Bejtullah Sadiku: Meditime socio-filozofike
| E Marte, 05.09.2017, 06:28 PM |

Shkrim me shkas:

Meditime socio-filozofike

Shkruan Bejtullah Sadiku

SENTENCAT E AGREGACIONIT SHQIPTARO-SHQIPTARE

Gjithëkundi në botë, edhe në botën shqiptare, njerëzit presin shumë ma shumë të mira se sa i kanë e se sa u jepen, në raste e me raste të ndryshme, si diçka meritore, si diçka dhuratë, si diçka shpërblim, se e meriton, se i takon e kështu me rradhë.

Këto janë vlera raportesh në mes individëve, udhëheqësve, shefave, drejtorëve, shoqatave e institucioneve shoqërore e shtetërore të një vëndi, gjë që kështu shihet e përceptohet nga pritësit, shikuesit dhe përcjellësit ma objektiv mbi vendimet dhe qëndrimet subjektive të atyreve, që primare kanë plotësimin e kënaqësisë individuale, personale apo të grupit të caktuar, që ata vetë i përkasin apo edhe udhëheqin me paramendime të paracaktuara të dominimit apo të përfitimit?!

Gjeneza e të qenurit të identitetit apo edhe të llojit vet të personalitetit, mund të interpretohet edhe në baza të vlerave standarde që posedohen me fakte e argumente që një komb i ka, pa patur nevojë për falsifikime, hiperbolizime e zmadhime të njerës anë, në ulje e shkelje të palës tjetër.

Shkelja e vlerave të individualitetit dhe grupit si pjesëtarë kolektiviteti e kombi, politikisht kështu dhunohet dhe ate në shumë aspekte:

- dhunim politik, nga vetë pushteti vetëqeverisës i shtetit:

- dhunim politik partijak, nga vetë partija që simpatizon apo admiron në te;

- dhunim ekonomiko-social e egzistencial, skamje, papunësim, vobegtësi e tepruar etj,:

- dhunim arsimorë, me ma shumë apo me ma pak të drejta elementare regjistrimi, edukimi e arsimimi;

- dhunim social, të (pa) siguruar me ma (shumë) (pak) fëmijë ku kanë të drejta apo s´kanë të drejtat që u takojnë etj. etj.

- dhunimi apo tjetërsimi religjioz - që kohëve të fundit është koxha aktual, duke u paraqitur në forma dhe vende të ndryshme etj.etj.

Këto vlera të (pa)drejtash e shumë të (pa)nevojshme janë të klasifikuara në të klasit parë dhe dytë, ku për elitën udhëheqëse e pushtetare shfrytëzohen ndoshta edhe mbi maximumin e duhur, kurse për pjesën dërmuese të shumicës apo anëtarësisë së gjërë, ngelin ëndrra në pritje për ditë më të lumtura!

Kështu lind nevoja dhe shkaku i kërkimit të rrugëve për rrugëdalje nga amullia pushtetore e pushtetmbajtëse ndaj të pafuqishmëve, që shpëtimin gjithmon e shohin në ndërrime e ndryshime e deri në largime nga grupi, partia, shoqëria e vëndi, në kërkim e plotësim të kushteve egzistenciale e jëtësore, për një jetë apo egzistencë sadopak ma dinjitoze.

Nuk duhet harruar se këto janë faktorë përcaktues e determinues që De Facto përcaktojnë dhe determinojnë ngecjen (mos) zhvillimin apo edhe (mos) njohjen për anëtarësim apo zhvillim të mëtutjeshëm të raporteve dhe proceseve të mbetura pas, ku ndieshmërinë ma të madhe reflektuese, mbi shpinë e mbanë pjesa dërmuese e popullit shumicë.

Këto norma, qofshin individuale, grupore, partiake, shoqërore apo shtetërore, te çdo kush përcaktojnë ndjenjat e (jo) sigurisë,ku duhet qenë si forma interpersonale të tija e me një ndarje plotësisht të barabartë me të tjerët, që të mund lirshë, pa rezervë dhe pa frustracion, të përcakton statusin e vet shoqërorë si të barabartë, sa për të tjerët, po aq edhe për veti, si koherencë normative shoqërore, ekonomike e politike.

Lidhur me gjithë këte që thamë, çpo ndodhë në shoqëri, a ka zbatueshmëri të barabartë të akteve ligjore e normative, që bihen, sjellen, aprovohen e që fort më pak zbatohen?!

Për deri sa nuk do ketë zbatueshmëri të mirëfillt, të përpikt, korrekte e objektive, problemet do vazhdojnë si një vazhdimësi e pa përmirsueshme, ku fajsinë dhe fajtorin, në vend se ta gjejmë ne vehte, kujdestarojmë si ta gjejmë edhe aty ku nuk gjindet!!!

Më duket se kështu po ndodhë në shumë sfera të jetës, shtyp, media, kulturë, shkencë, politikë etj.

Ndryshimet dhe realizimi pozitiv si zgjidhje, është manifestim i vullnetit të mirë, kurse zgjatja dhe pritja janë manifestime dhe dëshira të vullnetit të keq, që ndryshe do të thot edhe ushtrim i dhunës pushtetore, sipas tekeve të ndonjë "udhëheqësi", që është apo s´është i vetëdijshëm se me qëndrimet e veta megalomane, personalisht shkel mbi normat e përcaktuara ligjore e shtetërore, për të cilat me siguri edhe vetë ka ngritur gishtin e PRO-së.

Lidhur me këte pasusin e fundit, ndoshta duhet të jem akoma më konkret, pra:

- Kushtetuta që aprovohet, nga po të njejtit, fort pak edhe zbatohet;

- marëveshjet e ndryshme që përgatiten e sjellen për gjatë kohë, shpejtë edhe vetëshkelen;

- aktet e ndryshme normative e ligjore që i sjellin dhe aprovojnë edhe nëpër Kuvende, të njejtat, nga harresa, nga inati, nga mosdashja i futin në sirtarët e arkivave, që vështirë e kanë dot ti gjejnë, byle edhe në momentet më të nevojshme kohore.

Nga kjo del edhe ky konstatim:

Derisa problemet dhe kontradiktat shoqërore janë të tejdukshme dhe shumë të mëdha, e që kërkojnë domosdoshmërisht zgjidhje, dhe ate si e si ndërmjet dy nocioneve e etniteteve të ndryshme, shqiptarët kemi akoma nevojë të madhe për mësim e këshilla si elemnt obligativ e moral, hapërime me gjykime të shëndosha e pa aspak paragjykime të sëmura, si dhe veprime (sentenca) të rëndësishme për unifikim (agregacion) dhe grumbullim ideshë e veprimesh, që më lehtë të mundim tu përgjigjemi të gjitha provokimeve me kundërvlerë që vijnë në adresë të etnikumit tonë kombëtarë e gjithëshqiptarë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: