Demir Krasniqi: 70 vjet shkollë në Tugjec
| E Marte, 03.10.2017, 07:14 PM |

70 VJET SHKOLLË NË TUGJEC

 

Me ngrohtësinë e kraharorit ,

Si bylbyli në  mëngjes –

Po i këndoj  70 vjetorit ,

T’ lindjes s’ shkollës në  Tugjec !

 

Ec e ec , ec e ec –

70 vjet shkollë në Tugjec !

70 vjet rritë e gëzime ,

70 vjet dritë e mësime !...

 

70 vjet nëpër  rrugëtime ,

70 vjet  nëpër mundime ,

70 vjet me shumë  rrëfime ,

70 vjet  sukses , mësime !...

 

70 vjet  rrugëtime t’ gjata –

Kaluan mijëra nxënës fshatarë !...

Kaluan 70 gjenerata –

Bashkë me mësues e arsimtarë !...

 

Si  bylbyli i mëngjesit ,

Këtë këngë  po e këndoj –

Me te Shkollën e Tugjecit ,

Me  gjithë zemër e  kujtoj !

 

I kujtoj  rrezet e dritës –

Ku zhvillohej dituria !

I kujtoj  vitet e rritës –

Ku lulëzonte  lumturia !...

 

Në agimet e  mëngjesit –

Vinin  nxënësit drejt Tugjecit !

Prej Gëmicës e  Gjyrishecit ,

Prej Sfircës  e  prej Zajçecit !...

 

Nga Meshina e Kremenata –

Ndër  lugina e kodra t’ gjata !

Nga Shahiqi e Ramabaja –

Hajkobilla e Starabaja !...

 

Ngjiten nxënësit brigjeve , shpatit –

Prej  Zhujës e prej  Gërbacit !...

Nga  Jallaça  e Feriçeva

Dhe  shumë fshatra nga  këto treva !...

 

Nëpër shi e nëpër borë –

Zbathë e  zhveshë  me libra n’ dorë !

Nëpër  terr  e nëpër mjegull –

Bukë pa ngrënë , librat nën sqetull !...

 

Udhëtonin drejt ditëve të reja –

Në Tugjec , ku i priste  hareja !

Udhëtonin drejt  rrugëve  t’ jetës 

Shtigjeve  t’ dritës , rritës , shpresës !...

 

Drejt haresë edhe gëzimit ,

Drejt mësimit , edukimit ,

Drejt leximit edhe shkrimit,

Drejt lojërave dhe këndimit !...

 

Nga shumë fshatra ec e ec –

Vinin nxënësit në Tugjec !

Nëpër rrugë të ardhmërisë –

Drejt dritës së diturisë !

 

Urime 70 vjetori i themelimit ,

Moj shkolla e vendlindjes sime !

Jetë të gjatë e dritë  t’ gëzimit –

N’ edukime dhe  mësime  !...

 

Urime Tugjec ,  festimin –

T’ uroj fatin dhe  të mbarën !

N’ ty mësova shkrim – leximin ,

N’ ty mësova Abetaren !

 

Gjilan, më 25.09.2017.  Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: