Tefik Selimi: U promovuan 6 vepra të Remzije Zekollit
| E Shtune, 30.09.2017, 06:30 PM |

U promovuan gjashtë vepra letrare e publicistike të Remzije Zekollit, krijuese dhe aktiviste  nga Vushtrria…

Nga Tefik Selimi

Në ambientin e Gjimnazit “Eqrem Çabej”, në Vushtrri, dje, para miqve, familjarëve, krijuesve nga shumë mese të Kosovës, por edhe të shkollarëve të  kësaj vatre të rëndësishme të arsimit të mesëm, është bërë promovimi i VI-të veprave të Remzije Zekollit, autore nga ky lokalitet. Ishte kënaqësi të prezentosh në këtë evenimet kulturor, për faktin se, përpara të gjithë pjesëmarrësve  qëndronin disa emra të jetës kulturore, si Prend Buzhala, kritik dhe krijues, Bedri Tahiri, shkrimtar, Xhevat Lahu, drejtor i Gjimnazit, Emira R. Jusufi, poete si dhe vetë autorja e veprave Remzije Zekolli.

Fillimisht, Xhevat Lahu, drejtor i gjimnazit në fjalë tha se, është kënaqësi e veçantë jona që në ambientin e  kësaj vatre të dijes të promovohen veprat e Remzije Zekollit, autore, e cila është njëra nga krijuset dhe njëra nga aktivistet më shembullore të këtij likaliteti. “Pse jo? Siç dihet, shtoi z. Lahu, nga kjo vatër e dije kanë dalë me qindra e mijëra shkollarë që kanë kryer profesione të ndryshme, që sot janë si krijues, arsimdashës, pedagogë, inxhinerë e profile të tjera. Kjo manifestim kulturor, na bën edhe neve të krenohemi jo vetëm si qendër shkollore, por edhe si komunë, për faktin se, nga kjo vatër e dijes kanë dalë  shkollarë me vlera të pakontestueshme për jetë e për punë. Shihni, sot këtu është një evenimet i rrallë kulturor i promovimit të gjashtë veprave të autores Remzije Zekollit, e cila, me veprimtarinë e saj letrare dhe si aktiviste, po shkëlqen dhe po hapëron drejt shtigjeve të ecjes tona përpara”.

Izet Miftari, drejtor i  bibliotekës së qytetit tha se, me botime të reja, po shtohet numri i veprave të autorëve tanë, të cilët po e pasurojnë fondin e dijes me tituj të rinj. Pse jo? “Gjimnazi në fjalë është njëra nga vatrat më të  mira në komunë. Nga ky institucion shkollor kanë dalë shumë krijues që kanë bërë emër jo vetën në këtë mes, por edhe më larg. Ne jemi të kënaqur me punën e tyrë, sepse po ia kthejnë dinjitetin shkollës ku kanë marrë edukimn dhe arsimimin e tyre”.

Prend Buzhala, kriti letrar tha se, po më vjen mirë që në këtë ambient shkollor po promovohen veprat e një poeteshe të këtij lokaliteti, e cila, për këtë mes e  për krejt Kosovën, Remzije Zekolli ka dhënë atë të mundshmen, pra, vepra letrare e publicistike, të cilat sot flasin për realitetin e kësaj jete të popullit  tonë. “Rezmije Zekolli është poete që  ka filluar të krijojë qe dy dekada për jetën para luftës, gjatë dhe pas luftës. Është autore që po krijon me këmbëngulësi për të  arritur rezultate pune dhe kësaj “pune” ia ka dalë kësaj here me sukses me gjashtë vepra poetike e publicistike.

A ta themi një shembull, tha Prend Buzhala, kritik e studiues i letërsisë, në historinë shqiptare e njohim fort mirë Marin Barletin si autori që ka shkruar veprën e famshme për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Një autor i madh shqiptar. Pyes: athua  do ta kishte njohur ndokush Skënderbeun pa Barletin?! Sigurisht, jo! Pra, ai ka shkruar, ndërsa ne atë vepër e kemi lexuar dhe e njohim sot kryetimin e shqiptarëve, Skënderbeun. Pra, kjo është  rëndësia e veprës, e cila, na rrëfen për një figurë historike apo tjetër, që ne e  mësojmë historinë tonë të një kohe.

Edhe Remzije Zekolli, autore, ka shkruar disa vepra, të cilat, disa “flasin” me dokumente e disa janë të shkruara me vargje artistike. Si e para, por edhe si e  dyta, janë mesazhe që reflektojnë ngjarje dhe kohë tona. Emrin e Rezmije Zekollit, publiku ynë e njeh nëpërmjet letërsisë dhe shkrimeve të saj, të përfshirë në vëllimet: “Pranverë në pritje” poezi (2002), “portreti i fshehur” poezi (2005), “Vinjetë prej gjakut” skica, repotazhe, tregime (2006), Përballë valëve të jetës” skica e tregime (2007), “Tisi Gri i ëndrrës” poezi (2008), “Arkëza e kujtesës” poezi (2012) dhe “Vitet e stuhishme (2015), si dhe, AMËZA JETËSORE DHE KRIJUESE E MIFTAR KURIT.

P. Buzhala ka shtuar se, “kjo krijimtari e poetës në fjalë, ka një ndërlidhje të fortë me  frymën e truallin e vendlindjes, Kosovës dhe Shqipërisë, dëshmojnë edhe  leksermat e përdorura dendur te  kjo lirikë (Kosova, Shqipëria, Çamëria e trojet tjera etnike). Poezia e  Remzije  Zekollit na sugjeron dhe shënjon se fjala e  transformuar në art, sikur me të njëjtën frymë na bartet si amanet i së kaluarës nga brezi në brez, si univers me vete “Fjala është mbretëri”. Pra, fjala bart dhe kujtesën e një kombi, shton z. P. Buzhala.

Ai shton se, në komplenin e  veprave të saj gjenden dhe dy vepra në prozë me skica, reportazhe e tregime publicistike:”Vinjetë prej gjakut (2006), “Përballë valëve të jetës” 2007). Në fakt, ato me shumë janë proza me fakturë dokumentare, por që ngërthejnë dhe poetikën e prozës së mirëfilltë, përshkrimin, dialogun, strukturën kompozicionale. “Në fakt, si  shton Buzhala, - këto janë rrëfime katrahurash e përjetimesh të rënda kolektive e mjerëzish që i jejtuan e mbijetuan ato kohë. Nëse poezia është” koncentrat” i këtyre përjetimeve, një sintezë ligjërimore e thënies së zgjedhur lirike, te librat në prozës lexojmë po të njëjtin tematizim dhe takojmë po të njëjtën  botë idesh e ndjesish” ka shtuar. z. P. Buzhala, kritik i dalluar letërsisë sonë.

Bedri Tahiri, profesor dhe studiues i letërsisë, në recensionin e tij me titull “Ngjarje të përjetuara”, ai ka shtuar se, Remzije Zekolli, autore e  gashtë veprave, “më ktheu tej prapa në vitet e stuhishme, kur si nxënëse e kujdesshme, përcillte me ëndje ligjërimet tona, duke u përpjekur të mos i shpëtonte asgjë prejgjëje. Shihni, shtoi B. Tahiri, këtë autore, dikur ish nxënëse jona, e mbaj në mend si shkollare shembujll, të cilën, rrethanat familjare e detyruan ta braktisin mësimin, pas gjysmëvjetorit të parë, dhe mungesën e saj e ndjemë shumë gjatë, sidomos për diskutimet për letërsinë. Andaj, në këtë vazhdë ecën edhe krijuesja vushtrriase, Remzije Zekolli, një e re e asaj kohe, pati talent të rrallë në hartimin e poezisë, më vonë edhe të formave të tjera të artit shkrimor”. Jo vetëm kaq.

Libri “Vite të stuhishme” është një mozaik historiko-letrar-publicistik, që në vete ngërthen përjetimet e autores nëpër rravgimet e jetës hiliqare. Është, si shton B. Tahiri, krijues e studiues, një lloj autobiografie e stolisur me petkun e ngjarjeve të periudhës përkatëse. Në aspektin kohor, ngjarjet e  trajtuara në librin e saj në fjalë, kapin një periudhë të gjatë, nga jeta e fëmijërisë, gjegjësisht asaj studentore e gjer tek Liria dhe Pavarësia e Kosovës”.

Sidoqoftë, qasja e autores në shkrimet e librit “Vite të stuhishme” është e lirë, një  stil i veçantë që ajo i bënë të lexueshme e të kapshme për të gjitha moshat dhe shtresat e lexuesve. Këtu, si shtoi B. Tahiri, nuk ka stilizime e stërhollime, por më shumë ka spontanitet e drejtpërdrejtshmëri. Ato janë refleksione e opinione individuale që nuk  prezupozojnë fjalën përfundimtare për temat që parashtojnë. Dhe, fare në fund, shton Z. Tahiri, “se përurimi i këtij kompleti veprash të Remzije Zekollit, është mjaft premtues se autorja do të na dhurojë edhe shumë vepra të tjera, andaj asaj i dëshirojmë punë të mbarë e suksese të tjera në artin e letërsisë”.

Në fund, Remzije Zekolli, autore e gjashtë veprave, tha: “E kam pak vështirë t’i them disa fjalë, për faktin se,  këto fjalë që u thanë sot për veprat e mia, janë obligim imi që të vazhdoj edhe më me ngulm rrugën krijuese. “Ju sot më keni nderuar me këto paraqitje rreth veprave të mira, të cilat në vete ngërthejnë jetën tonë të përtitshme, por jo aq të sotit, por të një kohe të viteve që i përjetuam ne si kolektivitet. U mundova si të gjithë të tjetë të japi nga veti një kontribut sa një pikë uji që hudhet në det. Besoj edhe kjo vepër imja do t’ju pëlqej dhe ta gjejë lexuesin e merituar që e don fjalë e burkur artitike.

Andaj, shfrytëzoj rastin ta falenderoj K.L"Latif Berisha" Vushtrri për organizimin dhe promovimin e kompletit të veprave të mia. E falenderoj Shtypshkronjen “Lena Gragik” që më ndau Logon e Artë, i falenderoj familjarët, miqtë e poetë nga mbarë Kosova dhe Presheva që me nderuan me pjesemarrjen e tyre në këtë ditë të veçantë për mua. Ju falemnderit të gjithëve”!


Gjilan, 12 shtator

(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: