Demir Krasniqi: Njeriu i ndjekur 50 vjet nga UDBA
| E Diel, 03.09.2017, 11:19 AM |

NJERIU I NDJEKUR 50 VJET NGA UDBA JUGOSLLAVE

 

- Prof. Dr. Reshat Nexhipi nga Manastiri i Maqedonisë –

 

Prej gjithësisë një engjëll zdrypi –

E pagëzuan Reshat Nexhipi !

Shkrepi dritë si xhevahiri –

U gëzua gjithë Manastiri !

 

Profesorin e diturisë ,

Doktor shkence të  historisë –

Nuk donin ta linin  t’ gjallë ,

Edhe shtëpinë ia kishin kallë !

 

Burrë  besnik  me zemër guri –

50 vjet e ndoq kauri !

50 vjet UDB-a helaqe –

I bëri dosje 500 faqe !

 

50 vite  UDB-a sllave –

Iu lëshuan n’ shpinë si ujqër llave !

UDB-a  komuniste  e Manastirit –

Diktuar nga  këlyshët e qafirit !

 

80 vite nën  përpjekje ,

50 vite nën  përndjekje !...

500 faqe  i banë dosje –

Nën kërcënime e krekosje !...

 

Sllavo – maqedonët me krime s’ u  nginë –

Ia konfiskuan mallin , po e edhe shtëpinë !...

Kështu nga Manastiri , familjen ia dëbuan –

  Maqedoninë Lindore  larg ia internuan !

 

Me  Universitet kur u bë  Manastiri –

Reshat Nexhipi ishte profesor ma i miri !

Shpejt ia qiten rrethin forcat sllavo – armike –

E shpallen Reshatin :”Tepricë teknologjike !?”

 

Ky status ndaj tij , zgjati 20 vjet –

Jeta e tij zhvillohej kudo me kiamet !

Asnjë ditë të bardhë s’e  lanë me e  gëzua –

Derisa parakohshëm e kanë pensionua !

 

Grupe huliganësh , bashkë me kriminel –

Ia dogjën shtëpinë deri në themel !

Ia zhduken tërë librat me dhjetëra dorëshkrime –

Që i kishte t’ gatshme t’ gjitha për botime !...

 

Gjithë ato dorëshkrime i kishte  grumbulluar –

Që me dorë të vet  t’ gjitha i kishte  shkruar !

Me sakrifica të mëdha dekada me radhë –

Profesor Reshati shkruante faqebardhë !

 

Organet e Punëve t’ Brendshme t’ Manastirit ,

N’ përbërje prej këlyshëve t’ sllavo qen qafirit ;

Me  vendim sekret    rolin e t’ pa shpirtit –

Bastisen shtëpinë e Reshat Nexhipit  ?!

 

N’ vitet e 90-ta , shkruajnë ca  shovinistë ,

Se : “Reshat Nexhipi është nacionalist !

N’ Manastir  e  n’ Prespë , n’ rrugë  separatiste –

Po përhapë  ide veprimtari irredentiste !...

 

Familja e Reshatit është separatiste ,

Janë pjesëmarrës aktivë në bandat balliste !

I ati i Reshatit , n’ Gjermani  ishte anëtar

I Organizatës Ekstreme : “4000 Shqiptarë” !

 

Ndaj Reshat Nexhipit , UDB-ashët nuk pushojnë –

Kishin marrë vendim – telefonin t’ ia përgjojnë !

“Ka rrjet separatistësh n’ Kosovë dhe jashtë vendit ,

Kështu  do ta  mbrojmë shtetin t’ mos na del prej rendit !...

 

Përmes telefonit nëse e përgjojmë –

Momente t’ rëndësishme ne do të zbulojmë !

Shumë plane sekrete dhe irredentiste –

Do t’ zbulojmë nga jeta e tij separatiste !...

 

Organizimi dhe themelimi

I Shoqërisë  “Bashkimi” –

N’ Manastir  duhet përgjuar ,

Reshat Nexhipi e ka themeluar ! “...

 

Dokumentet vijnë e shtohen –

Reshat Nexhipit i  atribuohen !

“Reshat Nexhipi , ai trim malësor –

Luan rolin kryesor !...

 

Në regjionin e Manastirit ,

Në drejtim të shkatërrimit –

E luan rolin si mësues ,

T’ shkatërrojë rendin kushtetues !

 

T’ shkatërrojnë rendin Maqedonisë –

Për të drejta të shqiptarisë !

Duke dhanë konstruksione –

Për të bindur opinione !...

 

Jep këshilla , edukime ,

Mendime  dhe konstatime ,

N’ funksion plane  antiqeveritare –

Për të drejta mbarë shqiptare !“...

 

Më 29 Nëntor 1995 ,

Dokument shkruajnë ata t’ pa besë :

“ Reshat Nexhipi , prej  mafive –

T’ thirret n’ bisedë informative !...

 

Iniciator  pa fije kripe –

T’ hapë gjimnazin n’ gjuhën  shqipe !

N’ Manastir , qytet kombëtarë –

Të mësojnë shqip nxënësit shqiptarë !...

 

Është përgjegjës i paparë ,

N’ aksione i pandarë –

Për themelimin e Degës së parë ,

T’ PPD-së veç për shqiptarë !...

 

N’ Manastir s’ kursente mund –

T’ organizojë Referendum

Për një autonomi tokësore ,

Politike dhe kulturore !...

 

Në mbarë trevat  shqipe të  Pellagonisë –

Organizator për bojkotimin dhe regjistrimin e popullsisë !

Përkrahës i pa kompromis i Pavarësisë s’ Kosovës ,

Ideator i  themelimit të Universitetit të Tetovës !...”

 

Ndaj Reshat Nexhipit , që nuk bënte krime –

Nga organet e rendit silleshin vendime !

Sa herë që thirrej n’ biseda informative –

Në polici mbahej me shumë orë fiktive !...

 

Gjilan, më 15.08.2017.        Demir KRASNIQI



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: