Ramiz Dërmaku: Sa ka demokraci në Kosovë
| E Enjte, 31.08.2017, 05:01 PM |

Sa ka demokraci në Kosovë.., dhe si duhet të zhvillohet ajo ?

DEMOKRACIA ESHTE FORCA KRYESORE E NJE SHOQERIE MODERNE

Nga Ramiz Dërmaku

Demokracia në një shoqëri pluraliste mbështetet në meritat dhe vlerat intelektuale dhe gjithënji bënë orvatje që ta largojë byrokracinë, sepse kjo e dëmton shoqërin në tranzicion (siq është Kosova). Për ndertimin e demokracisë përgjegjëse është shoqëria. Pra siq shifet demokracia mund të zhvillohet mirë dhe shpejtë, nëse shoqëria jonë respekton rregullat e saj. Respektimi i rregullave dhe vlerave të ndryshme të demokracisë është si një lokomativë për ndrrimin e një shoqërie. Në ato vende , shoqëri ku respektohen rregullat e demokracisë, dhe fjala e intelektualit të dëshmuar janë baza kryesore për zhvillimin e demokracisë. Gjatë shekujve të kaluar zhvillimin e demokracisë e pengonin sistemet tjera; socializmi, komunizmi, leninizmi.., etj . Shumë shpesh në shtypin tonë ditor dhe mediat elektronike viteve të fundit në Kosovë, Shqipëri, po thuhet se ka marrë hovë demokracia. Shum njerëz mendojnë se me kryerjen e ndonjë Fakulteti apo Shkolle të Lartë, do të bëhesh intelektual . Prandaj mos respektimi dhe mos zbatimi i normave e rregullave demokratikei Kosovën po e qonë drejtë një humnere . Ti thuash vetit intelektual së pari kërkohet që ti vëshë në veprim metodat dhe mënyrat e demokracisë. Intelektualët nuk duhet të jenë dogmatikë në filozofi e asë autoritarë në politikë. Filozofi ZHAN ZHAK RUSO, thonte:”Një shtet demokratik mbështetet në parimin kombëtar por edhe ndërkombëtarë sepse , Qeveria ( buron apo themi ) lind nga populli dhe i shërben atij. Populli nuk është për ti shërbyer Qeverisë, por për të zgjedhur Qeverinë . Prandaj nga kjo nxjerim si përfundim se çdo shtetë i cili dëshiron të bëhet demokratik duhet duhet ditur se poulli nuk i shërben qeverisë por ai bënë zgjedhjen e Qeverisë. Pra nga kjo kupëtojmë se njerëzit duhet të jenë subjekt aktiv dhe shtetëror. Deri tani nuk ka vend apo shtet në botë që i plotëson rregullat dhe kushtet që i kërkon demokracia. Prandaj themi se nuk ka shtetë në Botë që i realizon 100 % metodat e demokracisë. Zhvillimi i shpejtë i demokracisë ka edhe pasojat e veta . Nuk është punë e lehtë të kalohet nga sistemi plural në ate demokratikë. Nuk është mirë që sistemin demokratik plural ta udhëheqin njerëz të korruptuarë, karrierist, njerëz që kanë udhëhequr sisteme tjera, sepse ata ose janë të koruptuar, demagog, byrokrat, gënjeshtar, dhe kur bëjnë gabime të mëdha ata nuk skuqen. Po ata lider të cilët i cituam më lartë e ndërrojnë fytyrën sikur kërmilli formën e trupit. Në demokraci kërkohet që të përfshihen të gjithë njerëzit , dhe kërkesat e legjislacionit pa dallim ngjyre, race apo subjekti. Shumë njerëz e aq më keq kurë disa liderë shtetëror apo partiak deklarojnë pa fije turpi se janë demokratë, sepse ata që deri dje kur ishin në pushtet thonin.., ne jemi komunistë, po ata sot janë “bërë” demokratë. Prandaj po ata duhet larguar nga skena politike sepse ata që dje derdhnin lotë krokodilli se janë socialistë, komunistë, demokratë, titistë... etj, po ata e shkatrruan edhe unitetin e popullit, dhe krijonin përqarje ne mënyrë që ta jetësojnë në praktikë fjalën”Përqaj e sundo”, e kjo i shkonte për dore atyre shpiujve. Po ata “lider, komunistë, socialistë, titistë, leninistë, zogistë.., që dje derdhnin lotë pë ta luftuar irredentizmin e nacionalizmin shqipëtarë.., sot pa ata para popullit bëhen të urtë- servil dhe po ata po e pengojnë zhvillimin e proceseve demokratike. Ata sot janë kyqur (me dhunë, forcë, ) iu kanë rrekur proceseve demokratike si egjëra grurit. Prandaj kërkohet që sa më parë të largohen nga Parrlamenti i Kosovës, Qeveria, dhe organet tjera qeverisëse. Ata nuk mund të pajtohen kurrë me demokracinë. Ata dëshirojnë që edhe njëherë të kthehen aty k ishim por kjo nuk do tå ndodhë kurrë më.

Punuar me të 26.08 2017

Weingarten Gjermani



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: