Lekë Mrijaj: Në Ranoc të Klinës, shpaloset pllaka përkujtimore në shtëpinë e familjes së Prekë Zymit
| E Diel, 01.10.2017, 10:55 AM |

Në Ranoc të Klinës, shpaloset pllaka përkujtimore në shtëpinë e familjes së Prekë Zymit

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Më 27. 9. 2017, në Ranoc të Klinës në ballinë të hyrjes së shtëpisë së familjes së Prekë Zymit është inauguruar-shpalosur pllaka përkujtimore. Pllakë përkujtimore që është zbuluar nga famullitari i Kishës “Shën Gjon Pagëzuesi” ZllakuqandonIzakDodes, drejtori i drejtoriatit për shërbime publike Gjokë Lleshaj,Musë Bibaj, e kryefamiljari Kolë Zymi.

Në tekstin e pllakës, që është i shkruar: “Në këtë shtëpi gjatë viteve të ’90 ta janë zhvilluar veprimtari të ndryshme në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

Ne këtë solemnitet të organizuar nga një këshill organizativ të intelektualëve lugdrinasmorën pjesë, intelektualë të Lugut të Drinitme rrethinë , pikërisht veprimtari e ish-kryetari i komunës së Klinës prof. PrenkGjetaj, z. Gjokë Lleshaj drejtor i drejtoriatitkomunal për shërbime publike, shkrimtari i mirënjohur shqiptarprof. PrendBuzhala, veprimtari e intelektuali prof. PalCanaj, prof. DodëNdrecaj, publicisti Lekë Mrijaj,e familjarë e miq të tjerë të familjes Zymi.

Në manifestimin e organizuar me këtë rast që në fillim ishte prof. MikelGojanit, i cili në emër të këshillit organizativ i falënderoj të gjithë të pranishmit duke ju uruar mirëseardhje për këtë ngjarjetejët të rëndësishme me rastin e shpalosjes së kësaj pllake përkujtimore, që është si shprehje e një kujtese historike, që ka lënë gjurmë të veta dhe, njëherësh, që do t’i rezistojë kohërave. Njëkohësisht në këtë manifestim u fol edhepërhistorinë shumëshekullore të ekzistencës dhe zhvillimit të shoqërisë shqiptare, në të gjitha periudhat dhe fazat e zhvillimit në multidimensinalitetin social të saj, me të cilin siq u tha ishtefamilja e cila akoma vazhdon të jetë faktor shumë i rëndësishëm  zhvillimor të cilat gjithmonë kultivuan vlera të mëdha e të veçanta të traditës dhe identitetit tonë kombëtar të cilët u quajtën dhe ruajtën emrin familjefisnike dhe të lavdishme që do të thotë se familje të këtilla kishte gjithandej hapësirës kombëtare. Në këtë pjesë të atdheut tonë ndër familje të këtilla është familja e PrekëZymit nga Ranoci i Lugut të Drinit me të gjitha tiparet dalluese familjare që e spikasin atë me vlerat e veçanta në gjithë periudhat e ekzistencës së saj,që janë dhe vazhdojnë të jenë: bujaria, nderi, burrëria, trimëria e atdhetarizmi, pra si tha prof. Gojani, familja Zymi ishte kushtrimtare dhe i është përgjigjur kushtrimit në përpjekjet për liri, për të drejta dhe identitet kombëtar në vitet e ’80-ta, të ’90-ta, dhe me luftën e fundit të udhëhequr nga UÇK-ja, për çlirimin e Kosovës nga tutela serbe që do të thotë se eksponentët e kësaj familje gjatë historisë vertetë janë dalluar jo vetëm në fshatin e tyre por në gjithë Dukagjinin e më tej, si shumë punëtorë e bukëdhënës, të vyeshëm, të ndershëm, trima e bujarë ku si rrjedhojë, ishte nder e krenari të ndërtoje e kultivoje marrëdhënie miqësore  me këtë familje.Një kontribut tjetër të veçantë zhvillimit në pjesën ku jeton, familja Zymi e ka dhënë duke përqafuar ndër të parat arsimimin e shoqërisë, qoftë duke arsimuar pinjollë të saj, qoftë duke përhapur idenë e arsimimit të masave të shoqërisë, si faktorin më të rëndësishëm jo vetëm kundër analfabetizmit por edhe gjithë errësirës që  pllakoste andaj edhe janë të shumtë bij të kësaj familje që i dhanë shumë atdheut të tyre në aspektin e  prosperitetit të përgjithshëm.PrekëZymi, personalitet i nderuar i kësaj familje, i këtij fshati dhe i Lugut të Drinit, përgjithësisht, i cili me punën dhe angazhimin tij ngriti një familje të shëndoshë mbi vlera njerëzore dhe kombëtare.Kryefamiljarin e kësaj familje, burrin e ndershëm dhe fisnik, atdhetarin e shquar tashmë të  ndjerin PrekëZymin, të cilin sot e kujtojmë me pietetin më të lartë, për veprat e tij fisnike ndaj familjes, shoqërisë dhe kombit, për të gjallë të tij vetes i siguroi përjetësinë në çrast figura e tij gjithmonë reflektonte pozitivitet njerëzor dhe ndikim pozitiv në kultivimin e vlerave të mëdha identitare kombëtare. Por rrugën dhe përkushtimin e tij,   sot e vazhdojnë edhe shumë pasardhës të këtij burri të nderuar dhe familjari të mirë të tij, familje e cila në rrugën e vet historike dha shumë për shoqërinë dhe kombin. Kishës, Zotit dhe Popullit i fali birin e saj, don Benin, i cili iu përkushtua misionit me të shenjtë – atij të meshtarisë, të cilin mision e kryen edhe sot e kësaj dite me  përkushtimin më të madh. Kjo familje siq potencoi prof. Mikel Gojani është një familje me tradita të pasura, ku u lind dhe u formua pinjolli i saj, don Ben Zymi, famullitar i devotshëm dhe një misionar i denjë i fesë dhe i kombit, i cili për atributet e tij është laureuar me çmimet më të larta si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë dhe që është laureat me titullin “Nderi i Qarkut”nëPrefekturën e Lezhës,njëkohësisht emri i tij sot është i skalitur në sheshin kryesor në Fan të Mirditës, ku për disa vite radhasi shërbeu si famullitar e që sot shërben si famullitar në Kishën Katolike “Shna Kryqi” nëGllaviqicë të Pejës. Kjo familje qysh herët ka kultivuar edhe në traditën e idealizmës dhe tëatdhetarizmës, që do të thotë flasin argumentet dhe gjurmët që kanë lënë, të cilat i kanë rezistuar dhe do t’u rezitojnëkohërave. Në të cilat janë edhe ato të viteve të 90-ta, kur lufta dhe përpjekjet e tyre për liri dhe pavarësi bënin jetën shqiptare, në këto përpjekje dhe këto lëvizje u gjend  familja Zymi, duke u bërë pjesë e këtyre lëvizjeve për liri, demokraci dhe pavarsi. Në këtë kohë ishte lëvizja e LDK-së në krye me strategun dhe vizionarin e saj, Dr. Ibrahim Rugova, që printe popullin në këtë front tëbetejës për liri , demokraci e pavarsi ku në këto kohë të okupimit serb,tamam kur ky okupator i kishte mbyllur të gjitha institucionet shqiptare në Kosovës, kishte mbyllur shkollat, shtëpitë e kulturës, mediat dhe çdo gjë që frymonte shqiptare, kjo familje duke e parë këtë zbrazëtirë dhe nevojën për t’ju gjend afër këtij populli, hapi portat e shtëpisë dhe oda e tyre u shndërrua në një tempull të dijes, të arsimit, të kulturës dhe të rezistencës kombëtare. Andaj edhe janë të shumta veprimtari dhe aktivitete nga më të ndryshmet që organizoheshin në këtë vend me qëllim të rezistencës kombëtare. Ato aktivitete dhe veprimtari organizoheshin nga subjektet dhe asociacionet që vepronin në atë kohë, si LDK-ja, PSHDK-ja, Forumi i Intelektualëve Shqiptarë “Luigj Gurakuqi” në Klinë, Klubi i Shkrimtarëve “VoreaUjko” e tjerë. Këtyre veprimtarëve që s’u ndalnin në asnjë çast së vepruari në shërbim të kauzës kombëtare, edhe përkundër rrezikut që kanosej ideali i lartë dhe qëllim shumë fisnik për liri kombëtare, mposhtnin ato kërcënime, shantazhe dhe rreziqe që vinin nga pushtet mbajtësit të atëhershëm. Në këtë odë, ku gjendem sot pas kaq vitesh, janë mbajtur mbledhje të ndryshme, për rezistencën kombëtare, për arsimin, për kulturën, për informimin. Janë organizuar protesta të ndryshme, ku mund ta veçojmë protestën e mbajtur me rastin e mbylljes së gazetës së vetme të përditshme shqiptare “Rilindja”, po ashtu edhe  të ish- RTV-së, tash RTK-së. në Prishtinë. Këtu u organizua tubimi protestues për atë vepër tepër jodemokratik që kishin bërëinkuizitorët serbë, mbylljen e këtij mediumi shqip. Janë edhe tubime të tjera të shumta që janë mbajtur këtu dhe sot kur kthehemi në ato vite, këto ngjarje na shërbejnë si një kujtesë  historike dhe shumë lavdishme dhe krenare.  Në këtëodë ku gjendëmi sot u gjenden burra më të nderuar të  këtij rajoni, të Dukagjinit dhe të Kosovës,akademik Mark Krasniqi,prof. Anton Kolaj, prof. Anton Ceta, don Lush Gjergji, AliAlaj, JusufFerizi, Kolë Berisha, LekëMusolli, IsmetRraci, prof. Hamit Krasniqi, prof. PrendBuzhala, prof. PrenkëGjetaj,prof. NdueShabanaj, prof. PalCanaj dhe shumë të tjerë, të cilëve mund t’u hyj në hak të cilët edhe ndonjë emër mund ta kem harruar kësaj radhe.Lufta e fundit e UÇK-sëështë epoka më e lavdishme e këtij populli për liri dhe pavarësi, e cila ishte sublimim i përpjekje të hershme dhe të vazhdueshme të këtij populli, deri në lirinë kombëtare, ëndërr shekullore e shumë brezave tanë. Në këtë luftë u angazhuan edhe dy bijtë të kësaj familje, Kola, Gustini, të cilët misionin e tyre në këtë luftë e kryen me besueshmërinë dhe ndërgjegjen më të lartë. Sot këta pjesëtarë të kësaj lufte, Kola, Gustini, për meritat e tyre gjatë luftës, kanë statusin e veteranëve të UÇK-së. Po, ashtu edhe vëllai tjetër Marku, i cili jeton dhe vepron në  perëndim, ka kryer shumë punë dhe shumë detyra në shërbim të familjes dhe të kombit. Duke e sublimuar një vlerësim tim të vogël për familjen e fisnikeZymi dhe për vlerat e mëdha të saj, mund të përfundoj me pak fjalë: Një familje që ishte dhe mbetet  e madhe për  vlerat e  traditës pozitive shqiptare ndër shekuj, në piedestalin e tipareve të humanizmit, të nacionalizmit shqiptar, atdhedashurisë dhe gatishmërisë së sakrificës për atdheun, e bujarisë, trimërisë e nderit dhe kontributit për arsimin e prosperitet shoqëror e kombëtar.Një familje që gjithë ecejaken e saj ka simbolizuar  këto vlera, i ka trashëguar e ruajtur ndër shekuj, me dinjitet njerëzor e kombëtar, një familje e nderuar dhe e respektuar. E tillë vije në të sotmen dhe jam i sigurt, e tillë shkon edhe në ardhmëri. Në fund të fjalës së tij prof. Mikel Gojani, uroj për pllakën në fjalë duke thënë se le të shërbejë si një testament historik, që do tëpërkujtojë një histori, të një kohe me plot gjak dhe  sakrifica, bashkë  me esencat e saj tragjike, por, po ashtu  edhe të një kohe krenarie.

Pastaj,me një fjalë tjetër rasti u paraqit edhe prof. PalCanaj, i cili përmendi vitet 90 –ta,tamam atëherëkur regjimi serb shembi të gjitha institucionet dhe synonte të rrënonte çdo gjë shqiptare, ishte populli ai qe e institucionalizojë lirinë në qenësinë e vet, dhe çdo gjë e vuri ne shërbim të lirisë, duke përfshire shtëpitë dhe odat të cilat u shndërruan në shkolla, në vende tubimesh debatesh , kuvendesh dhe kushtrimesh. Andaj në vazhdim prof. PalCanaj potencoi duke thënë se sot kur po zbulohet kjo pllakë tek familja Zymi, na përkujton ato vite të stuhishme të fundishekullit të kaluar, po ashtu na kujtohet edhe njërin prej burrave bujar të Ranocit, PrekëZymin tashmë të ndjerë e që ishte zot shtëpie i kësaj ode, që veprimtarët e asaj kohe nuk kishte nevoje që ta pyesnin, a na lejon oden , por vetëm t’i thoshin, se në kaq ora na duhet oda, shtëpitë dhe odat shqiptare në atë kohe ishin në shërbim të lirisë së Kosovës, dhe sa here i kujtojmë, në këtë forme apo në një tjetër, vetëm sa i jetësojmë momentet e historisë që kane lënë gjurmë tha në fund të fjalës së tij prof. PalCanaj.

Me fjalë të tjera rasti në këtë manifestim u paraqitën edhe prof. PrendBuzhala,  prof. PrenkëGjetaj e Gjokë Lleshaj të cilët e vlerësuan dhe e çmuan lartë kontributin madhor të kësaj familje atdhetare e patriotike shqiptare përgjatë kauzës kombëtare për liri, demokraci e pavarësi.

Pas zbulimit të pllakës përkujtimore nga familja Zymi për të pranishmit në fjalë ka organizuar një darkë solemne në ambientet e Restorant “ Astro” në Zllakuqan të Klinës.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: