Zeqa: Fadil Islami, një jetë në shërbim të atdheut
| E Merkure, 30.08.2017, 05:32 PM |

Fadil Islami, një jetë në shërbim të atdheut

Shkruan Florim Zeqa

Veprimtarët e viteve të 90-ta, nuk e kanë lehtë të pajtohen me realitetin e pasluftës, e në veqanti të këtyre viteve të paspavarësisë. Ata që nuk janë mësuar t'i thonë të zezës e bardhë, nuk mund t'i thonë as sot, as nesër dhe asnjëherë.

Veprimtarët e viteve të 90-ta, nuk janë shpirtëra të robëruar nga grupet e interesit, por janë shpirtëra të lirë, janë forca progresive që shprehin lirshëm pakënaqësinë e vet kundrejt padrejtësive të kohës në të cilën po jetojmë.

Pa dyshim, njëri nga veprimtarët më të devotshëm të viteve të 90-ta është edhe Fadil Islami, i lindur me 20.02.1966 në Prishtinë, i cili nga viti 1992 jeton dhe vepron në Gjermani, më saktësisht në qytetin Ingolstadt të Landit të Bayernit, në qytetin ku prodhohet njëra nga markat më të njohura të makinave-AUDI.

Fadil Islami, përveqse një aktivist dhe veprimtar i dalluar në emigracion, prej vitit 2000 me sukses e zhvillon edhe veprimtarinë afariste me firmën e tij "Fidi- Gebäuderinigun" në Landin Bavarez.

Aktivitetin politik Fadili e fillon në vitin 1992 në nëndegën e LDK-së në Coburg të Bayernit (Gjermani), ku një vit më pas zgjedhet kryetar i kësaj nëndege. Puna dhe angazhimi i tij politik për çështjen kombëtare nuk u ndalen asnjëherë, para, gjatë dhe pas lufte.

Përveq kontributit në fondin e 3 %, Fadili iu përgjigj të gjitha aksioneve për ndihmë materiale në funksion bashkatdhetarëve dhe luftës çlirimtare në Kosovë.

LDK-ja rugoviane dhe Rugova për shqiptarët mbetën dy simbole të shenjëta të historisë së lavdishme kombëtare, të papërseritshme, të paharruara dhe të pashlyerara në kujtesën historike të brezave.

E tillë ishte edhe për Fadil Islamin, i angazhuar me tërë qenjën fizike dhe shpirtërore për të shpëtuar atë pak frymë rugoviane që kishte mbetur në këtë parti, por kot, ngase varrëmihësit e saj ishin të shumtë dhe të fuqishëm kundrejt ne mbrojtësve të pakt dhe të pafuqishëm të kësaj fryme!

Kështu në LDK-në e kapur nga uzurpatorët, puçistët, shpërdoruesit dhe grupet e interesit, të shndërruar tashmë në rrënues të një filozofie politike, të një trashëgime me vlerë kombëtare, për Fadilin u bë e pamundur vazhdimi i aktivitetit politik.

Aktivisti i dëvotshëm, pas një veprimtarie të suksesshme 27 vjeqare në LDK,  detyrohet të aderoj në një subjekt të ri politik. Kështu nga fillimi i korrikut 2017, shtëpi e re e aktivitetit politik për Fadil Islamin është Partia Demokratike e Unitetit (PDU), e themeluar në vitin 2015 në Mynih të Gjermanisë, e cila tashmë vepron edhe në Kosovë. Vlenë për t'u theksuar se PDU është partia e parë politike nga Diaspora e çertifikuar në KQZ me 18.12.2014.

Jo rastësisht Fadil Islami në PDU është ngarkuar me detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PDU-së. Eshtë e kaluara dhe bagazhi  politik, veprimtaria e pasur atdhetare që e motivuan presidentin e PDU-së, Adem Olluri, që të ngarkojë zotin Islami me përgjegjësitë organizative në këtë subjekt politik.

Interesi i përbashkët është më i vlefshëm se çdo interes personal.


26.08.2017

(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: