Gani Mehmetaj: Xhamitë e Prishtinës rrezikonin sigurinë kombëtare
| E Enjte, 28.09.2017, 08:21 PM |

Katër xhamitë e Prishtinës, rrezikonin sigurinë kombëtare

Nga Gani MEHMETAJ

Kur e rinovuan perëndimorët godinën Austro-hungareze, tash Muzeu i Kosovës, në Prishtinë, ishte menduar t’i dorëzohej presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Në këtë godinë klasike Rugova planifikonte t’i priste mysafirët, meqë objekti i rinovuar kishte pamje madhështore, oborr të mirë, ishte fare afër qendrës së qytetit, ndërsa jepte përshtypjen e qytetërimit evropian për dallim nga godinat tjera qeveritare të stilit socialist të shëmtuar.

Mirëpo, institucionet ndërkombëtare të sigurisë, e këshilluan presidentin Rugova të mos futej në godinën e rinovuar për disa arsye. Kishte tri xhami në rrethim të mbyllur në katërqind metra katrore, ku kultivohej fryma e xhihadit dhe urrejtjes së sëmurë kundër shqiptarëve e kundër Perëndimit. Pra, xhamitë po bëheshin çerdhe gjarpërinjsh, ku njerëzve ua shpërlanin trurin. Xhamitë e rrezikonin sigurinë kombëtare dhe të delegacioneve të huaja. Në këtë (pa) siguri nuk do të pranonte asnjë shtet të dërgonte zyrtarët e lartë nën rrethimin e xhamive, aty ku nxitej lufta kundër njerëzimit.

Pastaj ulërimat e altoparlantëve jo vetëm do ta pengonin punën e zyrtarëve e të presidentit, por ishin britma të padurueshme që e pengojnë jetën normale në qytet.

Tri xhamitë në afërsi, me xhaminë vehabiste prapa Teatrit Kombëtar, u tha se e rrezikojnë edhe Kuvendin e Kosovës, e rrezikojnë edhe qeverinë. Prandaj u krijuan xhepa sigurie përballë që të pengonin sulmet e mundshme islamike.

Pjesa më e madhe e Qeverisë u vendos në Pallatin e Rilindjes sa më larg katër xhamive. Xhamia më afër Kuvendit është bërë qendër e prostitucionit, shkruajnë mediet e Prishtinës. Xhamia që është shndërruara në shtëpi publike ka më pak se njëqind metra nga muret e Kuvendit të Kosovës, i ndanë rruga kryesore me dy kahe e trotuari.

Xhamitë në Dardani. Maqedoninë shqiptare e në Shqipëri gjatë gjithë historisë nuk arritëm t’i bëjmë tona, mbetën vegla në duart e pushtuesit. Xhamitë e pasluftës janë bërë kazerma rekrutimi për luftërat fetare të myslimanëve në Siri e Irak. Xhamitë gjithnjë ishin thikë pas shpine. Të tilla janë edhe sot.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: