http://www.zemrashqiptare.net/
Zemra Shqiptare

Çeliku: Urime 'hoxhë' pavarësinë e Maqedonisë
| E Diel, 10.09.2017, 06:59 PM |

URIME “HOXHË” PAVARSINË E IRJ TË MAQEDONISË

NGA KALOSH ÇELIKU

Kopeja me zgjebe, që me vite e ndjek Autorin e këtij shkrimi publicistik: ende është gjallë në jetën publike e politike. Nuk kanë faj ato rrufjanë, por Autori i dramës satirike: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (2000), që i bëri të pavdekshëm kopilat, i futi në Bibliotekën Kombëtare dhe atë botërore, në ish  IRJ të Maqedisië.

Përçudi, “miqtë” e mi besnik të Policisë Letrare, uji kur flen, ato ende nuk flejnë, nuk i merr gjumi. Thënje popullore, që herë pas here ma përsëriste im Atë: Uji flen, por hasmi nuk flen. E dija se, çka më porosiste im Atë me këtë thënje të popullit. Porosi, që më hyri në jetë nga e cila edhe, ende jam gjallë si shkrimtar. Hasmëritë e Babait, unë i trashëgova në jetën time letrare. Vërtetë, Ai i përballoi pusitë e tyre pas porte, në fund të livadhit, ose pas Çuke, ama unë edhe sot e kësaj dite bie në gjumë e zgjohem nga ëndërrat me xhinde, që nateditë më hudhin dorë më më dorë mbi çatia dhe majë lisave. Verë e Dimër mes pusive pas porte, në Shkup.

Babai e kishte “nagantin” në brez, bombat e kuqe të italjanit dhe kashikarat serbe në xhepat e strukes me mauzerrin e fshehur nën hatullat e çatisë të Shtëpisë. E, unë sot vetëm penën. Armë, që nuk i palon “miqtë” e mi brenda një nate në pusi pas ferre, por në biblioteka kombëtare e ndërkombëtare. Prandaj, edhe jam duke i mbijetuar disa pusi, helmime, zjarre në banesë, vdekje klinike dhe iskenime aksidenti komunikacioni në rrugë. Luftë publike jo e barabartë me “miqtë” e mi të Policisë Letrare, që ende janë gjallë si argatë të partive politike dhe “analistë” politik në prehëtin e Njerkës Xhadi me furkën e leshit te pragu i derës të Shtëpisë. Boshtin duke e rrotulluar me gishta të dorës, tjerrë shtëllungën e leshit të deleve, nën dardhat gorrice, mërizin e Zanave Shqiptare.

Herë pas here, ende vazhdojnë me pusitë e tyre pas ferre dhe inskenimet e fatkeqësive të komunikacionit. Urdhëri komandues i Njekës me furkën e leshit në brez: të më vrasin pa paralajmërim. Nevoja, nëse është t’i përdorin të gjitha metodat policore moderne, në çdo hap dhe lëvizje. Edhe pse, deri më sot nga kjo Polici Letrare i përballova të gjitha pusitë e tyre eleminuese pas porte: helmimet dhe zjarret në banesë, edhe Vdekjen klinike në Voskopojë, Aksidentin e komunikacionit në Qafë - Thanë dhe këtë të fundit në Bukoç, mes maleve të Kërçovës.

Hap imi, hedhur përpara në Luftën me penë: Miqtë e mi nuk i kishin lexuar librat  mi artistik, e as ato publicistik. Libra, në të cilët Unë veç më ua kisha zbuluar gjurmët e “rrezikshme” të autorit Rrugës për në Baba Tomorr. Gabimi tyre policor, ato më shumë u kishin besuar “miqëve” të mi argatë në Policinë Letrare, sesa mua si shkrimtar. Prandaj, edhe dështuan si policë letrar në përndjekje si autorë në Luftën time me penë.

Populli, nuk e ka thënë kot: Uji flen, por hasmi nuk flen. Politikanët e sotshëm, mund ta rrejnë veten se, hasmi historik i popullit shqiptar ende flen. Unë, jo! Shkaku, se: hasmi im brez pas brezi nuk e di se, unë i mbaj përqafe nateditë Tri hajmali: një të Dërvish Nures Zajazit, një të Dërvish Kaçak Emin Çeliku (Xhambazi), krahut djathtë të luftës në Betejën e Katllanovës  për çlirimin e Shkupit (1844). Dhe, të tretën të Ismail Qemalit. Edhe, se: Rrugës për në Baba Tomorr më prinë Tri Melaqe Gra (Engjuj): Njëra më pri para e Dy të tjerat më mbajnë përkrahu.

Patrioti i Vonuar, moti kohë ka heshtë, edhe pse herë pas here me gjysëm shpirti e ngre zërin në mjetet e informacionit me ndonjë koment sa për sy e faqe para popullit se, ende është gjallë me pak shpirt. Gjatë jetës së tij “publicistike”,  i shëtiti gati të gjitha partitë politike: PK të Jugosllavisë, LSDM, PPD, PDSH, BDI dhe këtë të fundit me “besë”. Plasi si viç i palëpirë me kokën në grazhd për lider i ndonjë partie politike, ose pas një posti politik që ato do t’ia hudhnin për dritare në rrugë.

Fatkeqsisht, partitë politike e hetuan me kohë këtë soj të politikanit teknefes dhe e patën vetëm për një përdorim. Politikani ambicioz, gjatë këtyre viteve themeloi edhe disa lëvizje qytetare: “pyka” e me “besë”. Përçudi, nuk i eci fati, dhe u strehua në fondacione të SOROS –it dhe në ndonjë kanal televiziv privat të “pavarur” për ta fsheur kokën. Ama, harroi, se: tashti e futi kokën në zall, por bytha i mbeti në qiell të hapur, përmejdani.

Rrugë e hapur nuk i mbeti në qiellin shqiptar e as atë “maqedonas”. Dhiaret nuk i kishte trashëgim nga të parët, prandaj, edhe nga rëra ku e kishte futur kokën me bythët në “hava”, filloi të shkruaj komente në emër të një Hoxhe të Allahut. Dëshmi të cilën unë e zbulova rastësisht gjatë një Ore letrare në një shkollë fillore, fshat afër vendlindjes së Hoxhës Allahut me të cilin i kishte caktuar takimet “patriotike”. Drejtori i asaj shkolle, padashtas, më rrëfeu një ngjarje interesante, se: Patrioti i Vonuar përmes tij mbante kontakte me Hoxhën e Allahut, që pas Luftës të 2001 -shit përsëri kishte dalë në mal.

E pabesueshme, Hoxha i Allahhut në Ditën e sotshme jetonte në mal, mu si në kohën e Turqisë. E, policia e këtij “shteti demokratik” krah për krahu me Interpolin, nuk mund ta zente dot të gjallë si “kaçak” mali?! E, në Radushë me shokë e vrau Harun Aliun, “terrosistët” mbi pesëdhjetë vetë në “Lagjen e trimave”, ama ja nuk mund ta zente këtë Hoxhë të Allahut, që “kishte” dalë “kaçak” në mal.

Hoxha i Allahut, herë pas here paraqiteshte në Facebook dhe në ndonjë portal elektronik me “ilahitë e tij patriotike”. Ama, kurrësesi nuk mund ta zente policia e shtetit, në një hapsirë malore kaq të vogël me sipërfaqe e 2.000.000 banorë. Aqsa ka, vetëm një lagje e Stambollit, në Turqi.

Hoxha i Allahut, në ditën e pavarësisë (2017) doli edhe me një shkrim parazgjedhor. Dihet, autori i këtij shkrimi nuk ishte Hoxha i Allahut, por Patrioti i Vonuar. Edhe, i bënte thirrje “patriotike - muslimane” popullit shqiptar:

“Sot skenën politike e kemi qervish politik. Kemi shumë parti. Kemi nostalgjikët e Menduh Thaçit të grupuar në disa parti, RDK, Aleanca dhe Besa, shtoja kësaj se i kemi aktiv ende kriminelët e DUI-it të Ali Ahmetit, që më shumë janë të lidhur me fashistët e VMRO-së, përfshirë edhe disa (B)analistë me gazeta dhe portale, nuk ka dyshim se nuk do të na lejojnë të mendojmë shtruar për problemet tona qenësore në lidhje me sovranitetin, por do të mundohen me trikat e njejta të vjetëra të na hutojnë që të na mashtrojnë më lehtë, por jo vetëm neve, gjithashtu do ta destabilizojnë edhe qeverinë reformatore të Zaevit, do ta satanizojnë çdo veprim të vullnetit të mirë të tij, pasi sot më shumë flasin për sovranitetin dhe të drejtat e shqiptarëve Zaevi, Penderaovski, e të tjerë, për të korrigjuar gabimet e pushtetit të Gligorovit, Cervenkovskit dhe të fashistëve të VMRO-së, se sa vetë partitë e shqiptarëve, të cilat na shesin kokrra të patriotizmit me kriminelët e tyre hajdutë, që njihen në mjediset shqiptare (që mbijetesën e tyre e varin në partitë e pushtetit), por gjithnjë do të mbesin humbës nga shqiptarët me vlera dhe vyrtite të larta kombëtare dhe fetare.

Pra, nesër mund të festojmë, mos për tjetër, për shpërbërjen e Jugosllavisë dhe për shpresat se ka energji pozitive tek qeveria e Zaevit për të korrigjuar gabimet e së kaluarës, por të jeni të sigurtë se kjo nuk i gëzon vetëm hajnat fashistë, kriminelët ordiner, grupet mafioze dhe sektet e korruptuara religjioze, ku të gjitha ëndrrojnë se mund të vjedhin aq sa ka vjedhur Menduh Thaçi me agjentët e tij dhe Ali Ahmetit me 40 hajdutët e tij.

Urime Ali Ahmeti, Urime Menduh Thaçi festa e 8 shtatorit, dita e pavarsisë së Maqedonisë. Ju bashibozukut e rinjë të partive të reja jeni dhe jetoni vetëm si Copy-Paste i këtyre dyve!”

Plotësisht, pajtohem me Hoxhën e Allahut me fjalinë e fundit (urimin e pavarsisë). I vetmi parashikim politik i tij, që nuk e luan as topi i Mic Sokolit. Nuk e fajsoj veten, që ia kam dhënë votën e lirë dhe demokratike, pas lufte (2001). Vit, kur ai edhe hyri në Parlamentin e IRJ të Maqedomnisë si deputet i popullit. Dhe, publikisht, unë si publicist i këtij Shteti të “përbashkët-demokratik” i bashkangjitem urimit të tij “profetik”.

Urime “Hoxhë”, Pavarësinë e IRJ të Maqedonisë!...