http://www.zemrashqiptare.net/
Zemra Shqiptare

Ramiz Dërmaku: Korrupsioni është kancer
| E Diel, 10.09.2017, 07:18 AM |

Korrupsioni është kancer i vërtetë, i cili i pengon demokracinë

Përgatiti: Ramiz Dërmaku

Korruipsioni është një kancer i vërtetë që nuk kursen asnjë vend pra ai është prezent në çdo pore të jetës. Ç´farë do të thotë në terminologji fjala korrupsion? Fjala korrupsion ka origjinë latine (corrompere) që do të thotë: Njollosje të integritetit moral. Për eliminimin e korrupsionit në Kosovë kërkohet punë sitematike, dhe të dënohen të korruptuarit. Përmes një analize të detajuar se çfarë është korrupsioni dhe ku ka arritur ai, nuk kemi nevoj të humbasim kohë sepse ky fenomen mund të parandalohet përmes një mekanizmi.

“Korrupsioni tashmë është një kancer i vërtetë që nuk kursen asnjë vend pra ai është prezent në çdo pore të jetës. Janë zakonisht të korruptuara ato praktika që janë në kundërshtim

Ndërsa në administratën publike korrupsioni ka kuptimin thyerje të etikës profesionalë të zyrtarëve publik. Vlerat etike ndryshojnë nga një vend në një vend tjetër, nga një shoqëri në një shoqëri tjetër e për këtë arsye korrupsioni ka vlera të ndryshme për kombe e shoqëri të ndryshme.

Korrupsioni është një fenomen shumë i përhapur, kjo ndodh sepse diku nuk luftohet korrupsioni sepse njerëzit nuk kanë vullnet për ta luftuar atë sepse vetë janë të korruptuar. Sipas studimeve të bëra deri më tani , forca vepruese e korrupsionit është më e fortë në ato vende ku sistemi legjislativ dhe gjyqësor janë të dobët dhe nuk vëzhgohet me vëmendjen e duhur rregullat e Shtetit të së Drejtës. P:SH. Në Kosovë, Shqipëri..,

-Korrupsioni ka sukses në ato vende ku klientelizmi është bërë një normë “normale” dhe ku shoqëritë kanë një varësi të madhe nga politika e si përshtatje për mbijetesë pranojnë rregullat e pashkruara nga funksionarët e institucioneve që sillen si drejtues të kompanive fitimprurëse private.

-Korrupsioni si fenomen shfaqet në administratën publike, në nivele të larta politiko-institucionale dhe në nivele të ndryshme ekonomike. Korrupsioni i kuptuar si abuzim me pushtetin për interesa personale parashikon një seri veprash penale. Për motive teknike do të bëjmë ndarjen mes korrupsionit të madh dhe korrupsionit të vogël.

-Korrupsioni i madh zhvillohet tek Qeveria, tek Parrlamenti, duke i përfshi edhe funksionarët e mëdhenj ; Ministra, zv. Ministra, shefe departamentesh dhe drejtorish) që marrin vendime apo nën shkruajnë kontrata dhe marrëveshje me shuma të mëdha parash.

Korrupsioni i vogël përfshin funksionar inferior të shtetit (drejtues dhe specialistë) që për të ofruar shërbime të parashikuara në ligj kërkojnë shërbime, dhurata dhe shuma të vogla të hollash.

Ne duhet të bëjmë dallimin mes korrupsioni sistematik dhe endemik që përfshinë një qeveri ose një ministri dhe korrupsionin individual që shfaqet në raste sporadike dhe të izoluara.Për ta luftuar korrupsionin kërkohen mekanizma të fortë, duhet të cekim se e s`pari duhet parë se ç`farë marrëdhënie ka individi me pushtetin, fenomeni i Korrupsioni nuk mund të zhduket plotësisht ai është një penges kryesore për zhvillimin e demokracisë. Ai mund të ndalohet nëse ne momentet e duhura para se qytetarët të jenë viktima e para se dëmi i ekonomisë.

Unë mendoj se këto masa për parandalimin, eliminimin e korrupsionit në të gjitha versionet dhe në të gjitha përmasat duhet të angazhohen.

Garanci efikase për kontrollet

Propozime dhe transparencë administrative.

Promovimi i integritetit të punonjësve publik

Eliminimin e formave të “fshehta” të Administratës Publike

Garanci e të ardhurave për punonjësit e administratës

Ulja e mundësive për të bërë korrupsion

Përjashtimi i formave të punësimeve militanteske

Transparencë në punësimin dhe rekrutimin e zyrtarëve të lartë dhe specialistëve të thjeshtë të institucioneve

Sa më pak të ndikojë politika në rekrutimin e punonjës

Respektimi i kritereve profesional dhe të integritetit moral të funksionarëve të administratës shtetërore dhe të drejtuesve të lartë të institucioneve shtetëror. Prandaj shoqeria dhe populli duhet qele sytë dhe me të gjhitha forcat ta luftojnë korrupsionin që nga momenti kur ai fillon të rritet apo shtrihet. Por në anën tjetër korrupsioni diku diku ka lëshuar rrënjë; sidomos tek ish punëtorët e sistemit të kaluar ( ata të cilët dikur jetonin në parajsa e sot po ata ju kanë rrekur proceseve demokratike dhe po i pengojne ato.

Ramiz Dërmaku

Weingarten-Gjermani