Fritz Radovani: Dita e Shejtneshës së Madhe
| E Diel, 03.09.2017, 10:35 AM |

Nga Fritz RADOVANI:

PREJ GJAKUT... JAM  SHQIPTARE !

4 SHTATORI

DITA E SHEJTNESHĔS MADHE SHQIPTARE

(1910 – 1997)

1979, 10 DHJETOR:

“PREJ GJAKU E PREJARDHJES JAM SHQIPTARE, KAM SHTETSI INDJANE, JAM MURGESHË KATOLIKE. PREJ PRIRJES I PERKAS GJITHË BOTËS. NË ZEMER I PERKAS PLOTSISHT JEZUSIT !” Ishin fjalët e Nanë Terezës në Oslo, kur mori atje çmimin “Nobel” per Paqë... Aty kerkoi dhe korrigjimin e Shtetsisë së shkrueme gabim.

4 SHKURT 1986: Kur Papa Gjon Pali II, vizitoi Shtëpinë Nirmal Hriday në Kalkuta, tha: “Kjo, per mue ishte dita ma e gëzueshme e gjithë jetës sime!...”

Një gazetar e pyeti Papën Gjon Pali II: “Si mund të flasë Kisha, në gjuhën kristjane evangjelike në Liban...?”...Ishte ajo kohë kur armët aty nuk pushojnë për asnjë çast...

Papa u përgjegjë: “E din Nanë Tereza, që shkon në Liban atë punë, e din edhe pa studjue shumë libra. E din pse kjo i përket Shpirtit të Saj, gjenisë së Saj, Zemrës së Saj.”

Mbas 24 orësh, porsa Nanë Tereza ven kambën në Liban, shpallët armëpushim!!..

25 PRILL 1993: Kjo ditë shenon në memorjen tonë ata çaste të paharrueshme, kur në Katedralën e Shkodres, tashma të rindërtueme, erdhi Papa Gjon Pali II e, bashkë me Té, asht edhe Ajo që tashma gjithë Bota e quen Shqiptaria e Madhe, Nanë Tereza, për të cilën, Papa tha: “Prej përsonit të Nanë Terezës, Shqipnia asht e nderueme gjithmonë.

Ju falnderoj sot në emnin e Kishës Katolike, për këte Bijë të Tokës Suej dhe të Popullit Tuej... E si mos të kujtojmë tashti një Bijë të zgjedhun  të Popullit Shqiptar, Motren Tereza të Kalkutës, Nanë shumë e vorfën ndër ma të varfërit në Botë? Me zjarrin e Fesë në krahnor Kjo grue e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjell dhe ruen mbrenda Saj hovin e bujarisë së papërmbajtun dhe të pamposhtun të zemrës Shqiptare...”.

Ndersa, Mahatma Gandhi, që la gjurmë të pashlyeshme në histori, i tha gazetarve për Nanë Terezen: “Trendafili nuk ka nëvojë të predikojë, aroma asht predikimi i tij!”

QERSHOR 2002: Presidenti Amerikan Bill Klinton, u shpreh: “Nanë Tereza, ishte e para Ajo, qё më bani ta due Kombin Shqiptar dhe tashti unë ndihem shumё krenar, që plotsova njё detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave tё Lirisё në Kosovë”.

4 SHTATOR 2017...

NË PRISHTINË SHUGUROHET KATEDRALIA E SHEJTNESHËS SHQIPTARE !

NËN TINGUJT E KUMBONËS SË RE NË PRISHTINEN E LIRË, SHQIPTARËT NGA TË KATER ANËT E BOTËS DO TĔ KËNDOJNË ME VARGJET E POETIT TONË TË NJOHUN PROF. ZEQIR LUSHAJ:

“JETA E SAJ, NUK DON KOMENTE,

I THONË: – NANË! PESË KONTINENTE!”


Melbourne, Shtator 2017

(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: