Kaltrina Hoti: Të dijme të respektojmë femrën
| E Merkure, 13.09.2017, 08:28 PM |

Të dijme të respektojmë femrën

Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar (17)

-Në mesjetë si me Kanunin e “Lek Dukagjint” por edhe me Kanunin e “Skënderbeut” femra shqiptare gëzonte më shumë të drejta se ajo në shtetet perëndimore dhe kuptohet më shumë se sot kur ne pretendojmë të bëhemi pjesë e familjes evropiane-

Nga Kaltrina Hoti

Po të futemi në historinë tonë të lasht ne vjelim një kulturë dhe civilizim që sot e kanë perëndimi apo ta veçojë shtetet skandinave sa i përket gjinisë së bukur. Këto shtete tani janë në nivelin e lartë të civilizimit ku femra jo vetëm që respektohet e çmohet por ka vendin e caktuar dhe është në qendër të zhvillimit shoqëror.

Femra është krijuar që të jetë e respektuar, shtylla kryesore e familjes, arsimimit, vendosjes dhe niveli i shoqërisë dhe organizimit të sistemit të përgjithshëm shtetëror e jetësor. Femra që na antik është në qendër të veprave të artit, si ato që kanë krijuar me laps, brushë apo daltë. Historia na dëshmon se kur shqiptarët udhëhiqeshin nga liria e vetë ajo vërtetë gëzonte dhe ishte e respektuar me rolin e sajë në shoqëri, bile kur merreshin vendime ajo kishte fjalën kryesore.

Kjo ishte në nivelin më civilizues derisa Iliria ra nën sundimin romak. Edhe më tej femra edhe pse nuk kishte nivelin e mëparshëm nuk e humbi rolin e saj në shoqëri. Në mesjetë si me Kanunin e “Lek Dukagjint” por edhe me Kanunin e “Skënderbeut” femra shqiptare gëzonte më shumë të drejta se ajo në shtetet perëndimore dhe kuptohet më shumë se sot kur ne pretendojmë të bëhemi pjesë e familjes evropiane. Me pushtimin otoman femra u bë skllave e një mentaliteti të çoroditur duke u shndërruar në objekt dhe mall të mashkullit. Jo rastësish në familjet tona depërtoj edhe fjala “robi im”. Asaj iu dedikuan edhe shumë nene kinse kështu ka urdhëruar Zoti. Kjo ndodhi kur njeriu morri forcën e injorancës dhe për gabime kinse morale dënon në mënyrë primitive femrën si të mallkuar nga Zoti. Thua se Zoti nuk paska atë fuqi që të dënoj e të hakmerret por këtë duhet të bëjnë hordhi të organizuara nga imam kudo qofshin ato.

Kjo prapambeturi dhe injorancë i ka rrënjët në primitivizmin turko-arab dhe del nga kinse urdhra të Zotit që mashkulli na paska të drejtë të martohet katër herë ndërsa mund të mbaj gra pa kurorë sa të dojë nëse ai ato edhe mundet me i ushqye. Kjo gjithmonë bëhet në emër të Zotit. Kjo dukuri apo më mirë ky fenomen ndodh  kur njeriu nuk ka fuqi t’i përballon sfidave jetësore që i takojnë atij andaj ai  fshihet pas perdes fetare, e kjo perde ose ia ka verbuar sytë ose ia ka robëruar mendjen.

Ne shqiptarët pas Luftës së dytë kemi hedhur një hap përpara, por me lindjen kinse të demokracisë femrën sërish e shndërruam në objekt, por edhe në mall tregu, ku me te bëhen  pazare përfitimi, mashtrimi, nënçmimi deri në shitje (Serbi, Maqedoni e Mal të Zi). Shoqëria shqiptare në vend që të hedh ca hapa përpara ajo jo vetëm që ngeci por përqafoj idetë e injorancës turko-arabe për t’i fërkuar duart e kënaqësisë armiqtë tanë serb e grek.

Ligjet janë pozitive, por të parespektuara nga bashibozukut që kanë uzurpuar hallkat e shoqërisë si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri. M. Huacunthe Hecquard ka thënë: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.

Kjo është etika e një nëne shqiptare kur ajo ka pas vendin kyç në familje dhe shoqëri. Femra shqiptare sërish do e marr rolin e merituar në shoqëri kur t’i rrezojmë pashallarët dhe të themi si dikur më parë;

Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar. -Per ZemraShqiptare, nga NY, USA, Shtator 2017-



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: