Fran Gjoka: Flasim për tolerancën por veprojmë ndryshe
| E Enjte, 21.09.2017, 08:07 PM |

TË GJITHË FLASIM PËR TOLERANCËN,POR NË JETËN E PËRDITSHME VEPROJMË NDRYSHE!

-“Sukses është     mbushësh shpirtin çdo ditë me paqe !”-(Paulo Coelho).

Nga Fran Gjoka

Tolerancë,më shumë tolerantë ,pak dhe aspak  tolerant etj.dëgjojmë gjithnjë e më shpesh .Një term,që sa vjen e bëhet pjesë e bisedave tona në marrëdhëniet e përditshme,në jetën publike e administrative.Sot shoqëria Shqiptare ,familja a individi,krahas përparimeve ,shpesh po zgjidhen në rrugë tradicionale ,pa mirëkuptim .Madje forma  të dhunës ,në kutpimin klasik,fizik apo psikologjike zënë  vend e disa herë janë ende sunduese.Mungesa e etikës ,një fjalor fyes dhe tepër rëndues e një  komunikim i vrazhdë është i dallueshëm në brendësi të lagjeve ,qendrat  e banuara ,në mjediset argëtuese ,tek udhëton e kalon rrugë ,në oborret e jashtme të shkollave ,ku mirësjellja ,rregulli duhet të përbëjnë bazamentin ,mbi të cilin po hidhen konturet e një shoqërie në progres  .Me keqardhje shikojmë individë,por edhe njerëz të arsimuar ,ku ruhen zemërata,të cilat shkarkohen,ka emocione e veprime,që si reminishenca të sjeliin në mëndjeb pamje diferencuara  kodesh mesjetare e kohë të perënduara të hakmarrjes primitive.Tolerancë në gojën e popullit është përdorur në kuptimin “Me lëshue pè”,”me hapë rrugë;, të cilat i kanë shërbyer atij për të afruar punë,për të zbutur qëndrimet ,për ta bërë më miqësore,më të qëndrueshme jetën.Se si thonë “fjala vret më larg se topi”,për të cilat ruhen thesare të kësaj mençurie që e mësonin njeriun që në vogëli të ishte burrëror ,po ama i matur,i sjellshëm,esnafe,fisnik në vese e ta nderojë fort mikun e komshiun .Termitolerancë,në përmbajtjen e vet,ëstë bërë më i përdorshëm pas viteve 1990.Të tolerosh do me thënë,të zmbrapsesh,të tërhiqesh,të hedhësh inate,pjesë që të ndajnë e të pranosh zgjidhjen e arsyeshme.Në një kuptim toleranca mund të përkthehet si bashkëpunim,të ruash e të kontrollosh emocionet ,të bësh zap veten.Të gjithë jemi gati të themi raste,kur bie fjala,na vjen keq kur dikush nuk ka qënë i duruar e me të padrejtë na ka zemëruar a fyer.Apo një rast kur vetë ne,në zemërim e sipër,jemi shpejtuar dhe e kemi rënduar me fjalë tjetrin.Tërë këto tensionime,dihet tashmë se  në mjedise shqiptare varfëria vazhdon të jetë e pranishme çka përbën një shkak më shumë për raste e ndodhi të padëshirueshme .Të dhenat të çojnë në një numër arsyesh pse bie fjala,një kategori adoleshentësh nuk janë tolerantë deri të dhunshëm.Duhet pranuar se disa të rinjë shpenzojnë shumë kohë të lirë në mjetet e informimit,çka i vë  ata në pozita pasive apo më keq,imituese,që i ka larguar nga libri,bisedat intime familjare .Efekti negativ rritet,kur edhe moshat e vogla ndjekin meorë të tëra filma,emisione më dhunë e pornografi e skena të pakëshillueshme për moshën.

Gjithandej :në media,në shkollë ,në jetën e përditshme sociokulturore e politike,në komunitet dhe në institucione administrative ndeshemi e ballafaqohemi me fjalën tolerancë,më shumë  tolerancë ,më tepër tolerantë,je tolerantë ose nuk je i tillë ,vepron,sillesh e komunikon me tolerancë etj.Jo vetëm në të shprehur ,por më tepër në përmbajtjen  e fjalës dhe në kuptimin e saj ka paqartësi,keqkuptime dhe interpretime jo të sakta.Ndodh,jo rrallë,që koncepti tolerancë ngatërrohet me koncepte që janë të përafërta,por që nuk janë të njëjta.Jo vetëm  në kuptimin social,por edhe në  atë psikokulturor.Shembuj nga jeta e përditshme ,e mbushur me pështjellime,konfuzione,konflikte ,rebelizma,gjëndje emoconale afektive ,impulsivitete e vetëgjyqësi ,që të krijojnë përshtypjen  e qëndrimeve dhe zgjidhjeve tolerante ,por që në të vërtet nuk janë të tilla.Toleranca e vërtet duhet dalluar e veçuar  nga konceptet dhe qëndrimet e tjera që i qëndrojnë përreth asaj.Ajo arrihet dhe qëndrimi është tolerantë atëherë kur së bashku me të tjerët gjendet një zgjidhje e caktuar dhe e pranueshme e një problemi,mosmarrveshje apo konflikti,që për formën përfundimtare të tij  janë të interesuar të gjitha palët e përfshira në të.NË të tilla raste,zgjidhja jep rezultat vetëm kur njihen realisht konflikti,aktorët,shkaqet dhe rrethanat.Varianti përfundimtar i zgjidhjes nuk duhet të jetë barazmitar ,as konformist ,por real dhe i paanshëm dhe që,në një farë mënyre ,i kënaq të gjitha palët.Zgjidhje të tilla kanë edhe një vlerë tjetër,pasi palët njohin më mirë veten dhe interesat e tyre.Në një tubim për hakmarrjen dhe gjakmarrjen me përfaqësues të moshave,kulturave dhe subkulturave të ndryshme ,në një zonë rurale,pyetjes së  shtruar:-“A duhet të jemi tolerantë?”numri i atyre që u përgjigj në mënyrë pozitive dhe pa as më të hezitim,ishte mbizotërues .Pjesëmarrësit në tërësu kishin një mendim të unifikuar:njeriu duhet të respektoj tjetrin,ta dojë,t’i lërë hapësirë për veprimtarinë e tij ,të arrijë të vihen në jetë ,të vlerësojë traditat ,zakonet,bindjet dhe ritet fetare që mbartin e praktikojnë individët   dhe gruoet e tjera sociale .Shkurt,njerëzit janë për tolerancën.Ata deklarohen shumë tolerantë ,por që në shumë raste nuk janë të tillë ,në kuptimin që tjetri ose të tjerët kanë për tolerancën.Këtë e tregon në edhe realiteti i sotëm i Shqipërisë postkomuniste ,që na jep një pamje tërëësisht tjetër.Intoleranca në shumë raste dikton dhe imponon.Ndidh jo rallë herë që është edhe sunduese .Kështu pëe shembull ,në vend të dialogut ,ka imponime  dhe të diktuar ë të folurit,më të pushtetshmit ,por jo më të zgjuarit  dhe as më të diturit e më të shkolluarit .Konfliktet zgjidhen më shumë me forcë e vetëgjyqësi se sa me mirëkuptim e rrugë ligjore.Dhuna fizike,psikologjike,institucionale dhe seksuale etj., është ende e përhapur dhe në zona të veçanta dominuese.Vrazhdësia në komunikim dhe mungesa e etikës në fjalor  vërehet kudo :në rrugë,në mjedise publike,në shkallë dhe në komunitet të vogël,në institucione dhe  aq më tepër në shkollë  ku është dhe duhet të jetë bash vendi i tolerancës dhe i tolerantëve ,i paqes dhe i mirëkuptimit,kompromisit dhe i komunikimit njerëzor.Tek individë dhe grupe të veçanta sociale fatkeqësisht edhe tëk “intelektualë”  e të shkollaur,ka ende inate,që presin t’i shkarkojnë me t’ju dhënë mundësia vendimarrëse  e institucionale,duke zbatuar atavizmin mesjetar  të hakmarrjes primitive .Ka ende mllefe ,nacionalizma dhe akte terrorizmi.Dhe atje ku ka inate,që vijnë për mungesë të formmimit demokratik dhe edukimit të dobët social ,nuk mund të bëhet fjalë për tolerancë dhe tolerantë.E njëjta gjë ndodh edhe në ato raste  kur shkelet ligji dhe ka diferencime në zbatimin e tij.Ja disa pamje të trishtueshme të intolerancës në qytetintonë të vogël .Para nesh kalojnë makina luksoze ,ndonjëherë edhe pa targa dhe me shpetjësi jashtë normave të lejuara.Shkelin kështu rregullat e qarkullimit dhe shpërfillin “në emër të njohjes”,të frikës së pushtetit ose të hakmarrjes,policinë e qarkullimit,njerëz të vrazhdë e disi të egër në sjellje dhe në komunikim ,që nuk i njohin ose nuk i përdorin fjalët:më fal,të lutem dhe faleminderit.Ka ende individë dhe përfaqësues subkulturash me sjelje e qëndrime devijante e pse jo,edhe ksenocentriste për kulturën dhe  vlerat kulturoreqë posedojnë të tjerët,duke paragjykuar edhe normat,traditën kulturën dhe vlerat kulturore  të një subkulture tjetër.Në një rast tjetër një djalë ndalon me fjalë fyese e disi me forcë një vajzë që kalon rrugës në punën e saj .Në një rrugë dallojmë një ndërtesë “të ligjshmee”,që hedh shtat dhe që i zë frymën e pamjen një institucioni të edukimit,një qytetar që nxjerrë nga mullari barit të thatë kallashin dhe vret komshiun për një vijë ujë,diku tjetër një baba qëllon të bijën,sepse ajo ka shkelur kodin e familjes tradiconale patriarkale dhe ka dalë në shëtitje me të dashurin ,një shitës kasetash,që në orët e vona të natës ,mu në mes të pallateve,me zërin e lartë të manjëtofonit të tij sdo t’ia dijë  për të tjerët dhe për përgjegjësitë që ai ka në komunitet,një kalimtar që i hedh mbeturinat vend e pavend ,një zyrtar që i mbyll me inat derën një hallexhiu,meshkuj që konkurojnë në politikë  dhe shpërfillin me intolerancë përpjekjet e gjinisë femërore për të bërë edhe ajo karrierë.Dhe ajo që të shqetëson sot është trondotëse:djemtë po vrasin prindërit e tyre për një “llaf goje”,ku mbetet e dhimbshme dhe tronditëse për shoqërinë e sotme shqiptare.

Duke ju referuar shembujve të mësipërm,nuk mohojmë as rastet e zgjidhjes së konflikteve në rrugë tolerante.Ajo që na shqetëson është fakti se shteti,shkolla,familja,shoqëria civile,institucionet e kultit etj.,duhet të ngrenë më shumë zërin,të kultivojnë me të gjithë mekanizmat që disponojnë vlerat në vend të antivlerave ,paqen  në vend të dhunës,tolerancën në vend të intolerancës,çka nuk është e lehtë të arrihet për shkaqe nga më të ndryshme,ndër të cilët po veçojmë:Njihen kufizimet,deri në mohim të të drejtave dhe lirive të individit dhe grupit,në shoqërinë komuniste.

Psikologjikisht,ndryshimi i sistemit,si rregull,shoqërohet   me një rritje të konsiderushme të agresivitetit ,me një përpjekje të shpejtë për të fituar kohën e humbur dhe të drejtat dhe liritë.Shpesh herë të shoqëruara këto edhe  me gjëndje emocionale të ngritur e që dalin jashtë kontrollit .Mirëpo,atje ku ka pasione,drejtojne instiktet dhe jo logjika ,mbizptërojnë ndjenjat e fuqishme dhe intensive dhe jo arsyeja,rrjedhimisht marrëzitë dhe sjelljet devijante nuk kanë të sosur.Është psikologji,që ndonësenuk është e fillimviteve ’90 dhe 97-të ,ajo vazhdon të jetë sunduese në një grup njerëzish,që e kanë të ngulitur në mendje se çdo gjë zgjidhet vetëm përmes forcës,brutalitetit dhe që fatkeqësisht transmetohet edhe tek fëmijët .Tranzicioni i gjatë mbart me vete problem të shumta sociale ekonomike,kulturore e psikologjike që nxisin intolerancën .Goditja që ka marrë e po e merr familja patriarkale po i çon pjesëtarët e saj në një çoroditje  e shoqëruar me element të krizës ,që nuk dinë se ç’pozicion duhet mbajtur e si duhet sjellë ta zëmë,me moshën e fëmijërisë,të pubertetit dhe të adoleshencës së vonë.Qëndrimet indiferente ,të tejskajshme liberale ose konservatore,janë gjithnjë të dëmshme.Është një vacuum në edukim që as shkolla,me problemet që ka nuk e bën si duhet.OJF-të,me përpjekjet e tyre mund të bëjnë edhe më shumë për arsimimin e atyre qindra fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë për arsye të ndryshme që janë  kontigjenti më i ekspozuar  dhe më i pambrojtur ndaj krimit,intolerancës dhe shfaqjeve të tjera negative.

Problem ka të bëjë me çështjen se në një shoqëri të hapur mund të bashkëjetojnë shumë opinione e mentalitete ,mund të bashkëpunojnë e ndërthuren shumë kultura e subkultura të diferencuara nga njëra-tjetra,por s’mundet  kurrsesi që brenda një shteti të vetëm ,siç ndodh rëndom tek ne ,të ekzistojnë dy e më shumë infrastruktura ligjore që të rregullojnë  marrëdhëniet e pronësisë ,raportet shoqërpore,sjelljet juridike të qytetarëve etj.Në një vend demokratik ,qytetarët janë të detyruar të sillen sipas një sistemi të unifikuar normash e standartesh të përcaktuara me ligj.Shumë opinione,por vetëm një sistemnormash juridiko-ligjore.Të drejtat dhe liritë duhen parë e trajtuar në unitet me detyrat dhe përgjegjësitë ,ndryshe motivohet intolerance,anarshia dhe antivlera dhe i jepet krahë veprimeve devijante.Kushdo duhet ta ketë të qartë se e drejta ime si qytetar përfundon aty ku shkelet e drejta jote dhe se të drejtat duhen kërkuar vetëm brenda kuadrit ligjor.Të tolerosh me ligjin ,duke bërë dallime për shkak të detyrës,etnisë,gjinisë,origjinës,arsimit,kulturës,që përfaqëson,pasurisë dhe pushtetit që ke etj., do të thotë të kultivosh ndjenjën e mosbesimit tek institucionet dhe pafuqishmërisë për t’i zgjidhur problemet në rrugë paqësore e ligjore dhe tu hapësh rrugë veprimeve antiligjore e intolerante.Për këto e të tjera arye tek ne gjallojnë e manifestohen në mendime dhe për pasojë  edhe në sjellje qëndrime e veprime raste jo të pakta të intolerancës dhe të zgjidhjes së problemeve të akumuluara ndër viet përmes rrugës së violencës .Vetëm kur shoqëria të emancipohet dhe të qytetërohet,rastet e intolerancës do të jenë të rralla.Kjo do arrihet me punën e kualifikuar të familjes e shkollës ,institucioneve dhe shoqërisë civile dhe me vendosjen e vërtet të shtetit të së drejtës dhe të atij ligjor.Këtu më vjen ndërmend një thënie për njeriun:”Gabimi më i madh është nevoja për të parë veten në pasqyrimin e syve të të tjerëve”.Shkurt,një shoqëri e mirëkuptuar dhe e mbështetur në ligjet e këtij vendi na bën që të mesohemi me artin e dialogut e të dëgjuarit ,qoft edhe kur ky art është i mundimshëm.Në fund të fundit ,ky është refleksi i lirisë,kjo është fshehtësia e progresit të vërtetë moral e qytetar drejtë të cilit jemi nisur e për të cilin jemi munduar aq shumë.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: