Dedë Preqi: Fyhet shteti i Kosovës
| E Hene, 25.09.2017, 08:49 PM |

PËRMES NJË KLASE TË PA AFTË POLITIKE NË QEVERI, PO FYHET SHTETI I KOSOVËS NË TËRËSI !

Nga Dedë Preqi

Sot kemi arritur aty ku dikush mundet të thotë se, ka mundësi të arsytohen të gjitha ato pësime të deritanishme të këtij populli, që rrezistoj dhe luftoj për të drejtat e veta, por një gjë duhet të mos harrohet se, ndaj shqiptarëve u përdor një politikë e veqantë dhe tërësisht e një anshme, e cila e shtoi barrën e saj me tragjidi të tmershme ndaj këtij populli, deri në prak të shekullit XXI- e cila njëanshmëri e Fuqive të mëdha, bëri që asnjë politikë dhe pothuaj se asnjëherë të mos mirrej seriozisht me interesat e shqiptarëve.

Një qëndrim i tillë dhe i pa drejtë i Fuqive të mëdha, do të ishte më së i turpshëm, duke i hedhur shqiptarët në margjina historike, të cilët nuk e merituan, për veq kolonizimit të tokava dhe pronave të tyre, ishte  edhe tendenca për t’ua imponuar heqjen e traditave të tyre kombëtare, si edhe shkollimin në gjuhën amtare, deri te heqja dorë prej historisë së tyre, traditës dhe kulturës nacionale.

Pikërisht nga këto përçmime, kjo dëshmon pozitën e rëndë të shqiptarëve, veqanarisht atyre të Kosovës, për të cilët në vazhdimësi u përsëriten metodat e tilla, apo periudha e kohës rankoviqiane dhe e pasardhësve të tij, sikur që ishte periudha e fundit e Millosheviqit dhe e bashkëkriminelëve të tij, të cilët i përdorën të njëjtat metoda për ti nënçmuar shqiptarët, duke përdorë metodat e dhunës, dhe represioneve të ndryshme, sikur që ishin, fyerjet brutale, masakrimet dhe përçmimet e komplotit informativ dhe intelektual të tyre.

Dhe deri këtu na solli politika me plot shpifje dhe hipokrizi e politika të pa vërteta, që dëshmuan tmerin e epologjisë serbe mbi Kosovën dhe popullin e saj, që mbi këtë platformë arrijmë te politika dhe logjika e konfrontimit pothuaj se të një periudhe të gjatë dhe të vazhdueshme në mes të këtyre dy popujve, që dëshmohet me hendekun e gjithnjë e më të thellueshëm ndërnacinal në rajon deri në ditët e sotme.

Mirëpo, koha dhe realiteti e bëri të vetën, kur Kosova e fitoi pavarësinë e saj, që më të drejtë u krijue shteti i  Kosovës dhe Institucionet e saj, duke mos përjashtuar rrethanat në të cilat u krijue ky shtet në saje të vullnetit të popullit, përmes formimit të UçK-së,  por kurrsesi pa ndihmën e Aleancës Veriatlantike dhe ndihmën e fuqishme të SHBA-ve, bashkë me aleatët e saj, ky vend nuk do ekzistonte fare në hartën e kombëve, apo si shtet i Kosovës, prandaj Kosova, siq është quajtur  si vatër e krizave, tani me shtetformimin e saj, do të ishte qendër e stabilitetit rajonal dhe shembëll i tolerancës ndaj gjithë popujve të Ballkanit perëndimor.

Kosova përveq shqiptarëve që përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë, ky vend u përketë gjitha nacionalitetëve që jetojnë në këtë shtet, pa dallim feje dhe etnije, që do të thotë se në këtë vend nuk kërkohet as që mund të ketë sukses politikat në emër të interesave partiake, klanore, rajonale dhe tekeve që synojnë ta përjashtojnë vullnetin e popullit, njëkohësisht duke mos harruar faktin historik dhe gjakun e dëshmorëve të kombit dhe gjithë atyre, që u bënë kurban në thëmelet e këtij shteti.

Që të arrihet një stabilitet dhe mirëqenje në Kosovë, në rend të parë në këtë vend duhet kthyer të drejtat e nëpërkëmbëra dhe të tjetërsuara të këtij populli, që janë neglizhue deri më tani edhe nga BE-ja, e cila u dallue hapur me manovrimet e saj dhelpërake ndaj popullit të Kosovës, duke e lënë popullin e saj të izoluar si në ndonjë kafaz brenda kufinjëve të saj, të vetmin vend në Ballkani perëndimor.

Dhe dihet fare mirë, se shqiptarët nuk janë dhe nuk mund të quhen terrorista e irredentista në mbrojtjen e trojeve të veta edhe pse ndoshta u shtrenguan të rebelohen, duke u viktimizuar dhe dëshmuar si të tillë, në të kundërtën askujna nuk i sjellën asnjë të keqe, të cilët pothuaj se përherë u dëbuan nga trojet e tyre dhe u keqtrajtuan nga armiqë të ndryshëm, sikur që ishin edhe represaljet dhe gjenocidi i fundit që shkakëtoj regjimi i millosheviqit, duke masakruar më se dymbdhjetmijë shqiptarë të Kosovës, njerëz civil, fëmijë, pleq dhe të tjerë të pafajshëm.

Prandaj,  Kosova si shtet i ri demokratik, i cili u krijue në kushte dhe rrethana specifike, me ç’rast edhe intervenimi i NATO-s, nuk ishte si diçka e rëndomtë, por për tu ndaluar një gjenocid dhe shkatërrim njerëzor, zgjedhja e një problemi të tillë, nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër, për të shpëtuar një popull i tërë nga një ç’farosje e pa parë të një regjimi fashizoid serb.

Pikërisht një orientim i tillë global, në qasjen e re mbi shtetin e Kosovës dhe popullin e saj, si dhe tejkalimin e problemeve të pasluftës dhe mbas pavarësisë së Kosovës, nga trashigimtarët e Millosheviqit dhe regjimit të tij, Evropa dhe miqtë ndërkombëtar, duhet të investojnë më shumë dhe më më përkushtim, për parandalimin e një shpërthimi të ndonjë konflikti të ri nga mospajtimet në mes Kosovës dhe Serbisë, përshkak të pjesës veriore të Mitrovicës, të banuar me shumicë serbe, të cilët me formimin e Asosacioneve të Komunave, ka mundësi të hapen rrugë tjea, duke krijuar etninë e pastër serbe dhe në rrafshin fizik brenda Kosovës, por edhe jashta saj ?...

Dhe çështja e të famshmit problem në Kosovë, kemi mundur ta vërejmë edhe më herët, pa e kuptuar dhe imagjinuar llojin e tillë, apo ndoshta, si pjesë e paramenduar e një shfaqje politike e një grupi të pa cipë dhe pa kripë, që vepruan nën parollën e uçk-së, duke e zhvlerësuar edhe njollosur rrolin e saj dhe që pas vdekjes së presidentit Rugova,  grupet e tilla e muarën pushtetin në dorë, që për model kryesor për të ardhë ne pushtet, zgjedhën metodat më përfide, duke filluar nga krimi i organizuar dhe shantazhet tjera, si edhe zhdukjen e bashkëpunëtorëve të Presidentit Ibrahim Rugova.

Me ardhjen e këtyre njerëzve në pushtet, në krye me HashimThaqin, Veselin, Halitin, dhe shumë të tjerë, dhe tani ardhja e Ramush Haradinajt si kryeministër i vendit, po njollosët rroli dhe  lufta e UçK, sepse këta njerëz të dështuan me pushtetin e tyre në liri, janë të njëjtit që dëshmuan edhe në luftë, por falë NATO-s, dhe aletëve të saj, erdhëm aty ku jemi, dhe këtë herë nuk duhet ta fajësojmë askënd, sepse nuk po e dëshmojmë në rend të parë se jemi vetëvetja dhe si argument para opinionit të huaj dhe botës shqiptare e kemi të përgaditur sot Gjykatën Speciale, e cila do të mirret me të zezat e shqiptarëve, të cilën e kemi votuar në Kuvendin e Kosovës.

Pa aftësinë e qeverisë kosovare po e shfrytëzon shumë ekzaktë sot Serbia e Vuçiqit, në mënyrë legale, jo vetëm  përmes njerëzve të vet që i ka në Parlamentin e Kosovës, nga lista serbe, por së cilës  i ndihmuan më herët qeveritë tjera dhe do e ndihmojë më të madhe në veqanti ardhja e Haradinajt në pushtet, që me ndihmën e Listës serbe, arriti të bëhët kryeministër, duke ia realizuar Serbisë ëndërrat dhe planet e saj për Kosovën e pasluftës, sidomod me realizimin e Asocacioneve të Komunave serbe në veri të vendit, dhe me pengimin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës, që tani fatin e saj për fat të keq e ka në dorë Lista serbe.

Pikërisht kjo politikë e brishtë e lidershipit të pa aftë kosovar, një retrospektivë e tillë me plot dështime, që pa turp dhe konsekuencë njerëzore ngritët në njëmendësinë e kësaj elite të pa aftë politike, Kosovën dhe popullin e saj, përveq që e shdërron në arenë të dështimëve dhe në një farsë të zhveshur të mos intelegjencës dhe mos unitetit të saj, duke e fyer gjithë potencialin e saj të bollshëm të intelegjencës dhe kapacitetëve akademike që ka, si kurrënjëherë tjetër më parë.

Duhet demaskuar gjerë në fund politikën e njerëzve të tillë, që nuk dinë tjetër vetëm të prodhojë lavdata dhe politika për interasa partiake e klanore, që nuk janë në interesa të këtij shteti dhe këtij populli, por janë identike me politikën e kryetarit Hshim Thaqi, i cili e ka zërin e madh kur del te miqtë e mëdhenj që i ka krijuar dikush tjetër në SHBA, dhe vende tjera, ndërsa rastësisht ta pyes një qytetar i thjeshtë i huaj, apo i vendit, a ka qenë ndonjëherë kryetari i shtetit, apo kryeministri i vendit, që ta vizitojnë veriun e Mitrovicës, nuk dinë si ti përgjigjën, sepse nuk kanë guxim ta vizitojnë atë pjesë të vendit, as të pinë kafe ndonjëherë.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: