Dedë Preqi: Lakmia e Pacollit pa çati
| E Premte, 15.09.2017, 07:59 PM |

LAKMIA E PACOLLIT PA ÇATI, UA VAZHDOJ KEQBËRËSVE EDHE NJË QEVERI

Nga Dedë Preqi

Dikush e besonte, por ndoshta dikush jo, se me ndihmën e AKR-së, do të vendosët formimi i qeverisë së re, të cilin vendim do të arritinte z.Pacolli, në marrëveshje me PAN-in. Kaluan shumë ditë dhe kaluan disa muaj pas zgjedhjeve, Kosova akoma pa qeveri, edhe pse kualicionet e vendit u konsulltuan disa herë për të vendosur konstituimin e saj, por nuk ranë në ujdi dhe përgjegjësinë për këtë neglizhencë duhet ta mbajnë të gjithë, në veqanti kualicioni PAN, si fitues i zgjedhjeve të kësaj radhe.

Lumi i mediumeve nuk pushon, herë si lumenj të kulluar e më shumë të ndyer e të vërshuar, duke i vënë gjërat në binarët e imagjinuar, të njërës parti e herë të tjetres, pa u dukur dhe pa u dëgjuar mirë lëvizjet dhe qëllimet e tyre. Sa më shumë që kalon koha, e nesërmja sjell lajme edhe më të reja, apo më të këqija dhe vendi e ndjenë peshën e vet më të gjymtuar dhe shqetësimin e qytetarëve nga kushtet e dobëta ekonomike dhe sociale.

Edhe pse qeveria e Kosovës, nuk mundet të rehabilitoj çdo qytetar të vendit veq e veq, por ka të tillë që nuk kanë asgjë në jetë dhe as kulëm mbi kokë, për të cilët duhet kujdesur shoqëria dhe institucionet përkatëse dhe për të cilët kuptohet se për gjendjen e tyre shkakëtare është vetë qeveria e pa përgjegjshme dhe e pa ndërgjegjëshme e vendit dhe gjithë kësaj i shtohet edhe ky skandal i fundit, në mungesën e institucioneve, që për qytetarin e thjeshtë nuk është asnjë lloj arsytimi.

Shumica e qytetarëve nuk duan të dinë për politikën dhe e marrin si të imponuar, por duke pohuar se e ardhmja e tyre nuk do të arrihet pa ndikimin e politikës, kurse në anën tjetër, politikën të cilën e shohin dhe përjetojnë në Kosovë, një lloj i tillë politike diskutabile duket e mundshme vetëm në vendin tonë, kur nuk zbatohen ligje dhe as rregulla ligjore, por vetëm gënjeshtra e mashtrime, korrupcion dhe krime të organizuara, të cilat nuk i prek dhe ndëshkon fare drejtësia e vendit.

Sëcili qytetar i vendit ka ëndërruar Kosovën e lirë dhe të pavarur pak më ndryshe, duke dashur ta ketë së paku mirëqenjen dhe ta shfrytëzojë  lirinë e vet njerëzore dhe duke i buzëqeshur fati me të zgjedhurit e vet në Kuvendin e Kosovës, të cilët do të ishin njerëz të dinjitetshëm dhe të ndërgjegjëshëm, që do të angazhohen dhe përkushtohen më shumë për rimëkëmbjen e këtij vendi.

Por, për fat të keq të gjitha këto ishin një lloj imagjinate e mundimshme që sillej e rrokullisej në kokën e qytetarit kosovar, sepse në Institucionet e vendit hynë jo njerëz të duhur, që dinë ta udhëheqin shtetin dhe politikën e këtij vendi dhe inkuadrimin në përspektivën evropiane. Në këtë vend u realizue shteti i një grupi mafiozësh, të cilët erdhën në qeveri për t’u pasuruar dhe njerëz që zbritën nga fushat e ndryshme, jo edhe të kulturës e politikës së mirëfilltë dhe në favor të qytetarëve të këtij vendi, por njerëz të korrupsionit dhe krimëve të organizuara, të cilët e pushtuan dhe muarën pushtetin me dhunë deri në ditët e sotme.

Qe prej vdekjes së presodentit dr.Ibrahim Rugova, në Kosovën e pasluftës as një lloj i zgjedhjeve nuk është bërë në mënyrë të qetë dhe të mirëorganizuar, apo që nuk ka pasë probleme në emër të asaj politike, që formula e saj ka sjellë tensione të mënyrave të ndryshme dhe që kanë shkakëtuar politika të dhimbshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, sidomos kur udhëheqja e politikava me njerëz që kanë afera korruptive dhe kriminale, janë vënë përsëri në krye të detyrave dhe në krye të shtetit.

Kështu edhe tani, në qeverinë e re, mund të vijnë të njëjtit njerëz që Kosovën nuk e shpien asnjë milimetër përpara, por këtij vendi i murën çdo gjë dhe ia muarën fytyrën, duke vazhduar avazin e  tyre, që ua bëri të mundshëm bamirësi dhe humanisti z. Pacolli, në emër të asaj, që Kosova, të mos lëngojë nga mungesa e Institucioneve të saj.

Thotë një fjalë popullore, «lakmia nuk ka çati», poashtu këtë e bëri edhe z.Pacolli, lakmoi që një ditë të bëhët kryetar i vendit, edhe pse sëcili qytetar e mendon dhe lakmon një post të tillë, për hirë të qytetarëve dhe për hirë të tokës së shenjt dhe të përgjakur nga ato bija dhe bijë të Kosovës, nuk duhej ta pranonte, që t’ua zgjatë jetën pushtetarëve dhe njerëzve të tillë, të cilët këtë vend e hangrën, e përdhosën dhe e flliqën me të gjitha metodat ma ç’njerëzore, dhe duke u bërë milionera në korriz të këtij populli të shkelur dhe të ngelur mbrapa si asnjë popull tjetër në rajon.


06/09/2017

(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: