Kalosh Çeliku: Festa e flijimit të 'kurbanit'
| E Enjte, 07.09.2017, 08:36 PM |

FESTA E FLIJIMIT TË“KURBANIT”

NGA KALOSH ÇELIKU

Asgjë në këtë shtet “të përbashkët demokratik”, nuk ka mbetur pa u politizuar deri në palcë: arsimi, kultura edhe Tri fetë e Zotit (Allahut): Katolike, ortodokse dhe Feja Islame. Përmëkeq, sot edhe buka dhe uji që e pimë, janë me ngjyra politike - partiake. Vite më parë, gjatë një fushate parazgjedhore, Gruevski “muslimanëve” në xhami ua uroi “Bajramin” në gjuhën shqipe. “Boro e Ramizi” me simbolet e “vëllazërimit-bashkimit” jugosllav, këtë Kurban Bajram (2017) krah për krahu me “sejmenët” e tyre hyri në Xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup. Përçudi, Boshko Buha i sotshëm xhematit nuk ua bëri për “hajër Kurban Bajramin në gjuhën shqipe”. Edhe pse, para ardhjes në pushtet u premtoi se do të sjellë “ligj” për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Menduh Thaçi me shokë,  vite më parë në mes të Shkupit para xhamisë “Jahja Pasha” për t’i fituar votat e popullatës “muslimane”, thirri: “Allahu Akber”!

“Muslimanët”, nuk i besuan Menduh Thaçit dhe Partisë Demokratike Shqiptare, nuk ia dhanë votat e “lira-demokratike”. Sot, i besuan Bombahedhësit (shpëtimtarit të shqiptarëve) duke e stolisur në këto zgjedhje parlamentare (2017) LSDM -ën me rreth 70.000 vota “shqiptare - muslimane”?! Haraçina shqiptare, jo vtëm, që ia dha votat krye për krye si delet në vathën e Çobanit, por edhe e futën në Shtëpi, Katund?! Përqafimi i “shqiptarëve” të Kumanovës në “Lagjen e trimave” Zaevin, puthja mallëngjyese e “shpëtimtarit” në të dyja faqet për të hëngër çotek (dajak) edhe Nesër nga “vëllezërit”, siç duket dha efekt tek “muslimanët” e Kumanovës. Edhe, “shpëtimtarin” e shqiptarëve e sollën në pushtet. Populli thotë brez pas brezi: Dardha e ka prapa bishtin.

Populli shqiptar, ende me pak mend në kokë. Partia Politike PDSH e Menduh Thaçit, i humbi zgjedhjet parlamentare. Edhe, e mori tatëpjetën fushave si parti politike shqiptre. Vite me radhë, u përpoq ta marr veten si parti politike, por e kishte vështirë pa ideologun e Partisë Shqiptare Arben Xhaferi. Rrotull i sillen me “temena” Partisë Politike në pushtet BDI -së. Vetëmse, veshtirë e kanë të rrëmbejnë ndonjë këmbë pule. Nama e popullit shqiptar, siç duket i ka zënë ta ndjekin rrugën politike të PPD –ës.

Palitikanët e arratisur me “Din e Iman”, para zgjedhjeve lokale (2017) në emër të “Allahut” këtë “Kurban Bajram” u turrën në xhaminë “Mustafa Pasha” pas votave të “lira dhe demokratike muslimane”. Fushatë parazgjedhore bënë para kamerave televizive krah për krahu me hoxhallarët e “Allahut”. E përuruan Sheshin “Skënderbeu” me këngë, valle dhe poezi pa asnjë petkë shqiptar. E përgëzuan “xhematin” me urime për “Kurban Bajramin”. Zaevi (bombahedhësi i Shkupit si Boshko Buha partizan) edhe Talati:  spiker i Parlamentit i një Partie Politike Neokomuniste, oficer i ish JNA –as. Edhe atë, qëllimi: rrëmbimi i votave shqiptare, që asgjë deri më sot nuk kanë bërë për shqiptarët tridhjetë vjet me radhë. Përveçse: rrogave qeveritare, pasurisë personale dhe punësimeve familjare. Shembull konkret, para disa viteve me një urim të këtill festiv në gjuhën shqipe e kënaqi popullin shqiptar  kryeministri Gruevski. Radha i paska mbetur ta provoj veten në politikën “madhore” edhe Zaevi, (Bombahedhësi, “shpëtimtari i shqiptarëve”), në gjuhën e shtetit të “përbashkët - Republikë maqedonase “.

Ditë feste, kur sot në botën Islame masakrohen pamëshirë me miljona kafshë si kurbanë para syve të fëmijëve. Kafshë shtëpiake, që i lidhin një ditë para “myslimanët” me litarë që t’i therin të nesërmen si “kurbanë”. Identike me shqiptarët, që “vëllezërit” e Njerkës i therin “kurbanë” shekuj me radhë në histori. E kafshët e mjera me blegërimën e tyre vajtuese, gjithë natën kot i luten “Allahut” për mëshirë! “Muslimanët”, nuk kanë mëshirë ndaj njerëzve, e ku më ndaj kafshëve shtepiake, i mprehin thikat e kasapit para syve të fëmijëve në lëmën e shtëpive. Gjysmën e mishit, sipas porosisë Kuran’ore gjoja ua shpërndajnë “fukarenjëve”, e në realitet e marrin këmbekrye për vete, në frigoriferin familjarë të shtëpisë. Pse nuk therin për “Kurban Bajram” ndonjë kafshë të egër si “kurban”, por vetëm kafshët e buta shtëpiake?! P. Sh, ta zëmë: derrin e egër, ujkin, ariun, tigrin, luanin, kaprollin, lepurin, dhelprën dinake...

“Bajramin” e kaluar “kurban” ishte Zejadin Sela, në Kuvend. “Vëllezërit” e Njerkës e tërhiqnin zvarrë pa shenja jete nëpër koridoret e Kuvendit. Përkëmbeduar, para kamerave televizive. Edhe, Zaevin e përgjakën pak në kokë sa për sy e faqe për të ardhë në pushtet (shpëtimtarin e shqiptarëve),  dhe Talatin në postin e spikerit me disa sharje dhe fyerje kombëtare. Zaevi e përfundoi shfaqjen tragji-komedinë politike me një gërvishje në kokë për të ardhë në pushtet. Shekerinska me një tërheqje flokësh për t’u bërë Ministre e Mbrojtjes. Talati, pa asnjë ferrë në këmbë u bë spiker i Kuvendit. “Trimat e Besës, ikën në shtëpi. Zejadin Sela, ishte “kurbani” i kësaj Qeverie të “vëllazërim - bashkimit”.

“Kurban Bajrami” siç duket kësaj radhe në zgjedhjet lokale (2017), dhe politika e “vëllazërim-bashkimit” me ilahi të Bashkësisë Fesë Islame në IRJ të Maqedonisë do t’i flijojë edhe patriotët e “vëllazërim-bashkimit”: Zaevin (shpëtimtarin e shqiptarëve), Mukin dhe Talatin. Padashtas, siç duket sot është koha të shpëtojë populli shqiptar nga ky  soj politikani “musliman” - jugosllav me këmbët dhe trutë në legen, që me shekuj i ngatërrohet nëpër këmbë popullit shqiptar.

Edhe, pse: kalorësit e arratisur pak më herët u fotografuan në një ekspozitë artistike para kamerave televizive të organiazuar në “Çifte-Hamam”, një institucioni shtetëror ende i veshur fundekrye me petka neokomuniste në në Bit-Pazar të Shkupit, që nuk e panë të arsyshme të marrin pjesë në një Orë letrare, poashtu të organizuar nga Komuna e Çairit (bëjnë selfije para heroit kombëtar, Skënderbeut). Përmëkeq, e penguan me ato “salltanatet” e tyre partiake - policore me ndërprejen e komunikacionit me fishkëllima të makinave policore dhe drita mesnate gjatë leximit të poezive. Kamerat televizive, dihet turren me të katra pas ish politikanëve komunist, dhe atyre neokomunistë ende në pushtet. Edhe sot si dje, i “therin poetët” si kurban për “Bajram”. Kokën nuk e lodhin fare pas poetëve që me qindra kilometra rrugë vijnë të lexojnë një poezi në Sheshin “Skënderbeu” i mbuluar me beton pa asnjë gjeth gjelbërimi.  Shesh, që ditën e nesërme rrugaçët “kuqeqzi) e përdhosën figurën e Nënë Terezës me ngjyra politike-fetare. Përdallim, nga ai i Tiranës, të cilin gjatë festës të “Kurban Bajramit”, shqiptarët “musliman” e mbuluan, e veshën me ferexhe të zezë.

Publikisht, me këtë shkrim kryengritës, ua bëj me dije Organizatave Ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve ta ngrisin zërin për ndërhyrje përmes fetarëve besnik përparimtarë në Kur’an. Librin e shenjtë, që para qindra viteve i është “dërguar” Muhamedit a. s. nga Zoti. Patjetër, sot duhet të pësojë ndryshime në përmbajtje mes atyre faqeve, që mos ta keqpërdorin “muslimanët e ehamdurila”. Përshtatet disi Ditës Sotshme, arritjeve arsimore, kulturore, shkencore e teknike. Arsye, nuk jetojmë më në atë kohë të përrallave dhe qilimave fantastik fluturus, por në shekullin e aeroplanëve, helikopterëve dhe raketave shkatërruese të botës njerëzimit.

Kafshët shtëpiake të mos flijohen më si “Kurban” për “Bajram” në emër të “Allahut” brenda një dite për “muslimanët ehamdurila!” Por, të kullosin pa frikë fushave e maleve anekënd botës. Në vend të tyre, të flijohen (therin) në emër të “Allahut” me thikat e mprehta të Kasapit pijet “hallall”: shirrën e Pejgamberit të fundit Muhamedit a. s. një gotë raki rrushi, ose shtambat me verë të Omar Khajamit!

Edhe për fund, cilin e mashtrojnë me shekuj këto kalorës të shashtisur e arratisur nëpër vite me “politikën e tyre madhore shqiptare si muslimanë ehamdurila”: Popullin shqiptar, mua si shkrimtar (“armik i shtetit përbashkët dhe muslimanëve”), apo vetëveten si politikanë “haleje”, pas Shtëpie?!...



(Vota: 31 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: