Azgan Haklaj: Gashi i Gurit në Panteonin e Kombit
| E Diel, 24.09.2017, 11:22 AM |

Gashi i Gurit në Panteonin e Kombit

Nga Azgan Haklaj

Fisi i Gashit të Malësisë së Gjakovës është ndoshta rasti unikal në krejt hapsirën e trojeve etnike shqipëtare, ku legjendat, mitet e vetë historia gërshetohen sëbashku si një nyjë e pazgjidhshme gordiane.

Ato kanë ardhur krah për krah, nga mesjeta shqipëtare e deri në ditët tona, si një simbol i ndritur i qëndresës së genit Iliro-Dardano-Arbëror, përballë dallgëve e furtunave të shumta historike, betejave te përgjakshme, me krajla, me sulltanë, të cilët me falangat e tyre, të etura për gjak, pushtet e lavdi sulmonin tokat shqiptare.

Gashi është një ndër fiset me banim më të vjetër në krahinën e Tropojës dhe ka një shtrirje të gjërë jo vetëm nē Shqipëri, por edhë Kosovë dhe Mal të Zi.

Mbiemri Gashi është mjaft i dëgjuar nga Triesh, Mal i Zi deri në Nish e Kamenicë.

Ka pozicion gjeografik mjaft i favorshëm.

Territori i tij sapo lind dielli mbulohet me rrezet e para të mëngjesit.

Shtrihet mes lumenjve të Tropojës në verilindje, Mullarekë në jugperendim.

Ne veri ka luginën e Gashit tashmë e pranuar në Unesko.

Gashi është krahina më e vjetër e banuar e Tropojës, ( Malësia e Gjokovës) .

Në Tropojë është pikëpjekja e qytetrimeve iliro-dardane të cilët kanë banuar qysh 2000 vjet para Krishtit dhe katër shekuj para tij kanë formuar mbretëritë e tyre.

Kalaja e Rosujës sherbente si kufi mes labeatëve dhe dardanëve.

Banorët e kësaj treve janë quajtur dardanmalas (dardanët e maleve).

Gashin e kanë banuar edhe fisi ilir i skirtonëve siç na thotë studiuesi Xheladin Gosturani.

Ai është i vendosur në Shpatet e Shkelzenit madhështor, i cili si një piramidë kolosale, me kokën mbi re vigjelon nga pozicioni qendror i trojeve etnike, i barazlarguar nga Danubi dhe Prveza.

Ne këtë Mal tē shenjtë prehen dy vëllezrit Dardanë, eposi i Kreshnikëve, balada e Gjergj Elez Alisë, mitet, orët, legjendat.

Rrëzë tij shtrihet fshati Mejdan ,ku u ndesh Gjergj Elez Alija me bajlozëtt e Detit, Muji dhe Halili me krajlt e Serbisë.

Në Luginën e Gashit lodrojnē zanat e shtojzovallet.

Keto pasuri të vyera të historisē kombëtare i ruajnē gardianët e hekurt, hyjnorët që tashmë janë Nderi i Kombit, Dervish Luzha dhe Rexhep Beli.

Në historinë shekullore të Tropojës, Gashi i Gurit ka qenë barrikada e parë e përplasjeve me invadimet e pushtuesve të panumërt, serbë, turq, austrohungarezë, malazezë, etj.

Në historinë e tij Gashi i Gurit kurrë nuk u gjunjēzua dhe nuk u kompromentua nga pushtuesi.

Sipas deftereve osmane te vitit 1485, shtrirja e hershme e Gashit ishte pëveçse aty ku është i vendosur sot ,mes dy lumenjëve, si një mesopatomi e vogël, edhe në fshatrat e Tropojës, Luzhë, Gri, Geghysen ,Rajë ,Tpla, (Vulpiana kryeqendra e Dukagjinëve), Dushaj, Degë ,Curraj i Poshtëm dhe Botushë të Gjakovës.

Zona ku do të shtrihen më vonë Fisi i Bardhëve banohej nga fise ilire.

Në defterin e Sanxhakut të Shkodrës rezulton se fshatrat Gosturan, Babinë,Shumicë, Kovaç, Berbat ne vitin 1485 banoheshin nga ilirët.

Po nga e ka prejardhjen Gashi i Gurit.

Në shkrimin "Malsorët e Alpeve" shkruar nga austriaku Ernest Von Hesse Wartegg thekson se Fisi i Gashit ,formon dy bajraqe, Shipshan dhe Bardhaj.

Kahraman Ulqini në shkrimin e vet "Fiset e Malësisë" deshmon se fiset e Malësisë Madhe, dhe tē Malsisë Gjakovēs kanë zanafillë tē përbashkët.

Hoti, Shkreli ,Krasniqja, Palabardhi etj.

Sipas legjendave të grumbulluara nga etnografi i njohur Rrok Zojsi fisi i të bardhëve të Gashit e ka prejardhjen, nga Kuçi, Mal i Zi..

Kuçi ka qenë i populluar me Shqiptarë.

Në vitin 1856 malazezët hyjnë në Kuçin e poshtëm.

Mirkoja vellai i Princit pret kokat e femijëve në djep, të semurëve, pleqëve me kosoren ortodokse.

Ne vitet 1877-1878 malazezët pushtuan bajrakun e Rodajes, disa fshatra të Kuçit dhe të Zetës, duke i debuar me forcë shqipëtarët nga trojet e tyre.

Ata që nuk u shpërngulën u ortodoksizuan.

Udhëtimi i Kall Kamberit me të shoqen, Hanen e bukur nga Kuçi në qafë të Koçit ,tek të Bardhet e Gashit të ngjason me Adamin dhe Evën.

Hana vdiq ndërsa Kalli me vajzën

e tyre u vendos nē fshatin Kuçanë, në Shipshan.

Nga Toplana në Curraj të poshtëm, në Botushē e në Luzhë eshtë levijzja tjetër e popullsisë.

Edit Durhami tek " Brenga e Ballkanit"thekson se në Toplanë të rrethit të Shkodrës ishte fisi i Gashit, nga këtu për shkaqe konfliktesh shkuan në Botushë.

Per tu bërë ballë pushtuesve fiset lidheshin me njëri tjetrin, kështu rreth viteve 1600-1650, Bardhët, Shipshani dhe Luzha u bashkuan dhe formuan fisin Gash, sipas studiuesit Xheladin Gosturani.

Gjenerali malazesas Mark Milani i cili i njihte mirë trimëritë e djemve të këtij fisi në librin e tij

"Jeta dhe zakonet Shqipëtare" e ngre lart trimërinë dhe virtytet e djemve të gashit.

Gjenerali i njohur thekson se Gashi është një nga fiset më të njohura dhe më të vjetra, e më trime të Shqipërisē dhe se origjina e hershme e tyre eshtë nga Pali i Bardhë, i Principatës së lashtë të Dukagjinëve.

Në mesjetē Gashi, asokohe i besimit Katolik udhëhiqej nga princi i famshëm Pjetër Shpani.

Banorët e lashtë të kësaj treve ju përgjigjën të parët thirrjes së Gjergj Kastriotit për kryengritje kundër osmanëve dhe derguan nē besëlidhjen e Lezhës 2 mars 1444 Princin e tyre Pjetër Shpani së bashku me të bijtë, si dhe princat e Dukagjinëve Nikollë dhe Pal Dukagjini të dalluar në betejat përkrah Gjergj Kastriotit.

Pal Dukagjini është i jati i Lekē Dukagjinit.

Kryeqendra e Dukagjinëve ishte në Vulpianë (Tplani i sotëm) me 15 mijë banorë.

Kjo vertetohet nga deshmitë e Frang Bardhit dhe Pjetër Bogdanit.

Fan Noli thekson në veprën e tij thekson

" Në Vulpianē në mes të maleve".

Edhe pas vdekjes së Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) e të Lekë Dukagjinit, Gashi e mbajti pērherë të ndezur flakën e lirisë dhe njohu autoritetin e Princit të vet, duke mos e përfillur Portën e Lartë dhe pashallarët turq.

Këtë e deshmon me së miri Frang Bardhi në relacionet që i dergon që nē fillim të shekullit të 16-të Vatikanit mbi gjendjen e Kurisë së kishës dhe të popullit tē Arbërit siç i quante Prelati i lartë bashkëatdhetarët e vet.

Imzot Bardhi përshkruan gjëndjen e rendë të popullatës të këtyre anëve, pas djegjes e plaçkitjes së vendit nga ushtritē e pashallarëve të begollëve të Pejës dhe vrasjes së katër priftërinjēve katolikë.

Ai shkruan se vendi është shkatërruar, Fisi i Gashit është plaçkitur e shumë familje janë demtuar rëndë.

Mbi njē bregore të bukur mbi Babinë, shkruan Bardhi, i biri i Princit Pjetër Shpani ( Pjetri i Dytë) po nderton sarajin e tij.

Me 15 shkurt në vitin 1602 në kishën e Shën Aleksandrit në fshatin Dukagjin te Matit ku mblodh Kuvendi i Dukagjinit, mori pjesē edhe peshkopi i Sopës Nikoll Bardhi nga fisi i Bardhëve.

Nē vitin 1614 prijësi i famshëm Lala Drakala organizoi Kuvendin e Kuçit, Kuvendin e Parë Ballkanik , në zemren e maleve shqipëtare me 44 përfaqsues nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnja, Hercegovina, Maqedonia për çlirimin e Gadishullit Ballkanik nga turqit.

Nga të 44 përfaqësuesit ballkanas, një e katërta vinin nga vatrat e qëndresës shqipëtare.

Në këto vatra do të dërgoheshin dymbëdhjetëmijë luftëtarë.

Pas betejës së madhe të Fushëkosovës 1389, ky Kuvend ishte koalicioni i parē i madh ku shqipëtarët kishin një rol të dorës së parē.

Lala Drekala dhe luftëtarët e tjerë kishin jo vetēm kurajon e trimërinë por edhe vizionin e jashtëzakonshëm se pa aleancën e përbashkët te ballkanasve dhe mbështetjen e fuqive të mëdha, ishte e pamundur çlirimi i trojeve shqipëtare dhe bashkimi i tyre.

Në maj të vitit 1688 krenët e Gashit i drejtohen me një letër Papës së Romës.

Me anë të kësaj letre ata i drejtohen Selisē së Shenjtë duke kerkuar ndihmën e saj diplomatike, logjistike për çlirimin e trojeve Arbërore.

Kjo letër përkonte me shperthimin e Kryengritjes së Bogdanit e cila ishte e para pas thyerjes së turqve në Vjenē në vitin 1683.

Kryengritja u organizua nga Pjetër Bogdani autori i "Çetës së Profetëve"i cili për shqipëtarët është hero kombëtarë.

Ai ēshtē pararendës i Rilindjes Kombëtare.

Ne vitin 1689 Bogdani afroi 20000 luftëtarë ushtrisë austrohungareze.

Me dt 24 shtator në Nish u zhvillua një betejë mes austriakëve dhe turqve e fituar nga austriakët.

Me austriakët u bashkua Gashi Krasniqja e Surroi,

Mitrovica, Peja, Prizereni,Shkupi, Tetova, Kumanova, Vuçiterna, Pazari i Ri.

Viti 1689 shenoi vdekjen e gjeneralit Pikolom, udhëheqësit të ushtrisë austriake për Kosovën dhe Vdekjen e Pjetër Bogdanit.

Uniteti shqiptaro -austriak nuk vazhdoi, gjendja e ushtrisë austriake dhe e shqipëtarëve u përkeqësua, turqit dogjën Rozhajën dhe Lumën.

Pas betejës së Kosovës osmanët kryen mizori të papara, duke djegur fshatra të panumërta, duke shkretuar vendin dhe vrarë banorët e shkretë.

Me 6 prill te vitit 1690 Perandori i Parë Leopoldi i bëti thirrje ballkanasve të rrokin armët.

Sipas një letre nga Nishi të 22 prillit 1690 shqipëtarët deklaruan se janē të gatshëm dhe veçse presin ardhjen e ushtrisë austriake, për të luftuar kundër turqëve dhe tartarëve.

Megjithkëtë gadishmëri kryengritje tjeter nuk u organizua.

Ushtria austriake nuk donte të luftonte dhe shqipëtarët mbetën vetëm përballë ushtrisë osmane.

Mehmet Pasha siç thuhet në dokumentat e kohës ndërmori njē fushatë ndeshkimore kundër Surroit, Gashit, Krasniqes, vende këto që në menyrë tē patundur kanē mbajt besën ndaj Madhërisë Perandorake, duke mos pranuar kurrë miqësinë turke.

Ndërsa në Kosovē kryengritja u shtyp ne verën e vitit 1690, ajo vazhdoi në Shqipërinë jugore, nē sanxhakët e Delvinës dhe Himarës.

Gashianët e prijësit e tyre i kanē gërshetuar betejat për liri me të gjitha krahinat e tjera, me qëllimin e vetëm të arritjes të një kryengritje të përgjithshme kombëtare, e cila do të çonte në çlirimin e vendit.

Ne vitin 1845 Gashi dhe prijësit e tij ishim palca e kryengritjes së udhëhequr nga Binak Alija e Sokol Rama.

Kjo betejë ishte aq e përgjakshme sa u luftua trup me trup në livadhin e madh ,përballë kullave të Binak Alisë e Mic Sokolit, nē brigjet e Valbonës.

Turqit i lanë 1500 ushtarë të vrarë, vendi u la me gjak dhe u pagëzua livadhi i Turkut.

Gashi i Gurit dhe prijësit e tij u dalluan në betejat kundër turqëve në vitet 1867-1870 në Gjakovë, në betejat për mbrojtjen e Plavë -Gucisë, në vitet 1879-1880.

Malazezët kishin kerkuar takim me të parët e Rekës, Malsisë, Pejës, Gjakovës e Rugovës.

Nga Malsia e Gjakovës shkuan 7 burra Ali Ibra,Binak Alia, Qerim Delia, Mal Dula,Halil Brahimi, Ahmet Sadria e Mic Sokoli.

Dergata malazeze drejtohej nga Teodor Milani ( vëllai i Mark Milanit).

Dërgata Shqipëtare nga Ali Ibra.

Asnjë kompromis për Plavën :

" Bjerë në rrafsh të Vlikës ti përpjekim armët se edhe Dukagjinin me ta lëshue nuk tē duhet gja, se mashkull të gjallë nuk tē la, veç ta la Cerrnogoren në çika e n'gra" i drejtohet Ali Ibra Teodor Milanit.

Në janar 1880 zhvillohet beteja kundër 12000 forcave të Mark Milanit, betejē që ka hyrë në histori.

Ali ibra komandoj forcat e Gashit.

Muhtar Pasha , Valiu i ri i Kosovës , jo vëtëm qē dështoi në dorëzimin e Plavë-Gucisë, por u kërcenua se do të ketë tē njējtin fat tē Mehmet Ali Pashës.

Ky ishte vrarë sëbashku me Adullah Pashë Drenin në kullën e këtij të fundit në betejën e 3-6 shtatorit 1878 ,nē aksionin e parë të Lidhjes Shqipëtare të Prizerenit për mbrojtjen e trojeve etnike nga coptimi nga vendimet e Kongresit të Berlinit në qershor 1878.

Vrasja e marshallit turk dhe e feudalit shqipëtar, tradhtarë shpetoi Kosovën e viset e tjera nga ndarja mes Turqisë, Serbisë, Malit të Zi.

Raportet e detajuara të konsujve austrohungarezë dhe rusë drejtuar kancelarive përendimore deshmojnē se Ali Ibra me luftëtarët e tij mori në mbrojtje kotolikët shqipëtarë, duke e djegur skenarin turko-sllav tē njē lufte fetare mes shqipëtarëve, e cila do te kishte pasoja katastrofike.

Kjo dëshmon se askush më mirë se Gashi nuk e ka përvetësuar postulatin profetik të Pashko Vasës:

" Feja e shqipëtarit është shqipëtaria".

Poeti i madh Gjergj Fishta duke evokuar trimërinë e djemve të Gashit në betejat me ushtritë e Knjaz Nikollës shkruan tek Lahuta e Malsisë

"Trim ish kanë Osman Haxhia, bajraktari i fortë i Gashit.

Që bje n'shka si n'mish të dashit".

Ja si shprehet kënga popullore për qëndresën shqipëtare të betejës së përgjakshme të Slivovës me 1881, ku mbetën në fushën e nderit dragojtë e maleve, Mic Sokoli e Zmajl Hyseni dhe u plagosën Ali Ibra zv Komandant i përgjithshëm i Lidhjes Shqipëtare të Prizerenit dhe Shpend Zeqir Haklaj drejtues i formacioneve ushtarake tē Gashit, i dekoruar me medaljen e trimërisë për sherbime ndaj Atdheut.

"N'fush' t'Kosovës na u lidh jezeri

Haj medet ka mbet' shumë njeri"

Mic Sokoli e Zmajl Hyseni.

Apo:

" Ali Ibra n'vraç të zi

Po i shkon gjaku për zingji

Se ktu i thonë shqiptari"

Pas rënies të Lidhjes Shqipëtare të Prizerenit Ali Ibra me krerët e Gashit mori nē mbrojtje në kullën e tij Kryetarin e qeverisë ,që u ba edhe i lidhjes së Prizërenit, Omer Prizërenin.

Udhëheqësit e Ri të lëvizjes kombëtare Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini etj e vendosën fisin e Gashit e luftëtarët e tij vullnetarē, në qendër të planeve tē tyre për organizimin e betejave që do të çonin në kryengritjen e përgjthshme çlirimtare.

Nē betejat me ushtritë turke të viteve 1908-1909-1910 janë zhvilluar luftime shumë tē ashpra.

Në vitin 1908 bie fyt me fyt me turqit në Sukë Hereç Zmajl Plak Haklaj, i dekoruar me medaljen e trimërisë për sherbime te larta ndaj Atdheut

Në vitët 1910 u zhvillua beteja homerike ne Qafë tē Morinës ,e zhvendosur në kodrat e Haklajve për disa ditë, ku mbeti në fushë të betejës deshmori i Atdheut Man Arif Haklaj.

Vllaznia Haklaj u shqua për qëndresē spartane.

Gushianēt udhëhiqeshin nga Adullh Hoxha, Halil e Zeqir Brahim, Shpend e Grosh Zeqiri (Haklaj) ,Arif Delia.

Kenga popullore na sjell me vertetësi ashpërsinë e luftës.

"Ku po del kjo flakë e verdhë

Gashit t'gurit si përherë

Gashit t'gurit renda -renda

I ka djemt ( Bajram Rama) me shtatë zemra.

Brahim Bardhi t'madhe briti

Po ku je Halil Brahimi

Lesho Kushtrimin te Shpend Zeqiri.

Gashianët nuk pranuan kompromisin me pashain turk siç na vertetojnë vargjet memoriale.

N'qafë të Morinës pasha ka dalë

U ka çue bajrakëve fjalë

A po vini me u pjek me mue

Me u dhanë vulat me u rehatue

Ka thirrë Gashin nuk i ka shkue.

Ushtria Osmane e Turgut Pashës mori goditje të randa për ta thyer qafën në kodra të palçit ku pesoi demtime tē konsiderueshme edhe aty në luftë me forcat e Prel Tulit, të cilëve u erdhen në mbështetje djelmnia e Dukagjinit të udhëhequra nga Mehmet Shpendi.

Adullah Hoxha i Gashit sëbashku me Shaban Binakun e Krasniqes hyjnë trimërisht në Gjakovë, dhe me vetëdije se do të jepnin jetën shkatërruan zyrat e administratës turke.

Ata bij shqiponjash pas qëndresës heroike u kapën nga qindra forca turke.

Kur e pregatitën ekzekutimin xhelatët ju drejtuan trimit të Gashit:

" Ti ke tradhētuar Padishahun e nuk ke lekurë Hoxhe.

Unë kam lekurë ujku u përgjigj ky trim legjendarë.

Adullah Hoxha dhe Shaban Binaku u varën por mbetën të përjetësuar në këngë të popullit.

"Haj medet po ban Kosova

Sot po varet Adullah Hoxha.

Haj medet po ban konaku

Sot po varet Shaban Binaku”…

Kuntributi i Gashit ështē i vendosur nē gurë themelin e pavarsisë.

Gashianët ishin mbēshtetja kryesore e Kryengritje së përgjithëshme te udhëhequr nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, që çoi në shpalljen e pavarsisë dhe ngritjen e flamurit në Vlorë nga babai i pavarsisē plaku i Vlorës Ismail Qemali.

Asnjë pushtues qē ka shkelur trevat e veriut shqipëtar nuk ka shpëtuar pa u përballur pritē me pritë me djemt e Gashit e prijësit e tyre.

Ketë fat e kanë provuar serbët, turqit, malazezët, austrohungarezët e më vonë italianët dhe gjermanët.

Në fshatin Mejdan përballë Shkelzenit eshtë fushëbeteja e duelit tē Gjergj Elez Alisë me bajlozin e detit.

Është fushëbeteja e Kreshnikēve, Mujit dhe Halilit me krajlitë serbe.

Fshati e mori emrin Mejdan dhe e ruan Brez pas brezi në kujtim të Gjergjit legjendarë, i cili u ngrit nga shtrati i vdekjes me 9 plagē, i doli trimërisht ne mejdan bajlozit, për tē mbrojtur nderin e motrës dhe lirisë.

Në Gash është zhvilluar mbledhje e parë KANÇL, 10 mars 1943, në shtëpinë e Sadik Zenunit në Berbat, për të organizuar luftën çlirimtare.

Kryetar qe zgjedhur Ibish Shpend Haklaj.

Nē konferencën historike të Bujanit 1943-1944 Gashi kishte përfaqsuesit e tij.

Kjo konferencë vendosi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sipas parimit të vetëvendosjes së popujve pas Luftës Dytë Botërore, por u tradhëtua nga komunistët shqipëtarë.

Ram Muja i quajtur luani i malësisë ishte i ftuar special i Konferencës së Pezës, por nuk mori pjesë sepse dyshoi tek komunistët dhe u bashkua me forcat nacionaliste.

Eshtë i vetmi burrë dhe nacionalist i helmuar, i vrarë pastaj i varur nga komunistët.

Gashi ,Tropoja, Malësia e Gjakovës, krenohet me 2 bijtë e vet, klerikë dhe atdhetarë të flaktë, me nderin e Kombit Rexhep Beli e Dervish Luzha, luftëtarë, antifashist, mësues të popullit, patriot të klasit tē parë.

Dervish Luzha marshoi me forcat çlirimtare shqipëtare në ndjekje të nazistëve, dhe kur mbërriti në gur të shpuem nguli shkopin dhe tha fjalët profetike

" Deri këtu është toka shaipëtare ku është folë gjuha amtare".

Gashi krenohet me deshmorin e atdheut Rrustem Sadri Haklaj, i cili ra ne vitin 1937 ne hyrje të Kalasë së Gjirokastres, në mbrojte të rendit kushtetues e institucioneve nga rebelimi i forcave te Ethem Totos.

Gashi, Tropoja ( Malsia e Gjakovës) krenohet me Geghysenin Nderi i Kombit.

Gashi ,Tropoja krenohen me Nikajj-Merturin Nderi i Kombit.

Gashi, Tropoja janë krenarë për mbështetjen që i dhanë luftës Çlirimtare për Çlirimin e Kosovës.

Tropojanët ishin në vijën e parē të luftimeve

Ata kanë kontribut të çmuar në betejat Legjendare tē Koshares ,me Kollosët e qëndresës Agim Ramadani dhe Sali Çekaj, dhe shembjen e piramidave të kufirit mes Shqipërisë dhē Kosovës.

Shumë djem të Gashit dhe të Tropojës e mbështetën Kalorēsin e Lirisë z Ramush Haradinaj, si Halil Kuçana ,Rexhep Kërtoçi, Rakip Sadiki, Zajë Çela ,Hysni Nezir, Feriz Trezhnjeva, Fatmir Doçi, Bylbyl Breçan, Xhevahir Selmani etj.

Disa ranë deshmorë nē fushë të Mejdanit, si Fatmir Doçi, Bylbyl Breçani.

Zajë Çela dhe Hysni Neziri u plagosën.

Një kontribut të veçantë ka gazetari Ismail Buçpapaj i cili me kamren e qëndroi në frontin e luftës, duke ngritur lart moralin dhe optimizmin e luftëtarëve, me transmetimin e aksioneve heroike të UÇk-së, nga terreni hodhi poshtë propogandën e shfrenuar kundër saj, si dhe ne sensibilizimin e opinionit për strehimin e vllezërve tanë kosovarë.

Kontribut të çmuar dha pushteti lokal atëherë për strehimin e 20000 qytetarëve të ardhur nga frontet e luftës.

E tërë Tropoja ishtë në mbështetje të kauzës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës.

Po e përfundoi këtë opinion timin me perifrazimin e diplomatit të shquar gjerman Gensher:

" Nga vende të vogla vijnë histori tē mëdha

Hisoria e kombit tim fillon nga oborri i shtëpisë time".



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: