitnin shqip i shënon fillimisht me etni “ose ose”, d.m.th. ose poturë (P) ose (A) arnautë të poturëzuar ose edhe serbë sipas prejardhjes fetare, ngase siç e shpjegon ai, kur i ka pyetur informatorët për prejardhjen e tyre, në njërën anë, ata, nuk kanë pranuar se kanë qenë serbë, në anën tjetër nuk kanë pohuar se janë arnautë, ardhacakë, me ish fe katolike, por, së fundi kanë pranuar që ishin paturërëzuar (ish muslimanë (turq !!!), por, pasi nuk e njihnin turqishten, përdornin fanatikisht gjuhën e trashëguar shkipski, si gjuhë familjeje dhe treve, madje për t’i mësuar fëmijët apo fam iljen, ndonjërën nga gratë e tyre serbe me folë shkipski, paskan marrë gra katolike, qoftë nga rrethina e Shkodrës ose e Gjakovës, të cilat nuk dinin fare serbisht dhe kështu familjet e tyre plotësisht poturëzoheshin, më drejt, si me thënë, poshkipëzoheshin. Së këtejmi, edhe pse Milojeviçi i konsideronte me prejardhje serbe (sigurisht mbi bazë të fesë ortodokse), siç vetkuptohet ata me këtë veprim jo si turq( !), por faktikisht konsolidoheshin gjuhësisht si shkipjanë, siç kishin qenë edhe më parë, d.m.th. si arbnorë (shqipfolës) apo si shkipsë (shqiptarë), gjithsesi jo serbë, apo jo?!

Ndonëse me kontatimin e MiIojeviqit mund të shprehet ndonjë rezervë e ligjshme, megjithatë, mund të përësitet pyetja: Pra kush ishin këta, çfarë etnie dhe çfare feje kishin pasur më parë, meqë nuk pranonin se ishin arnautë? Përgjigjja për ne, siç e thamë dhe për lexuesin e interesuar del fort e qartë. Këta ishin pikërisht pjesë e masës së shqiptarëve autoktonë të fesë ortodokse brenda asaj treve, të cilët ndërkohë u islamizuan, për mos me u serbizue ose për ndonjë interes tjetër, apo jo?!

Pra kjo e vërtetë e ekzistimit të masës ortodokse shqipfolëse (shqiptare) gjithandej në viset e sanxhaqeve në veri të Vilajetit të Kosovës (të Arnautistanit Verior), vise këto që nga garashaninët potencialisht konsidertoheshin vise të Serbisë Jugore, të cilat më 1878 edhe do  gë bëhen, do t’i bashkangjiten Knezhevinës Serbe, duhet të njihet më mirë nga të gjithë dhe sidomos nga qarqet shkencore e intelektuale serbe. Pikërisht kjo e vërtetë del e argumentuar me fakte nga jo pak burime që dihen, por do të sforcohet paksa edhe prej nesh në vazhdim (kr. III) të këtij punimi, prandaj ftojmë lexuesin e nderuar që me vemendje të shtuar ta ndjekë dhe ta pranojë e përvetësojë këtë të vërtetë të mohuar jo aq nga Milosh Milojeviqi, sa nga pasuesit e tjerë makiavelistë, deri edhe nga dikush nga brezi i ri i studiuesve të frustruar serbë. Unë mendoj që nga kjo sisimbiozë ose jetë e gjatë e përbashkët kohore ortodokse shqiptaro-serbe, përkatësisht iliro-dardano-serbe është reflektuar edhe tek disa studiues serbë që veten e quajnë sot me prejardhje iliro-dardano ( !), siç rrëshqet në një shkrim edhe M. Milojeviqi dhe për këtë sugjerim, një pjesë e tyre kanë vështirësi me ia sqarue vetvetes këtë fakt, sepse duhet ta mohojnë ose ta vënë në dyshim prejardhjen e tyre sllave dhe të serbishtes si gjuhë sllave, apo jo (!!), ngase si sllavë njihen nga vetvetja, nga historia e sotme evropiane e botërore. Madje nëse e pranojnë një prejardhje të tillë josllave, duhet ta pronojnë faktin se para serbishtes si gjuhë të sotme sllave do të kenë folur gjuhën iliro-dardano-thrako- arbanase, si shqiptarët e sotëm, apo jo ?!

Sidoqoftë, për studiuesit seriozë, një e vërtetë e tillë për një masë të konsiderueshme folësish e studiuesish të sotëm sllavë (serbë, malazezë, maqedonë) edhe nuk mund të mohohet dot. 

2) Dëshmi nga Vuk Karaxhiqi 

Sidoqoftë, po ashtu si Pjetër Bogdani (shkrimtar shqiptar katolik), edhe Vuk Stefan Karxhiqi (shkrimtar serb ortodoks), ndihmon sqarimin e çështjes të sapocekur prej nesh lidhur me ortodoksët shqiptarë në Arnautllëkun Verior (tash Serbinë Jugore) gjithandej e gjithkëndej.

Siç dihet V. Karaxhiqi nuk ka qenë asnjëherë në Kosovën e sotme dhe kjo, siç ankohej ai, ndoshta për mungesë leje-qëndrimi nga administrata turke. Mirëpo, faktohet e vërteta se ai kishte pasur kontakt dhe e njihte mjaft mire etninë e psikologjinë shqiptare, përveç asaj, muslimane, katolike edhe atë ortodokse shqipfolëse si,  të ishte rritur me ta. Këtë e dëshmon edhe nga ato vise prej nga mblodhi material folklorik, ku bëri jo vetëm me vjeljen e disa këngëve shqipe, por r dëshmion edhe me këto dy sekuenca, nga të cilat mësojmë edhe për raportin e konceptimit të dallimit ose të afrimit të poturëve serbë në krahasim me poturët arnautë (shqiptarë) aso kohe në ato vise:

E para, sipas studiuesit K. Gjinaj, Shqiptarët ndër shekuj (Radio Drenasi, 02.04. 2010) Vuk Karxhiqi, lidhur me raportin ndërnjerëzor e ndërfetar të shqiptarëve theksonte:

Arnautët (shqiptarët) që janë të ritit perëndimor, dhe mund të jenë edhe të atij lindor, dhe që të gjithë thirren shqiptarë mund të themi se mesveti fare pak vërehen, ndërkaq, para të huajve sillen si vëllezër si të ishin të një riti. Kështu një i ritit turk (musliman) për një të krishterë do të mbyste dhjetë turq dhe po ashtu një shqiptar i ritit të krishtenë do të vriste dhjetë italianë për një shqiptar të ritit turk (musliman)…

E dyta, konstatim ky, i nxjerrë nga interneti prej nesh:

(Arnautski) poturčenici ostanu bez ikakve razlike od ostale brače svoje...

(Paturët (shqiptarë) ndaj vëllezërve të vet të tjetrës fe nuk vërehen fare (familjarisht)”,

Përkatësisht “Shqiptari i poturëzuar nuk dallohet fare nga vëllezërit e vet ortodoksë apo katolikë”.

Së këtejmi, si nga sqarimi i M. Milojeviçit e nga të tjerë dhe sidomos nga këto dy parafrazime (pohime) në bazë të V. Karaxhiqit, mund të nxjerrim jo pak të vërteta për ekzistimin e ortodoksëve shqiptarë ose të shqiptarëve që jetonin veçan ose në familje laramane të përziera të krishtera/muslimane dhe për gjendjen e tyre brenda trevave të Serbisë së sotme e më gjerë, ndër të cilat (si të vërteta të pamohueshme) po përmendim:

Së pari, shqiptarët, pa marrë parasysh se si quheshin nga të tjerët ata atbotë paraqiteshin si entitet unik (sikomb) me tipare të veçanta kulturore etnike psikologjike e gjuhësore, që kuptohet se i bashkonte (identifikonte), veç tjerash, ekskluzivisht gjuha shqipe, jo feja.

Së dyti, pohohet katërcipërisht që shqiptarët paskan qenë të shtrirë thellë gjithandej në Serbinë e sotme, të identifikuar, qoftë si ortodoksë ose si katolikë, duke pasur në gjirin e tyre edhe paturët e vet (arnaute poturçenike).

Së treti, të gjithë shqiptarët nuk paskan qenë pra të konvertuar në islam, por vetëm disa, me gjasë, edhe nga e njëjta familje, por ata të konvertuarit si poturë nuk qenkan urrejtur fare nga “vëllezërit e vet ortodoksë ose katolikë”, ngase me ndryshimin e fesë, siç kuptohet qartësisht, ata nuk kishin ndryshuar pothuaj asgjë, as gjuhën, as vetëdijen etnike, as zakon e traditë, veshë e mbathë, andaj nga vëllezërit e vet të së njëjtës gjuhë e etni nuk dalloheshin fare, nuk quheshin tradhtarë sikurse b.f. serbët e islamizuar “poturçenici srbi” që, siç kam lexuar në burime të caktuara, ata, në periudhën për të cilën po bëjmë fjalë, nëse nuk riserbizoheshin automatikisht, konsideroheshin: izdajice srpske države, jezika i crkve, pravoslavne vere – quheshin: tradhtarë të shtetit, të gjuhës dhe të fesë së vet pravosllave serbe.

Së katërti, nënkuptohet që shqiptarët, qoftë ortodoksë, mbase edhe katolikë e muslimanë, nëse  dikush prekte ose përçmonin identitetin ose nderin e tyre fisnor familjar sikombëtar, ata pa dallim feje ishin në gjendje të reagonin kombëtarisht, të luftonin kundër turqve (muslimanë), ashtu si edhe kundër të krishterëve italianë o kushdoqofshin ata.

Së pesti, nga sa u cek, duhej nënkuptuar e vërteta, se shqiptarët ishin të gatshëm të sakrifikoheshin për çlirimin e tyre nga zgjedha e huaj, andaj, siç e cekin historianët, disa qarqe të tyre disa herë kishin kërkuar mirëkuptim edhe nga serbët si aleatë në luftën e armatosur për çlirim kundër otomanëve, mirëpo, meqë serbët disa herë jo vetëm nuk u deklaruan në favor bashkëpunimi, por, përkundrazi, ato përpjekje i shfrytëzuan dinakërisht e drejtpëdrejt, duke i denoncuar e keqpëdorur idealin e tyre shqiptar, atëherë shqipfolësit jofanatikë të tri feve, gjithnjë e më tepër e ndien veten të tradhëtuar nga ana e serbëve. Ç’është e vërteta, në këso situatash shqiptarët nuk mund të ishin edhe më entuziastë e aktrivë si pjesëmarrës në anë të serbëve si b.f. në Kryengritjen e parë serbe e në Çlirimin e Beogradit, për shtetin e ri serb, i cili sapo po formohej në kurriz të tyre, andaj shumica e poturëve shqiptarë bashkë me vëllezërit katolikë, pa përjashtuar edhe vëllezërit ortodoksë, natyrisht pasi ishin të zhgënjyer me sjelljen e serbo-shkieve të pabesë, filluan të mbanin qëndrim neutral, përkatësisht gjithsesi jofavorizues, madje edhe armiqësor, ndaj shtetit të ri serb, sidomos atëherë, kur filluan edhe represaljet e dëbimi me zjarr e hekur nga shtëpitë e trojet i tyre, të cilat tash serbët i konsideronin si pasuri potenciale serbe (plaçkë lufte), atëherë pati edhe ndonjë gjest apo përpjekje mbrojtëse spontane nga ana e disa shqiptarë,po gjithsesi të paorganizuar, që më shumë shtonin panik e zhgënjim se shpresë, apo jo?

Së gjashti, nga krejt kjo del një mesazh që vlen të dihet dhe të përvetësohet si mësim për sot e nesër edhe nga komentuesit e negociuesit e sotëm ngadoqofshin ata se shqiptari nuk e ka urrejtur serbin as fenë ortodokse të vëllait të vet, por as fenë islame, as fenë kristiane katolike të papatit, por me të drejtë ka urrejtur zaptuesit, qoftë pushtuesin turk, qoftë italian, qoftë (nënkuptohet) tani edhe atë serbopravosllav dhe për këtë shqiptari i ritit përkatës ishte i gatshëm, gjë që duhet të jetë gatshëm edhe sot e nesër, të sakrifikohet, ngase kjo ishte dhe është amaneti i platformës kombëtare shqiptare, e formëzuar atavikisht më herët, por e zyrtarizuar, si me thënë, në periudhën e Rilindjen Kombëtare Shqiptare, pakashumë të ravijëzuar në ngjarjet para, rreth e pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, por edhe në kryengritjet e mëvonshme kundër osmanëve deri në gjendjen e mirëkuptimit rreth shpalljes së Pavarësisë (1912), por edheme fitoren e luftën e fundit çlirimtare UÇK (1999).

Sido që të ketë qenë, në këtë periudhë përmendet edhe një veçori tjetër e etnisë arbnore, ngase si rrjedhojë e historisë jetësore si dhe gjuhësore mund të ndeshnim atëbotë dukurinë e rrënjosur të familjeve laramane: katolike/ortodokse /muslimane (ose poture) si etnitete të shënuara në veprën në shqyrtim si arnautë, d.m.th. latino-katolikët e islamizuar, ndërsa poturë zakonisht u quajtën shqifolësit ortodoksë pravosllavë, që në të vërtetë ishin rrënjësisht shqiptarë e jo serbë të poturëzuar, përkatësisht gjoja serbë të shqiptarizuar (!!!).

Kjo që e u theksua më sipër vërtetohet lehtë nisur edhe nga realiteti i sotëm, duke pasur parasysh faktin se të gjithë këta poturë të shënuar në trevat tona, Kosovën e sotme ose Serbinë e Vërtetë të Vjetër (Prava Stara Srbija) sipas Milojeviçit, pamëdyshje assesi nuk kishin qenë kurrënekurrës serbë serbishtfolës me tapi, ngase askush prej tyre edhe pas 100 vjet sundimi serb (1912 -1999), me sa dimë, asnjë për be, nuk u riserbizua, qoftë me gjuhë, qoftë me fe, po mbeten shqiptarë dhe përforcuan atë etnitet, me gjuhë e kombësi deri në sakrifikim.

Së këtejmi, po përsërisim, pa mëdyshje kemi të bëjmë me një të vërtetë të parrëzueshme se kjo masë me t’u konvertuar në islam, sigurisht për ndonjë motiv e interes jo të vogël, e cila nga serbët në shekullin XVIII në serbishte quhej etni poture, në të vërtetë nuk u bënë assesi po(l)turq/ini) (gjysmë)turq) ose poturçini a poturice, ngase nuk dinin turqisht, po nuk mbeten as të ashtuquajtur me fe serbë (ortodoksë), sepse të tillët familjarisht më parë nuk flisnin serbisht (!), prandaj mund të bëjmë përsëri e përsëri disa pyetje retorike: çfarë ndodhi me këta të konvertuar, kush ishin, kush kishin qenë këta njerëz, kjo masë, që serbisht në trevat tona e më gjerë quheshin poturë? Çfarë raportesh kishin pasur e kishin tani me kishën serbe si dhe me pushtetin turk? Si quheshin, pra, këta njerëz nga rrethi i traditës fisnore dhe si nga administrata shtetërore dhe pse u organizuam që me luftë të ndahen, qoftë nga Turqia Osmane, qoftë Serbia kolonialiste, apo jo?

Duam të themi që duke ruajtur e kultivuar gjuhën dhe zakonet e veta, siç i kishte të trashëguara që nga lashtësia pellazge-iliro-dardane, ashtu si katolikët e shumica e ortodoksëve vendas të pakonvertuar në islam, edhe pse ndoshta të regjistruar në dokumenta dikur si serbë flitnin kryesisht shqip dhe faktikisht i takonin etnisë shqiptare, edhe pse respektin për kishën ortodokse ose përgjithësisht për kishen kristjane si masë e perëndoshme, nuk e kishin braktisur, të cilën ende e respektonin si kult të shenjtë.

Së këndejmi, pra, poturët, ashtu siç ishin edhe dy etnitë e regjistruara në veprën e Milojeviçit, arnautët dhe latinët, pa mëdyshje në përqindje është dashur atëherë, siç bëmë ne në këtë punim (Kr.I), që edhe poturët të llogariteshin joserbë, shqiptarë, andaj për këtë të vërtetë, gjithsesi duhet të esëllohen dhe ta kuptojnë edhe më mirë të gjithë, edhe studiuesit e sotëm serbë, ngase jo vetëm poturët e Stara Serbisë, por edhe poturët pos nga qyteti i pastër shqiptar I Kurshumlia me afro 30 fshatra shqiptarë u dëbuan gjithandej nga shumë vise arnaute, madje vetëm nga Sanxhaku i Nishit, pos nga qyteti, sipas Reshat Avdiut, u spastruan 620 fshatra poture shqiptarë.

Para se të përfundojmë këtë nëntitull po shtojmë ose po përsërisim edhe një të vërtetë tjetër të pakundërshtueshme se poturët e shënuar nga M. Milojeviçi, të cilët i festonin kremtet fetare ortodokse në gjuhën shqipe, në trevat e Kosovës së sotme ose më gjerë, nuk ishin as serbë të islamizuar as serbë të shqiptarizuar po pa dyshim ishin shqiptarë me prejardhje rrënjësisht arbanase (shqiptare), prandaj gjithsesi, lidhur me këtë, po përsërisim, duhet të formohet bindja se të gjithë poturët e regjistruar nga M. S. Milojeviçi, pos ndonjë rasti, sidomos këta të trevave të Kosovës (Stara Serbisë) ishin shqiptarë me prejardhje, po mbase me fe të anashkaluar (braktisur) ortodokse. Këtë e dëshmon e vërteta absolute, siç u tha më sipër, sepse gjatë pushtetit serbosllav 1912- 1999, periudhë afro 100 vjeçare e sundimit serb, asnjë familje e të ashtuquajturve poture sipas asaj vepre nuk u riserbizua (!), edhe pse do të fitonte shumë privilegje, prandaj edhe ky argument i fortë tregon se të gjithë poturët e regjistruar si të tillë nga M. Milojeviçi, edhe pse me fe, më parë mund të jenë mbajtur si ortodoksë, kishin qenë shqiptarë, apo jo?

Patjetër sot opinionit të gjerë duhet t’i thuhet e vërteta për këto kundërthënie ose padrejtësi të rënda kolosale që i janë bërë popullit shqiptar me injorimin e gjuhës së tij si kriter i së vërterts, sepse, siç e kemi cekur në ballinë të kësaj vepre, kur mëse 10 mijë poturët shqiptarë në Kosovë statistikisht llogariteshin serbë, në të njëjtën kohë me dhjeta mijë poturë shqipfolës të tillë nga Knezhevina serbe e sapoformuar dhe e zgjeruar mbi toka shqiptare dëboheshin pa mëshirë nga trojet veta si turq, apo jo??!!!

Pra shteti serb poturët i quante turq, term zyrtar nga turqishtja me qëllim që këta muslimanë më lehtë mund t’i dëbonte nga trojet e veta, ndërsa turqit osmali arnautët poturë (muslimanë) i konsideronte turq, me qëllim turqizimi të tyre, kështu të dyja këto shtete nuk ndihmonin, përkundrazi i luftonin shqiptarët, secili në mënyrën e vet dhe për interesa të veta, temë kjo që do të përthellohet edhe më d allueshëm në vijim të punimit.

Ky fakt, e vërteta, për poturët shqiptarë dhe gjuhën e tyre si kriter të së vërtetës, le të përsësitet e përsëritet shumë herë derisa të kuptohet qartë realiteti nga të gjithë, ngase, e vërteta qetëson shpirtrat edhe të naivëve dhe të painformuarve të sotëm (serbë e shqiptarë) dhe shuan urrejtjen e imponuar nga propaganda e zezë mbishekullore nga qarqet e caktuara armike të të dy e tri etnive, që ua ka shpërlarë trurin një mase të tillë naive dhe injorante sidomos pjesës serbopravosllave dhe asaj turko-iuslame dhe mjerisht ende, edhe sot e gjithë ditën, po vazhdon me të njëjtin avaz.

(vijon)



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: