Gani Mehmetaj: Gëzuar Kurdistanin e pavarur arkadash Erdogan!
| E Marte, 03.10.2017, 08:23 PM |

Gëzuar Kurdistanin e pavarur arkadash Erdogan!

Nga Gani MEHMETAJ

Nuk me mbeti hatri që Erdogani i Turqisë ma bëri për pesë para shtetin e Kosovës. Nuk pashë që u mbeti hatri as shqiptarëve të tjerë, kur ua përplasi në surrat se Kosova nuk është shtet. Nuk reagoi asnjë institucion i varur e i pavarur, shoqatë myslimane e jo myslimane, parti politike shqiptare e jo shqiptare që mori para me grushte nga Ankaraja. Për dy hoxhallarët: Tërnava e Krasniqi që përjargën pas Turqisë e Erdoganit, disa thonë se kur e dëgjuan fjalinë e shefit të tyre turk, e ulën kokën në mes të këmbëve, të tjerët se i futën veshët në lymin e Batllavës. Nuk dëgjova që u mbeti hatri as atyre që përgjërohen për abenë Erdogan, ndërsa arsyeja pse përgjërohen për te është e thjeshtë, janë budallenj të pashërueshëm.

Nipat e osmanlinjve, pjellë e stërgjysheve të përdhunuara, po ashtu nuk e thanë asnjë fjalë, ose unë nuk jam i informuar, meqë nuk ua lexoj portalin paçavure, me erë të rëndë të kanalizimi turk.

Është e habitshme sa indiferentë me lanë fjalët e të parit të turqve, sepse asnjëherë nuk prita ndryshe. Nuk i mbajta mëri as atëherë kur tha se Kosova është Turqi, por nuk me habiti as kur u kërkoi falje serbëve për fjalinë fatkeqe, duke ia tumir Beogradit se Kosova është Serbi.

Do të më gëzonte që ai ta përsëriste shpesh se Kosova nuk është shtet, që t'u ngulitet në rrashtën e kokës budallenjve shqipfolës se turku është turk, vëlla kurrë s'të bëhet.

Por nuk e kam të qartë, kur nuk qenka Kosova shtet, pse nuk e tërheq ambasadoren me lukuninë e njerëzve që i ka gjithandej, madje do të bënte mirë ta merrte me vete edhe ish ministrin minoritar Mahir Jagxhillar, të cilin gjithnjë e shoh duke ia mbajtur çantën, a strajcën me ushqime ambasadore turke në ndejat amerikane. Afër ambasadores turke, gjithnjë e nxjerr kokën si hiena Fuad Ramiqi.

Do t'ia harroja të gjitha të pabërat presidentit turk sikur ta tërhiqet armatën e spiuneve, xhamindërtuesve e TIKA-n që kryekëput merren me rrënimin e shtetit të Kosovës e shprishjen e qenies shqiptare. Kjo armatë rrënimtare është më e madhe se sa Shërbimi ynë i fshehtë (AKI) me Policinë e Kosovës e truprojat e zyrtarëve tonë së bashku. Në një rrëmujë do ta humbnim luftën me ta, po nuk na ndihmoi Amerika.

Prandaj, gëzuar pavarësinë e Kurdistanit turqve, nipërve osmanë të gjysheve të përdhunuara, hoxhallarëve e bashibozukëve të tjerë, duke u uruar fqinjësi të mirë me shtetin e ri. Ikni një orë e më parë, na lini të qetë në hallet tona.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: