http://www.zemrashqiptare.net/
Zemra Shqiptare

Kaltrina Hoti: Në Serbi fabrika, në Kosovë xhami!
| E Shtune, 02.09.2017, 07:05 PM |

...në Serbi fabrika..., në Kosovë xhami!!

Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar (14)

- Turqia, në Serbi ndërton fabrika e në Kosovë xhami, ndërsa në anën tjetër ajo ka marr nën kontroll sistemin arsimor. Në këtë drejtim ka vepruar qysh para një dekade kur kërkoj ndryshimin e historisë shqiptare nën sundimin e kësaj perandorie duke kërkuar se kjo ka qenë një dashuri në mes të popujve-

Nga Kaltrina Hoti, NY

Sot kur në Kosovë dhe Shqipëri i ka futur hundët politika serbe, turke dhe greke me agjenturat e tyre ne në vend që ta herrim territorin nga këto hithra bëhemi pjesë e tyre si me shtyp ashtu dhe me parti politike. Në Maqedoni turqit formuan një parti politike, një medium të shkruar dhe një tv, në Kosovë poashtu si dhe në Shqipëri tani iu mbetet që të bëhen edhe pjesë e kuvendeve ku haptas do të bëjnë punën e dobësimit e madje të copëtimit apo ndarjen e interesave të tyre në tokat shqiptare.

Turqia në Serbi ndërton fabrika e në Kosovë xhami, ndërsa në anën tjetër ajo ka marr nën kontroll sistemin arsimor. Në këtë drejtim ka vepruar qysh para një dekade kur kërkoj ndryshimin e historisë shqiptare nën sundimin e kësaj perandorie duke kërkuar se kjo ka qenë një dashuri në mes të popujve. Derisa Turqia ka tërë një arsenal imamësh, Serbia poashtu me anë të imamëve dhe tregut ekonomik ka shtrirë ndikim e vet në Kosovë madje me serbin nga Sarajeva bëri kërdi dhe në Shqipëri.

Greqia duke shfrytëzuar ndërrimin e sistemit në Shqipëri e morri nën kontroll Kishën Ortodokse, edhe atë me dekret të shtetit dhe më vonë edhe një pjesë të ujërave në detin Jon. Ne shqiptarët heshtim dhe nuk reagojmë në kohë derisa zullumi trashet, e kur trashet atëherë na imponohet lufta brenda llojit. Është koha që të ndërgjegjësohemi dhe të luajmë vallen tonë, të merremi me kulturën tonë të lashtë, të ndërtojmë sistemin e përbashkët arsimor dhe të shembim të gjithë ato Universitete që po pajisin shqiptarët me diploma. Nuk të bënë diploma të arsimuar, të gjithë këto Universitete i ka hapur armiku e i ka dekretuar shteti qoftë ai i Kosovës apo i Shqipërisë.

Kur këto shtete nuk mundën më shumë ta luftojnë arsimin shqip kaluan në një ofensivë që ta dobësojnë ate në çdo nivel dhe aty këtu ta vendojnë nën kontrollin e vet. Tani është koha që klasa intelektuale shqiptare ta luftojë këtë të keqe dhe të unifikojë sistemin arsimor në mes të dy shteteve. Në kemi një gjuhë, një histori dhe nëse vërtetë jemi të lirë atëherë përse na duhet të mësojmë ndryshe.

Feja që nuk flet shqip është e dhunshme, dhe mirëfilli i kësaj të keqeje të sotme dihet. Dihen edhe “të mirat” e Perandorisë Osmane po ua them vetëm një nga e cila duhet të nxjerrim mësimin jetësor. Kur Kroacia që ishte nën perandorin Austro-hungareze festonte 310 vjetorin e Universitetit të Zagrebit ne në Prishtinë festonim 10 vjetorin, ky ishte sundimi turk dhe ai sllav.

Shqiptarët duhet ta mësojnë të vërtetën, historinë e tyre. Ata kur ta mësojnë të vërtetën që ende nuk u ligjërohet nëpër shkolla do e respektojnë së pari veten e tyre dhe më pas atë të huajën. Kur e respekton veten edhe të tjerët të respektojnë. Të huajit më shumë din për ne se sa që ne dimë për veten tonë.

Ja një thënie e Maximilian Lambertz: “Historia e vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.

Ne do e shkruajmë historinë tonë kur të bashkohemi ne trojet tona shqiptare ashtu si i ka falë Zoti e siç  thuhet jo pak edhe ne kenget tona, pra: “I thonë Shqiperi, kah flitet Shqip”. Andaj çdo ditë kur të zgjohemi duhet të mendojmë për përshëndetjen tonë të patjetersueshme:

“Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar”!

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga NY, USA, Shtator 2017-