Mehmetaj: Toleranca ndaj talibanëve të Muqibabës!
| E Shtune, 26.08.2017, 10:55 AM |

Toleranca kriminale e shtetit jo vetëm ndaj talibanëve të Muqibabës!

Katundarët e Muqibabës, katundit me emërtimin më të turpshëm në Kosovë, nuk ishin të zotët t’ia ndryshonin emrin sllavë vendbanimit as pas 18 vjet çlirimi, ndërsa gjeten pleq ta shkatërronin përmendoren e Idriz Seferit, kur i ndërseu Serbia e Turqia.

Nga Gani MEHMETAJ

Kur talibanët islamik të Avganistanit rrënuan me dinamit portretin gjigant të Budës në shkëmb, bota u lemeris nga ky vandalizëm. SHBA-ja me trupat e NATO-s u detyrua ta bombardonte shtetin e talibanëve, islamikët vrasës nisi t’i ndiqte si qen nëpër male e guva, ndërsa i vrau një nga një kokat kriminale islamike. As mali Tora-Bora nuk u bënte strehë, megjithëse fshiheshin si minjtë shtatë pashë nën tokë.

E njëjta gjë po ndodh në Kosovë: talibanët islamik janë bërë tmerri i shqiptarëve, e kanë vënë shtetin e dobët përfundi dhe rrënojnë e përdhosin çdo gjë kombëtare. Prapë u trimëruan kur shteti ynë pak para zgjedhjeve i liroi nga burgu një grup islamikësh të arrestuar për terrorizëm. Prapë nisën vandalizmat e tyre në stilin e talibanëve avganë.

Dëmtimi i shtatores së Idriz Seferit të gdhendur me aq dashuri e sakrificë nga skulptori Hevzi Nuhiu, është vetëm njëri nga veprimet kriminale të islamikëve të tërbuar. Në vend që Gjilani ta ndihmonte e ta shpallte qytetar nderi skulptorin që erdhi nga Italia, ia rrënuan shtatoren, duke shkel mbi nderin e dinjitetin e miliona shqiptarëve: Idriz Seferi ishte njëri ndër heronjtë tonë më të mëdhenj. Dhe shqiptarët heshtin si delet: nuk dolën në protesta kundër talibanëve rrënimtarë, nuk kërkojnë arrestimin e keqbërësve, nuk kërkojnë përgjegjësinë e policisë së Gjilanit që jep arsyetime idiotësh.

Heshtin si delet edhe prokurorët e zyrtarët e shtetit edhe kur talibanët rrënimtarë thonë se e rrënuam përmendoren, sepse Idriz Seferi ishte katolik, ndërsa sipas tyre në shtetin taliban të Kosovës, nuk u lejuakan përmendore katolikësh.

Katundarët e Muçibabës, katundit me emërtimin më të turpshëm në Kosovë, nuk ishin të zotët t’ia ndryshonin emrin sllavë vendbanimit të tyre as pas 18 vjet çlirimi, ndërsa patën forcë rrënimtare ta shkatërronin përmendoren e Idriz Seferit kur i ndërseu Serbia e Turqia.

Si nuk u pengoi rrënimtarëve islamikë asnjë përmendore e Zhivoradit e Milloradit? Si nuk e thanë asnjë fjalë të keqe kundër Dushko Ristiqit të Zhegrës, përkundrazi i lëpiheshin, sepse ai i përfaqësonte në nivel krahinor.

Nuk e di deri kur do ta tolerojnë SHBA-ja e NATO lukuninë kriminale të talibanëve të Gjilanit e të Kosovës, por duhet të na çlirojnë nga talibanët ashtu si na çliruan nga Serbia. SHBA-ja me NATO-n do të detyrohen të bombardojnë çerdhet e talibanëve islamikë në Gjilan e në Kosovë, do të detyrohen t’i ndjekin si qen nëpër malet e Serbisë, ku do të kërkojnë strehim si zakonisht islamikët.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: