Blerim Rrecaj: Kalamendje kolektive
| E Hene, 02.10.2017, 03:48 PM |

KALAMENDJE KOLEKTIVE…

Nga Blerim Rrecaj

Ulur duke përtypur një çamçakëz. Dritarja e këto rreze  dielli prapa shpine, kurse  televizioni përballë. Me pak fjalë ambient dhome. Lapsin në dorë e iphone-in në xhep. Intensiteti i rrezeve të diellit ndryshon varësisht lëvizjes së këtyre reve që sot lodrojnë qiellit. I pranishëme edhe gripi, ftohja, e  si pasojë ndonjë therrje e lehtë rreth e rreth fytit, ndonjë ngrehje hundësh e edhe valë kokëdhembjesh. Ndonjë përpjekje me mendje e me zemër për të vazhduar këtë ditë duke lundruar ulur tashmë kur pothuajse është mesditë, për të gjetur ndonjë shteg a p ër t’u hedhur në ndonjë breg. Shtigje e brigje vetë e nise. Ose do vazhdosh të rrish këtu ku je me atë që e quajmë vazhdim shpërqëndrimi. Fjala pason fjalën si e pason vala valën. Dhe hidhesh në fjalët: shpërfillje, shpërfytyrim, shpërlarje e shpër…, shpër…, shpër… Mos ia filluam pak si me zi e pak si me terr, si me tmerr! Jo një dozë realiteti mbase pa u keqkuptuar se po hedh fara pesimizmi. Ndonëse farat e kungujve dhe t ë lulediellit t’i ka ënda e ndonjëherë  s’po mund të ngopesh  m’sa qeni miza. Të kujtohet vjersha e Agollit “Elegji për qenin” dhe asfalti e tregon se po shtohen elegjitë. Hidhu kah të hidhesh do hasësh në shembuj jete, do ndeshesh me ngjyra spontaniteti, me të këndshmen e t ë hidhurën e me gjëra që të shkaktojnë ndjenja të përziera.

Derisa vazhdojmë rrugëtimin për të zënë ndonjë tavolinë mbrenda  kafeneje, përshëndetemi me disa  që tashmë janë ulur në karriget në ambientin e jashtëmurshëm, dhe dikush na thotë: “Qe duke folur për politikën, këtu, e çka me ba, tjetër?! Dikur edhe pate hasur në atë bashkëbisedim ku një lloj konkluzioni u pat dhënë se ajo se shqiptarët kemi ndërtuar deri më tash dy republika kafeneshë. Që i gëzofshin. Ndjejmë keqardhje për një lloj plogështie, vyshkeje e tharjeje që na ka kapluar.

Dhe si pa pritur e pa kujtuar dalim te pyetjet e vështira që po bëjnë fëmijët. Një ditë një fëmijë kishte qajtë në orë në orën e mësimit duke e pyetur mësuesen: Se pse Shqipëria është kaq e dobët? Ndërsa një prind pyet të tjerët se si t’i përgjigjet fëmijës së tij se pse këtu te ne ka shumë bërllog. E përpara fëmijëve ne mund të japim përgjigje të sakta e të gabuara, të heshtim, t’mos jemi të sigurtë… më mirë me kaq po e lëmë këtë problematikë se problem, problem…

Pas kësaj ku do të dalim? Mund të marrim, detin, fushën, malin…

Ku të gjejmë fjalë për  fushat, malet e detet e mbushura me laramani problemesh  njashtu siç po grumbullohen lëndët gjykatave.

“Mos u bëfsh për mjeshtër e për doktor”, është njëra nga shprehjet që po përdorim në fjalorin tonë të përditshëm. Dhe jemi të gatshëm të tregojmë e të dëgjojmë me dhjetëra  e qindra raste aspak të këndshme qoftë atëherë kur vet e kemi përjetuar ose kjo ka ndodhur me të afërmit  e të dashurit tanë. Mjafton ajo që themi si në kor se shëndetësinë e kemi të sëmurë.

Sa  u përket punëve e zanateve profesionale edhe me to po kemi probleme e halle kokëçarëse,sepse shumëkush sot është bërë mjeshtër qoftë nga qejfi ose nga halli, e dhe në këtë fushë siç dihet ekziston një konkurrencë e egër. Edhe e pshtjelltë se s’po dihet më kush kujt po i hyn në hak, se kush po i shkel drejta e kujt. E pse shkelen të drejtat deri në këtë shkallë, pak kujt mendja i ka shkuar. Edhe këtu me mujt’ me i ra sa më shkurt. Shumë firma, kompani, biznese po falimentojnë e shumë të varuara nga marrja e ndonjë tenderi. E sa u përket punëve individuale dikush tregon se kishte gjetur një mjeshtër për t’i bërë disa renovime në shtëpi, ishte marrë vesh me të, ndërsa mjeshtri e kishte paralajmëruar se ka marrë një vizë pune për në Gjermani dhe se as vetë s’e dinte mirë por së shpejti do të nisej. Mbasi s’po vjen e s’po lajmërohet sigurisht mund të jetë larguar me valën e fundit të të ikurve thotë treguesi i ndodhisë. Derisa kështu për mjeshtër flet një gyp uji diku pëlcet…

Kur jemi te ikjet, ata që shpesh i emërtojmë edhe ikje trurësh, apo më mirë ikje njerëzish, zemrash e shpirtrash nga ata që po mërgojnë nuk po mungojnë as klerikët, ndonëse vetë hoxhallarët bënin e bëjnë thirrje për moslëshuarje të vatrave në atdhe, tashmë ne dijmë se dikush nga ta është rahatuar në Kanadë, e dikush në përpjekje për të rregulluar letrat për në Zvicër, Norvegji e ku ta dijmë...

E ku ta vërtisim më mendjen kur përmasat e kësaj kalkamendjeje tonë kolektive janë jo të lehta për t’u përballuar. Ajo që u prit edhe është ka ndodh, në aksion ekranet, portalet, mjetet tjera teknologjike na servojnë pareshtur “politikanë” të nivelit qendror e lokal dhe frazat e tyre gërditëse janë vetëm ata, dhe se vetëm ata kanë grupet e ekspertëve të çdo lëmie për të na zbutur, zgjidhur e zhdukur problemet me të cilat përballet shoqëria jonë…

Të helmuar me gjendjen të rënduar që s’ka të përmirësuar i afrohesh një trëndafili, ul kokën nën të, e mbi të sheh diellin që qëndrom mes atyre reve të, lehta, të bardha e të këndshme. Për  ca çaste kjo pamje të këndell, e duke bredhur i afrohesh edhe një trëndafili tjetër, i merr erë dhe në sfond të tij sheh blirin e gjethet e tij, disa prej të cilave tashmë janë zverdhur. E më diku dëgjohen cicërima trumcakësh në këtë pragvjeshtë…

Hedh dhe ndonjë hap  e as s’di as nga të shkosh, as çfarë të bësh, as çfarë të thuash…



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: