Blerim Rrecaj: Kush po na i përlyen stinët?!
| E Diel, 01.10.2017, 12:24 PM |

KUSH PO NA I PËRLYEN STINËT?!

Nga Blerim Rrecaj

Hej, çka ka të re në këtë fillimvjeshte ia fillon monologut. Fillim fushate zgjedhore e radhës. “Edhe një, s’ka kurgjë”, të kujtohet thënia e tifozerisë së dikurshme  që kërkonte edhe një gol në portën kundërshtare gjatë ndonjë loje futbollistike, në stadiumin e kryeqytetit në të cilin zvarranikisht tash sa kohë po bëhen e bëhen punime, e po thuhet se nga europianët po ka edhe inspektime. Mjafton vetëm t’u hedhim një sy stadiumeve dhe stacioneve hekurudhore për të parë se ku jemi. Bile pikërisht fushatat duhej të fillonin e të vazhdonin këtyre stacioneve. Jo për të shikuar se “a  po na ka ikin  trenat” po mbase  për të folur edhe për ata pak trena të lodhtë  që s’janë duke qarkulluar. Fjalë ka zgjidhje s’ka. Film i ri me tematikë të vjetër që titullohet “Ndryshimi”.

Ditë të vranta e me shi kanë filluar të shfaqen. Ndonjë shpërthim vullkanik fjalësh me ngjyra e tinguj dhimbjesh, mërzish e monotonish... Pak autokritikë, pak autoironi dhe pak përqeshje me veten, bën mirë tho të ndokush. Ose me të tjerët. Por  kujdes se mund të ndodhemi mes perqeshjesh e përleshjesh. Gojore e fizike. Dhe kjo s’ka se si të mos  shpjegohet me ndonjë  anekdotë të Xhemajl Abrisë, të cilën e kemi lexuar diku. “Njani shkon te Xhemajl Abria , pleqnar ma i madh i kohës së tij e po i  thotë:

-Baci, vllau ma i madh, po m’rrehë  mue;  unë  e rreha gruen e bacit; ajo e rrehi bacin dej ku s’e muer stupci! Po  t’ves  kush po jet ma trim te na?

-Hajde ni ditë tjetër e t’kallxoj- i tha Xhemajli , -se koka shum ë  pleqni e pshtjelltë!”

Ngjarje që të shkaktojnë orë e orë t ë tjera kotësie, gjithëkah, moszhvillim e burokraci. Gjëra që të kujtohen dhe gjëra të harruara që zgjohen e të ngacmojnë hera-herës. Si pjesë  e ndonjë  karvani a ndonjë  vagoni mallrash.Më mirë  të kujtojmë të bukurën (nëse kjo është e mundur) si do të thoshte poeti. P.sh.,dy lule skaj nje udhe malore. Lule t ë tjera andej këndej. Brenda e jasht ë vazove. Larg e afër dritareve që u afrohesh a i sheh së largu. Diku, një  ditë shikon  një  pikturë të  bukur në internet  me shënimin: “Lule dhe fruta  kopshti, Eugene-Luis Boudin 1869.” Dhe përpiqesh t ë krijosh një mozaik erëkëndshëm këndellës që do t ë nxiste të ndiqje bukuri pas bukurie.

Më pas ndodhesh në  një panair prodhimesh, ku ka edhe panele solare. Rizgjim i zbehtë i ca ëndrrave. Të bije në mend shkrimi  a projekti  i ndokujt, (më  saktësisht i Vangjel Kicit) për shfryëzimin alternativ të energjive që  mund të  bëjnë  shqiptarët. Dhe sheh disa qe i perkedhelin ca puhiza nostalgjie, melankolie fantazie… Dhe ngush ë llohesh a qetësohesh kur has e takohesh me ndonj ë  buzëqeshje, aforizëm a ndonjë  prozë  poetike…Tik taku bie e je në një farë udhëkryqi që se di ku do të dalim. Ku rafshim kurrë mos u vrafshim.

Ani, ani prit, prit ç 'po ndodh me ndodhitë e reja qe kanë marr udhë.  Prit në paç  çka me prit edhe pë r veten. Dhe vazhdo jeten duke u zvarritur si zhapini që pe së fundmi,në atë rrip të hollë betoni të atij gardhi të verdhmë metalik,  veçse ti zemërthyer, zemërlënduar... duke e ditur që s'ke thënë pothuajse asgjë, duke lënë pas dy teshtima të njëpasnjëshme… I humbur në kohë dhe hapësirë me ecejake, biseda, ndeja,  të cilat as ky shi që po bie s’po i lan. Ndonëse ky shi duhej të lante shumëçka, brenda e jashtë. Kujtohu dhe per fotografine qe ua bere sot nga ballkoni i banesës  kryetarit të komunës me ekipin e tij  që kishte dalë për të shëtitur nëpër rrugët e qytezës,(në kohë fushate pra) mbase per ndonje spot, mbasi dikush i fotografonte a e incizonte, bile edhe nje dron bridhte lart . Une pikerisht I fotografova te reklama e bizhuterise”Marigona”, ku ndodhet kjo depo me shumice, ne kufinjtë e fqinjit të parë, kohë më pare  nga pjesa tjetër e rrugës pata fotografuar  edhe maratonistët e gjysëmmaratonës, tre kenianët  derisa prisja të dilja në kryeqytet. Kam  hapur deren e ballkonit të hy paksa freski pas ketij shiu që qullosi asfaltin. Një brumbull ka hyrë në dhomë dhe vërtitet rreth dritave të lusterit. Përpiqem ta largoj. Fluturimi dhe zhurma e tij gjate fluturimit i ngjan një aeroplani ushtarak. Tash s’di se kah mbet. S’po bë-zë më.Një shi kokërrmadh filloi e vazhdon të bie. E vëzhg, vëzhg bëjnë automjetet kah kalojnë, dëgjohen dhe ca rrapëllima dhe nëj lloj ciatjeje, mbase era shkund ndonjë portë të hekurt, pranë  së cilës, brenda  një kabine kotet një rojtar. Dalngadalë zbardhet. Dita sjell  risitë. Edhe portalet satirike pak a shumë po thonë se kjo është kohë asambleistësh. Po shihet e po duket. Dikush të fton për kafe dhe të jep kartvizitën për vëllaun e tij, dikush tjetër thotë se ka filluar fushatën (si secili) për vete dhe ka shpresë se disi do të hyj ta marrë një rrogë në komunë pasi numri i tij përputhet me atë të partisë. E dhimbshme, por fitorja në këtë garë  shihet edhe si shpresë e fundit. Dikush të telefonon për tubim zgjedhor e dikujt mbase edhe i përgjigjesh dhe ndodhesh, dëgjon e bën seri në njerën nga sallat, ku nuk mungojnë ngritjet në këmbë nga karriket, uljet sërish në to, e as duartrokitjet, valvitja e flamujve e brohoritjet. Edhe ky tubim mëse madhështor  përfundon.  Kur të ecësh sheshit  a rrugeve e rrugicave sheh e mund te shkelësh kartëvizitat e hedhura të kandidatëve për asamble. Televizionet të mbushura me lajme, kronika, debate,analiza për zgjedhjet e radhes duke ua mbajt ison e zhagun.  I biri i ngrohur pas tubimit i thotë babait: “Hej të kqyrim ta bëjmë një listë sikurse listën për njerëzit që i patëm thirrë në dasëm, t’i identifikojmë të njohurit tanë në komunen tonë, t’u themi për të më votuar dhe mos të harrojmë t’i pyesim edhe për vendvotimet. Më së pari po ua dërgojmë fotografinë time me numër me viber. Aksioni fillon. Kjo ka mundur të ndodh e po ndodh brenda mureve të shtëpive e banesave, kurse brenda mureve të zyreve të partive vazhdojnë angazhimet, vazhdojnë mbjelljet një muajshe për të pasur të korrurra të begatshme për katër vitet e ardhshme.E dy kandidatë bisedojnë. “Eu,bre, me kanë mirë e mbarë, unë duhet me votu për ty ,e ti e ti për mu. A ia bëjmë kështu,kësaj here? -Unë kisha votu’ për ty po ku me t’besu se ti voton për mu!’.

Vjeshta vazhdon.Per ta kujtuar kengen e bukur “E adhuroj stinën e vjeshtës” të grupit “Horizonti blu”. Por, këto që po ndodhin e për të cilat folëm më lart  s’na pëlqejnë aspak po jemi pjesë e kësaj gjendje jashtëzakonisht të jashtë-e-brenda-zakonshme…



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: