Gjovalin Muzhani: Pa pagesë, as mirënjohje!
| E Hene, 28.08.2017, 05:58 PM |

P A   P A G E S E,  AS   M I R N J O H J E !

Nga Gjovalin Muzhani

Kritikoheshim mesuesit jo per pymen mesimore-edukative per te cilem paguheshim, por detyrat shoqnore, detyra Partie...(Punojshe me perkushtim, ne kartelen e radio-grafise te K.P.R. kishe dale i prekun ne biografi). Nga puna e madhe qe bajshe nxanesit me pyetshin: mesues qe punon kaq shum a merr dy rroga? Nga kuadrot kishim kritika t‘aspra te vazhdueshme, ju mesuesit s‘punoni me fshatin, me punue shum per detyrat e Partise. Mue me ngarkuene dhe punen e Vatres Kultures, me ba te gjitha aktivitetet e saja si dekorin, kandet e emolacionit per çdo brigate, te gjitha aktivitetet e fushatat: Mbjellje, korrje e grumbullim te lashtash, pune te Rinise, te Grues, te Partise, festivalet folkloristike, olimpjadat teatrale…Bajshe punen, Ai qe paguhej pergjegjes vatres flente ne stol!..

Pra qe hjeke shfrytezimi i njeriut!…Duhesh ba puna e shendetesise: pastertine e hygjenen e fshatit, me ba shtepijat model i thenshin! Te gjith direktivat e Partise na do ti kryjshim, na quejti Baba Xhani:”Komisaret e Kuq te Partise.” Puna do te bahesh jashte orarit mesimore. Drejtori kerkonte punet e shkolles, qe kambngules pa te fale minutin!?...Kah mu nda fukaraja mesues?!

Drejtori na kritikonte mesuesit nuk punoni, s’keni ndergjegje e seder punet. Ai harronte vehten qe drillte çelsat tane diten, po te kishte klub, e shkreta karrige do ta bajte ne shtepine ma shum se ne zyre te vet qe rralle u dukte…thoshte sa shum qe jam lodhur, teper me punet shkollore!?...

Nga Tepelena me transferuen ne Mirdite, me caktuene me detyre Drjtor Shen Pale. Rrefuzova deturen si denim me ulen ne cikel t’ulte ne kl.I fillore. Ishte fundi i mojit Nandore mjaft te ftohet, me shina pa pushue…Erdhi urdheni: Gjithe popullsia do te rregjistrohet ne perbamjen familiare, shoqnore, kulturore e pasunine (fukarejvet merditore bark thate, s’kishin çka i ham miu mbas darket). Drejtori i shkolles shkodrane gjith mesuesit i caktoi ne qytet per rregjistrim, çdo lagje nga 4 vete e nji antare keshillit. Mue si mesues i ri me dergoi ne zonen ma te veshtiren n’at ane te lumit Fan! Ky dimen qe i eger me te ftohet, shina te vazhdueshem pa dijte me pushue e vershime ujnash te medhaja…Krejte nandori shiu s’dijti me pushue, su mbate n’mend kjo maksimale rreshjesh. Lumi Fani rrite e fry, ne plotat maksimale. Permbyte tokat, ba dete durnjaja, fry L.Fanit ne terbim…

At nate s’me mori gjumi nga kasaveti, tane naten s’pushoi nji here tue ra shi i vrullshem, me rresheke. 28 nandori 1955 dita e flamurit binte te dielen, tane naten e shtune pa gjume, nga kasaveti si mund te kalohet L.Fanit ma i rrembyeshem ne Shqipni si L.Matit…Kjo date ishte dita e lindjes  20 pranverat te jetes. Po te ishe ne familje do ta festojshe me shoke e miq. Mbas nji nate pa gjume nga kasaveti u ngrita nga dusheku ora 5 i dermuem…Shof  L.Fan, kishte permbyte fushat deri rranze kodravet, egersue si deti ne furtune o nsuman… Ne vershimin e vrullshem marre nji ngjyre te kafejte te erret, me ta trishtue zemren, thue po te perpine ne ket rrembyshmeni tejet te vrullshme. Ne rrymen e vorbullines saje merrte gjithçka perpara, rroposte, thyente trungje e peme, merrte rrembyeshem çdo gja si perbindesh gjigant. Sillte me vehte lisa e dege te medhaja pemesh, si gjarpij fantastike te trishtueshem. Perpinte e gllabronte ne furine e tije te pa ngopun si perbindeshat e ujit.

(Pakz njoftuni gjeografike: L.Fan dega kryesore e L.Mat, qe bashkohen Fani Madhe e Fani Vogel n’Ulesinen para Rreshenit. Pellgu ujmbledhes 1057 Km2, naltesia mesatare 674 m. gjatesia 94  Km. pjerresia e rrjedhes 35%. Buron Qafe Malit 968 m. permbledh prrejt e Kunores Dardhes 1582 m. F.Vogel ujmbledhja 541 Km.2 buron p. Malit Rumes 1857 m. deget e bashkueme derdhen ne Mat. Prurja mesatare 46,1 m.3/sek. kryesisht rreshje siperfaqesore. Mati rreshje maksimale nji here ne 100 vjet prurje 3400m3/sek. L.Mat 118 Km. ujmbledhja 2443 Km.2, naltesia mesatare 746 m. prurja mesatare 103m.3/sek. ujprurja e Fanit furnizon L.Mat 45%. Fani grryrje e transpotim 1milion Ton e lane mjaft dame perbindshi i Rreshenit! Ujmbledhesi Fanit 1472 km2. 971 km2 ma I vogel se Mati, pjerresi 35% maksimalja rreshjeve 1500 m3/sek. 45% merr shpejtesi marramendese)

Paraqitem ne Komitet, si mund te kalohet L.Fanit i rrembyeshem ba deke nga permbytja? Me thane: Rregjistrimi asht ligje, ska asnji kundershtim se denohesh. Prandej nisu tami, qe fillon ora 6 e mbaron ora 10 darkes. Kush guxonte me kundershtue, njate dojshin me rraportue e denencue…Kryetari me tha: tek e ke shoqnuesin, me tregue rrugen. Bani me gisht ka nji plak, qe po rrinte kambe-turqisht mbi dysheme, kishte ulun kryet n’at zymtynen e Ti…Mu duk si femije, u ngrit ne kambe, qe nji burre vocrrak 140 cm. gjatesi, me moshe rreth 70 vjeç, ne pamje 80! Mu duk nji grusht burr, si te ishte nji djale i thate i dobet, veçese shpirtin kishte, ftyren gjithe rrulla nga hjeka-keqja…Ky burr i shkurte, si shpirte fukarajet, u drillta prej te ftohtit, se e kishte nxi martha...

Veshe mirditorçe, me brakushe bezjet tane arna, kemisha e shkyeme, arnue si Mara thesin. Nga kemisha zberthye i delte nji gjoks i thate si femijet, nxi nga te ftohtit, ndoshta dhe barkun thate, ky fukara i skajshem…Frroku i vogel me do kambe te thata si cingla, veshe nji pale çorape leshit te shkyem. Opingat hape gojen, qe i delshin gishtat e kambes zdathe, si te pa jete, nga martha marre ngjyre mavije-gjaku. Frroku dhe pse kishte nji ftyre te vogel, u dukte burr fisnik e mjaft i squet. Se bashkut me Frrokun qe porsa u miqesuem, shkueme te vendi per te pre Fanin na at gazep tue ra shi, qe po mendojshe se ma pare mbytem se kalohet ky perbinsh i pa meshirshem!?

Binte shi me rresheke, nxi erresue n’egercim, gjithnji ma hata! E pys Frrokun a delet keshtu more burr ba deke dyrnjaja? Mu pergjegj me ndihme te Zotit…Rrugen a e din, se ku do ta presim lumin? Po e dije tha Frroku, veçse e bafte Zoti mire se veshtire shum e kena…Rruges tue ece shiu na kishte lage deri ne mish…Zdeshu tha Frroku deri ne mathje, se Un s’kam tjeter perveçese keto brakesha qe po i shpervjeli. Teshat peshtilli mbi krye e futi letrat mberende, qe ke me shkrue, te mos lagen. Ne mathje na rrahte shiu me tufan rrembyeshem, vertete u ngrime se ftohtit qeme ba me vdeke!…

Na filluene te drilluna, me te ftohet, se kishe prove kurr ne jeten teme…Lekura mu ba puqerrize si e pules, shpejt u nxi nga te ftohtit e madh. Dhambet nga drilljet e te ftohtit me shterngime me dhimbeshin me qa…Fillueme me pre ujin tue u drille ne toke, lene kur hyme ne lumin e ftohet qe na akulloi krejte, nisi friga sa me harrue marthen…Frroku tha: mesues mbaju per rryp temin tek brezi e mos e lesho, perpa u mbyte…E pyeta Frrokun te sigurohem ne se e din notin? U pergjegj: Paksa e dije, me hupi guximi e shpresa per mue…Besa Un ma pak e di, djale i vetem e prindet nuk me lejshin me shkue me u la me shoke, mos te mbytem.

Mendova athue sot asht dita e fundit e na ndihmo o Zot! Thellesia ne rritje, rrembyshmenia e rrjelles se fuqishme me te perpi!…Frroku i vogel tha si nder dhambe: u bafte vullndesa e Zotit na ndihmo…Nuk kishim ba ma shum se 10 m e thellesija deri ne fyt. Po si pritet ky lum i terbuem mbi 1500 m.gjane?! Frroku rrugen e dinte, çuditesha si e gjente me kambe n’uje ky shpirte njeriu?!...

Duhej hype mbaje muresh te thata gardhe guresh, pa lishje gelqerore, shumicen vershimi i Fanit i kishte rrenue. Kur kalojshim mbaje kanalesh, dhe e kuqe, ishte ba nji rreshine sapuni, gabimi ma i vogli per nji dekik fluturonte jeta…Ket zymtyme valesh te super rrembyeshme, kur thellesia na e kalonte fytin, vetem goja jashte, dukshim si dy poça kungujsh mbi vurbullimen e tallazit, dallges gllabruese…Ky perbindsh i eger su nginte tue perpi çka gjente perpara. Trungjet qe vijshin afer nesh, me shum veshtiresi i shmangeshim, se do te na merrte jeten…Kjo aventure e rrezikeshme plot temere me ethet ne shtat e jeten prane mbytjes na zgjati mbi dy ore. Nji udhetim  shum i frigeshem pa pagese dhe mirnjohje, puna e jone e jeta ne rrezik s’vlersohej, se quhej pune shoqnore!?...

Porsa doleme anen tjeter te bregut, mu dukte si me pase le per se dytit! Frroku i vogel, qe besimtare e tha: veçse dora e Zotit na qiti ketej bregut shendosh! Mesues puno sa ma shpejt, qe te mos na zaje terri, se nuk shofim, e pe vete çka hoqem diten!…Un ishe i vetem, askush me te ndihmue, lagjet tjera mesuesi rregjistrues kishte 5 vete. Kush te ndihmonte analfabetismi i shkreta a?! Puna e rregjistrimit ishte vertete shum e madhe burrokratike, kerkonte mjaft pune e kohe me i plotesue. S’u tera me humbe kohe, fillova punen me te gjith perqendrimin e endergjine qe kishe.

Nga trupi me delte avull, teshat tue u tere avull tue nxjerre, mendojshin fshataret se mos kam ethe. Nga te merdhitunit n’uje me hypi nji nxehtesi trupit, e me mbuloi djersa. As buk nuk hangara, veçese pak buk kollomoqe me djathe, per me fitue ne kohe punet. Shtepiat larg njena tjetres koder n’koder mbi 1,5 ore me shkue, vonohesha rruges. Punova me tane endergjine e sforcim me zi mbarova oren 9 darkes, shtepine e fundit e zgjueme nga gjumi per rregjistrim si t’ishim ne lufte !

Na ndalen per darke, ku me ndeje, mendja me rrihte si prehet lumi naten per terr, qe aq shum vuejtem diten?!…Del drite neser more mesues e lumi s’kena ndigjue se kalohet naten! Naten as me barke s’kalohet, Fani asht terbue e permbyte gjithkahe. Na percollen me pishtar deri te lumi e thane: Ju ruejte Zoti, besa boll ngusht e keni sande per terr me kalue, merrijshi shendosh e ju ruejte Zoti…

S’pershkruhet se çka hoqem naten per terr, nuk shifshim as njeni tjetrin, kapun per doret si femija, si dy qorra!..Shiu porsa filloi me vrull, vetonte bumbullonte shkreptinte me te shti hatane, nji tmere !...Keto drita verbuese vatimash, ma i frigeshem ishte lumi i rrembyeshem nxi ster me kalue…Perhere ne rritje rrembyshmenia e Fanit qe ba shum e madhe, nga akumulimet ujore e rreshjet pa pushue nji here.…Keto drita rrufeshe te perflakta, na ndihmojshin si orjentuese per me pa ardhjen e trungjevet qe do te na merrshin jeten...Urimet qe na bane fshataret merditore ju ruejte Zoti e bani mrekulline e dolem mbas shum e shum ster mundimesh te frigeshme ne bregun tjeter te Rreshenit mbas shume vuejtjesh e rreziqesh qe s’pershkruhen….Frroku nga te lagunit ba ma vocrrak si pule e lagun si dhe Un, qe tha: « Kurr ne jeten teme s’kam pa vedin ma ngusht, kena le s’dytit » Un fillikat i vetem tha Frroku, pa rob tek shtepia, mu pas mbyte s’kite kush me qa…

Kishe hall per ty Zotni mesues si djale dishirit…Me njimije stermundime tue kullue merrijta ne Komitet ora 11 te nates. Na folen shum rande per nji ore vonese, vetem na paskemi vonue Republiken per informacion!…Dorzova shpejt materjalet qe i kishe ba gati, mjaft ne rregull, qe tjeret si kishin  keshtu, e po bajshin korrigjimet...U perqafova me Frrokun, qe kje nji burr vertete i mire, besnik i zgjuet e fisnik. Rreth ores 12 arrijta te shtepia arsimtarevet i rraskapitun...

Mesuesat i gjeta tue pi raki me meze saraga te thata, ba ne qefe…Drejtori i shkolles Rreshen i binte kitarres, tjeret kendojshin me fizarmonike… u ngrit ne kambe, me foli mjafte rrepte: pse je vonue, ke vonue Rrepubliken per rrezultatet nji ore ? Sabotim ! Kena me marre vrejtje per Ty ! Je mesues i ri, ke 3 muje ne shkollen tone, keshtu s’punohet! Heshta mendueshem jam i ndjerkes…Mesuesat thane si e kalove? A preve me not lumin e Fanit, a dole ti a Frroku i pari?

Kje nate e ftohte me lageshi, nga stermundimi me kullonte djersa!? Me thonin:  Pse ke pi kaq shum raki more dreç? Piva nje gote uje, urova naten e mire, shkova me fjete. I dermuem, rraskapitun, lodhun, semure si  vdekun…S’me merrte gjumi, me dhimte gjith trupi, mendojshe si kalova diten e 20 pranverave te jetes sime, a kalohet jeta keshtu!?...Ishin rregjistrimet e popullsise R.P.SH.28-X-1955. Marrja materjalave ora 5, nisja ne rregjistrim ora 6, dorzimi materialeve ora 24, pra 19 ore pune intensive.

Te nesermen ndjeha i dermuem, me ethe 39° e 38° nji jave…Me veshtiresi flisja, blokue fyti, dhimbje koke, marrje mendesh e vjellje… Pas mesimit ecja i rraskapitun me shkue ne resturant per te ngrane nji supe te ngrohet. Nderkohe vjen agronomi i Rreshenit Ndue Marka Lleshi nga Nderfani, vendas. Tregoi :Jam djali i Mrikes, qe deshti tu mbaje per darke e bujtje, e ju percolli me pishtar me kalue Fanin at nate sketerre, shi me rresheke e xhame motit, nji tmerre !

Tregoi : More bijt e nanes s’prehet Fani terbue si perbinsh, se mbyteni…More Frroku shoqnuesi yt, kur ishte i ri sherrgji ka qene, 2 gur bashke si ka lane. Eshte ba plak rrufak, dy pllambe burr sa i femije.! Prite Zot mesuesin me e gjete gja?/ Lot e nanes s’dijne mu tha…/Djale dishiri, nens-zemra tue fsha !/Ndore te Zotit po ju la./ Nana e juej fisnike na qau hallin e na la mbresa !

Asht lute te mbrrini shendosh. Moj fisnike : gjalle a deke letrat sante duhen dorzue, mos me shkue burgu na pret…Agronomi tha : kjo zone e veshtire qe permbytet nga vershimet e Fanit, banoret banojne ne kodra se dimnit izolohen. Kur ne Komitet erdhi Drejtori i Shkolles, ne vend tem vuni emrin e vet ! Pime kaj gote raki, ndeshem gotat nen za uruem: Kjoft Lavdue Jezu Krishti, qe ju shpetoi jeten. Thojne shkodranet : « Hall me vdeke e gjyqe me rrnue »…

 Trieste, me 16-VII-2017.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: