Dedë Preqi: Vëllai i Hashimit dhe mik i Putinit
| E Enjte, 28.09.2017, 08:59 PM |

ERDOGANI, VËLLA I HASHIMIT DHE MIK I PUTINIT

Nga Dedë Preqi

Nuk janë befasuese fjalët e presidentit Erdogan, sepse thellësia e dhimbshme e historisë shqiptare nuk mund të zhduket aqë lehtë, por plagët e saj vetë dalin mbi dhe, me natyrën e vet të përzier, sa do që do të thonim se e kaluara bëhët e padukshme…

Prandaj, plasaritja që e ndanë të mirën me të keqën, e cila do të ekzistonte në të gjitha qeniet njerëzore, duke depërtuar nëpër thellësitë e epokave historike, por që nuk mund të  bëhët e padukshme, madje edhe nëse gjindet në fund të humnerës.

Thuhet se historia nuk mund të përsëritet, por në një formë për shqiptarët ajo po e mjegullon rrugën e saj, ndoshta për ta mbajtur edhe më tej nën robëri këtë popull, por do të ishte e kotë, nga se nuk u ka mbetur asgjë bishave gjakpirëse, vetëm të reklamojnë dhëmbët e tyre gjakatarë të dëshprimit dhe të disfatës nga shpata e Gjergjit dhe tyta e Ademit.

Këto ditë presidenti turk Erdogan, në një fjalim për referendumin e Kurdëve, përmendi edhe Kosovën, me ç’rast me shembullin e saj edhe pse e kanë njohur 114 shtete të botës, Kosova ende nuk ka mundur të bëhët shtet, duke iu drejtuar kurdëve në këtë mënyrë, që për momentin këto fjalë për vendin tonë ishin fyese, pasi edhe vetë Turqia, është ndër ato vende, që e njohu shtetin e saj.

Por, komentin e Erdoganit, këtë herë nuk duhet ta marrim si fakt jo i pavërtetë, sepse shtetin e Kosovës, do e merrte si shtet gjysmak, ku nuk funksionon ligji dhe as shteti, ku për një kohë të gjatë në këtë vend po e shfryejnë ligësinë e tyre politike njerëz të pandërgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm, duke e thëlluar vendin në një krizë të panevojshme.

Mirëpo, kësaj politike të Erdoganit, nëse ia bëjmë një analizë të thjeshtë, epilogu i saj e merr krejtësisht një trajtë tjetër, që shqiptarët i konsideron me një vizion të pa qartë, apo sikur popullin kurd, të cilët janë të shpërndarë në Turqi dhe Azi, por askund nuk kanë shtet të lirë dhe sovran.

Megjithatë, Kosovës dhe Institucioneve të saj, gjegjësisht Institucioneve të Historisë  iu bënë presione të pa matura nga Instancat gjegjëse të Turqisë, që të ndryshohet Historia Shqiptare dhe periudha e robërisë dhe shtypjes osmane, duke e zavendësuar me ndonjë përshtatje, apo term më të butë, që do të ishte e panatyrshme dhe e rëndë për popullin shqiptarë, që okupatorin dhe shtypjen e tij otomane ta quajmë faktor dhe shpëtimtarë të qenjës shqiptare.

Shikuar në «përspektivë», nuk është e çuditshme pse Erdogani i thotë vëlla Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, duke i përgëdhelur në këtë mënyrë, dhe njërit i kërkon ta ndryshojë historinë, ndërsa tjetrit i kërkon heqjen e figurave historike kombëtare, mbase si pasojë e një koinçidence të çuditshme interesash, nuk është i kënaqur me ekzistimin, apo strukturën e saj demokratike të tanishme të shqiptarëve, kur e mendon se i kishte pesëshekuj me radhë nën thundrat e veta.

Në lojën e tillë për çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve, inkuadrohet shpesh herë edhe presidenti rus Putini, i cili e ka mik Erdoganin dhe mik të mikut Hashimin, që Kosovën e pozicionon në një kënd tjetër, apo zgjidhjen e problemeve të saj e akcepton përmes Beogradit. Edhe pse nuk u besojmë formulave të tilla, atëherë fati i këtij populli është vetëm «vetëvendosja demokratike» në një shtet të përbashkët dhe si një parakusht i hyrjes sa më shpejtë në Evropë.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: