Demir Krasniqi: Kryengritja e Ilindenit
| E Enjte, 31.08.2017, 07:15 PM |

KRYENGRITJA E ILINDENIT

 

Kryengritja e Ilindenit ,

Pa shqiptarët e këtij vendit ,

Nuk do t’ ndodhte kurrë në jetë –

Pse fshihet kjo e vërtetë ?

 

N’ Kryengritjen e Ilindenit ,

Bashkë me vllehët e këtij vendit –

Pjesëmarrës ishin shqiptarët ,

Po ashtu edhe bullgarët ...

 

Për këtë luftë kanë hulumtuar –

Historianët e dëshmuar ,

N’ dokumente duke u bazuar ,

Në arkiva  duke gjurmuar !...

 

Në Kryengritjen e Ilindenit –

Shqiptarët  qenë  shtetformues t’ vendit !

Janë këto fakte t’ pamohuara ,

N’ dokumente të  bazuara !...

 

Kontributi  i shqiptarëve –

N’ këtë kryengritje mes luftëtarëve ,

N’ përgatitje ka qenë prezent

Dhe  n’ pjesëmarrje evident !...

 

Kuvendi i madh i  vërtetë –

Pas 2 Gushtit u zgjodh me 60 vetë !

N’ Kuvend ishin 20 shqiptarë,

20 vllehë , 20 bullgarë .

 

N’ dokumente kështu pohohet –

Nuk përmenden maqedonët !

Përveç Kuvendit të kësaj trevës –

Shqiptarët  qenë  n’ qeveri t’ Krushevës !

 

N’ qeveri t’ Krushevës , në realitet –

Gjashtë  qeveritarë zgjidhen  n’ paritet !

Prej atyre gjashtëve –  dy ishin shqiptarë ,

Dy tjerë  ishin  vllehë , dy ishin  bullgarë ...

 

Aty , shpesh  përmendet komandanti legjendarë –

Që me kombësi  ishte  luftëtar shqiptarë !

Atje në betejën te Guri i Ariut –

Pjetër Guri , luftës me trimëri i priu !

 

Komandanti i  luftës së këtij njësiti –

Ishte sypatrembur , nuk  i  dhimbej shpirti !

Kështu Pjetër Guri , luftoi pa ia  nda –

Në këtë Kryengritje , heroikisht  ka ra !

 

Në këtë  Kryengritje , n’ këtë luftë  të pa parë –

Faktori shqiptarë ishte vendimtarë !

Sepse pa shqiptarët  autokton t’ këtij vendit –

Kurrë nuk do të  kishte Kryengritje t’ Ilindenit !

 

Sot , për Republikën  e shpallur të  Krushevës –

Me kureshtje flasin njerëzit e gjithë trevës !

Flasin historianët e realiteteve –

Krusheva ishte shtet  i t’ gjitha etniteteve !

 

Gjilan, më 02. 08. 2017.     Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: