Xhevahir Cirongu: Hesht!
| E Diel, 10.09.2017, 08:05 AM |

Xhevahir Cirongu

 

Hesht!

 

Hesht

heshtja,

dhe..ikën pa e kuptuar

në heshtje....?

I them heshtjes:

Pse hesht?

As një fjalë

Dhe…  përgjigjen marr prej saj

vetëm heshtje.

Hesht!

hesht!

tek ajo do gjesh

në heshtje

mendim e fjalën,

dhe prapë

ajo vetëm hesht!?

Pse hesht – heshtja?

kërkoj prej saj

një fjalë,

të më thotë:

‘’edhe unë mbaj të fshehur

tingullin  fjalë!’’

Hesht- heshtja

në vaskën e saj

mban të fshehura

miliona fjalë.

Hesht – heshtja

ajo di të flasë

vetëm at’herë

ku njerëzve u duhet

e bukura fjalë.

 

Hesht – heshtja,

dhe në heshtje

na flet të gjthëve

me filozofinë e dritës fjalë.

Vetëm at’herë

e shkruar në shkëmb e gur,

hesht – heshtja

Hesht!

hesht!

gjthë mjaltë e nur.

 

Durrës, 20 gusht  2017



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: