Kalosh Çeliku: Dasmat tona politike pa nuse
| E Shtune, 26.08.2017, 10:27 AM |

DASMAT TONA POLITIKE

PA NUSE NË LËMË

NGA KALOSH ÇELIKU

Tridhjetë vjet me radhë, gjatë ndryshimeve demokratike në të gjitha Trojet Etnike Shqiptare kemi dasma të dalldisura politike “shqiptare” pa Nuse në koçi, që së paku  ta zbresim me “duvak” në Lëmë tek Pragu i Shtëpisë. “Patriotë” të arratisur mbushur “plot” bateriat patriotike, që gjithë jetën e tyre i grisën opingat, lodrat (tupanët) sokaqeve të Bit-Pazarit Shkupit nëpër dasmat shqiptare partiake, e kurrë deri më sot nuk i grisën së paku brekët e tyre me arna “patriotike” ferrave rrugës pas Kalsë Drdane?!

Dasma familjare gjithmonë kemi pasur në Shtëpinë Shqiptare, kemi e do të kemi përedrisa të jemi gjallë si shqiptarë në Katund e qytete të Shqipërisë Etnike. Ama, dasmat politike “shqiptare” në emër të popullit shqiptar pa Nuse në koçi, nuk u kanë hije më sot partive politike shqiptare me “Din e Iman”. Edhe, atë: Përpara fushatave parazgjedhore parlamentare e lokale për “fitore”  për pushtet.

Mjerim kombëtar edhe sot e kësaj dite fundekrye: Gjithmonë, saherë që u delë gjumi partive tona politike shqiptare para fushatave zgjedhore parlamentare e lokale, pas “fitoreve” historike politike, rehatimit të tyre në pushtetin e shtetit të “përbashkët” neojugosllav në Qeveri, ne si shqiptarë kemi probleme. Ne si “vëllezër” liridashës, kemi mosmarrëveshje politike kombëtare edhe mes vete shqiptare. Ama, me vëllezërit e Njerkës, gati, kurrë nuk e ngrisim zërin publik para kamerave televizive për Liri kombëtare: Shqipëri Etnike. Përçudi,  të gjithë Partitë Politike Shqiptare, kur e marrin në “dorë” pushtetin e argatit, i merr ai gjumi dimëror i Arushës Polare, që pas katër viteve të zgjohen përgjumshëm nga gjumi shekullor, përsëri ato zgjohen me të njëjtën ëndërr shekullore.nga gjumi: rrëmbimin me këmbë e dur të votave e posteve politike shqiptare qeveritare! E, jo të Shtetit Etnik Shqiptar?!

Pritje shumë e gjatë për shqiptarët si popull me shumicë të banorëve në kët shtet të “përbashkët” ish jugosllav. Gajle nuk e kanë, se: Tetovën e mbyti bërlloku i vet historik verë e dimër, dhe në prag të zgjedhjeve lokale digjet zjarreflakë para syve të popullit, botës përparimtare intengruese sipas tyre për në Evropë.

Strugën turistike, e mbyti me vite bërlloku shekullor komunist e neokomunist: (Mbrëmjet e Poezisë Strugane) në emër edhe të shqiptarëve pa gjuhën shqipe e flamurin kombëtar kuqezi tek Pragu i Shtëpisë, në Strugë

E, nga ana tjetër, verë e dimër kemi dasma parazgjedhore politike të “vëllazërim - bashkimit”, në shtetin e “përbashkët demokratik” ish jugosllav. Zhurma shurdhuese propagandistike arsimore e kulturore dhe fotografime para kamerave televizive me partizanët e partive politike si “misionarë” të arsimit dhe “kulturës shqiptare”?! Gjysëmanalfabetë me diploma universitare e “amin” të partive politike në pushtet t’u prinë “para” këtyre ndryshimeve politike shqiptare.

Fatkeqësi, kombëtare?! Poeti nuk i takon vetëm një partie politike, por mbarë popullit shqiptar dhe atij, Nesër botëror. Punë tjetër është me këngëtarët e Mëhallës “tallava”, kush t’i hudhë “dy pare”, ai edhe hynë në valle.

Premtime të kota partiake, vetëm gjatë një fushate parazgjedhore, se: do të na  e shtrojnë rrugën me lule. Barabarësi të plotë kombëtare si dy popuj “vëllezër” në kët shtet të “përbashkët” ish jugosllav?! Ligj të veçantë, gjoja do ta sjellin “nesër” për gjuhën shqipe. Çerdhe të fëmijve do të kemi në çdo lagje e katund. Shkolla, në gjuhën shqipe... E, kur një bari katundi nga fundi i sallës e merr fjalën si burrat shqiptar, se: zotëri politikan, me shallvare përqafe “kuqezi”, po ne nuk kemi fëmijë?! Politikani,  i përgjigjet aty për aty si “komandant” i UÇK - ës: Partia do t’ju bëjë edhe fëmijë?!...

E rrezikshme për një popull historik Shqiptar, që ngjitet dhiareve rrugës për në Baba Tomorr, Malin e Shenjtë të Perëndive. Majën, ku pihet vera, shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri me Zanat e Maleve. Shtet demokratik Shqiptar, kur sotpërsot edhe uji e buka janë politizuar me vite deri në palcë, e ku më arsimi e kultura shqiptare. Nuk dihet, kush hanë e kush pinë në kët shtet të “përbashkët demokratik” neokomunist pa këmbë e krye. Bythë, dihet moti nuk ka fare. Edhe ku, e gëdhi nesër natën.

Mazi i dalldisur, delë para Pelës azgane me të katëra këmbët. Nëna Parti, po të ketë nevojë, partizani i saj përveçse postit kryeministrit, kyeparlamantarit, zv/ ministrit, drejtorit e deputetit,  di të shkruaj edhe poezi erotike?! Përmëshumë, po ta kërkojë Nëna Parti, ai di të organizojë edhe Orë letrare para fushatave zgjedhore lokale e parlamentare. Listën e poetëve pjesmarrës do t’ia përzgjedh Nëna Parti. Përmes Facebookut do t’i përcjellë edhe ftesat.  Edhepse, e di organizatori se disa poetë nuk kanë Facebook. Punemadhe, “poeti madh” ka Facebook. Mjerë ky popull shqiptar historik, që vlerat politike e artistike poetike i mbanë gjallë në Fecebook, kur bota përparimtare me shekuj i ka strehuar nëpër biblioteka kombëtare e botërore.

Fakt, që fatkeqësisht sot arsimin dhe kulturën e kemi sjell nën nivelin e vlerave të sistemit komunist. Shembull konkret: poetët lexojnë poezi në prag të fushatave zgjedhore lokale. Duartrokasin, politikanë të dështuar  me vite politikisht në kët shtet të “përbashkët”, që vetëm gjatë tridhjetë viteve të karrierës tyre politike i kanë ndërruar disa parti politike me poste partiake, si: zv. Krymenintra, ministra, drejtorë, këshilltarë e “analistë” politik shtetëror. Që, në Ditën e sotshme themelojnë edhe parti të reja politike “shqiptare”, dhe ndonjëri sot na delë si kandidatë i “pavarur” për kryetar komune?!...

Edhe, kush: Intelektualë dhe poetë (artistë), sot që duhet të jenë Balli i popullit shqiptar, ato sot manipulohen nga partitë politike gjoja shqiptare dhe dalldisen, edhe shiten për pak para me të katra me poezi e këngë “tallava” nga partizanët e arratisur të partive politike shqiptare të lexojnë një kumtesë shkencore e poezi para fushatave zgjedhore parlamentare e lokale. Burra të grave “besnike” në Shtëpinë Publike, që uzurpojnë poste politike e mjete materiale para syve të popullit: parqe urbanistike, ndërtime të egra brenda një nate, sakatojnë gjelbërime natyrore, dhe në mes të parkut, kur t‘u teket ndërtojnë pallate biznesi për interesa partiake, personale e familjare.

Ashti politik antishqiptar, më veç u është hedhur për dritare në rrugë nga partitë politike të Njerkës si një krimb në lum majë grepi për ta zënë peshkun fatkeq shqiptar (kryetarin e komunave). Mesiguri një ditë, patjetër ashti edhe do t’u mbetet në fyt këtyre partive politike “shqiptare e maqedonase”. Krimbi i radhës, kësaj here është Sheshi “Skënderbeu”. Sheshi, që sipas deklarateve të mëhershme të Komunës “Çairit” me duartrokitje partiake (BDI) do të jetë më i madhi në Shkup?! E pabesueshme dhe megalomane nga partia politike  (BDI) ende në pushtet?! Këmbekrye, sot i mbuluar me beton, pa asnjë pëllambë livadh (gjelbërim) dhe drunj të mbjellur rreth Heroit tonë legjendar kombëtar. Përveçse, shkallëve të betonit nga të gjitha anët që hipin në terrasën ish jugosllave mbi çati, shtruar përsëri fundekrye me beton të rreziten shqiptarët në Diellin me rreze mbi krye pa brekë, në këtë vapë të madhe natyrore e politike, në Shkup?!

Çfarë “Sheshi i madh” është ky xhuxh “shqiptar” mes bërllokut, në Shkupin Historik?! Shesh të madh bëri Gruevski në të dy brigjet e Vardarit me Aleksandrin e Madh, Olimbinë dhe Filipin e Maqedonisë, e jo rrugaçët politik “kuqezi” të Bit-Pazarit.

Kryelegjanderi Skënderbeu, që gjithë jetën i deshi Kalatë dhe Malet shqiptare, sot pasardhësit e tij të Bit - Pazarit e varrosin me këngë e valle mes varrezave automobilistike, krah për krahu me muhaxhedinët “musliman”, që deri dje i lenin tekimet e biznesit fetar me çaj rusi tek “Kali”. Sot, mesiguri do t’i lënë tek varrezat automobilistike “muslimane” partiake ”shqiptare”. Përsëgjalli, Heroin tonë kombëtar Skënderbeun e varrosin mes bërllokut “musliman” shqiptar. (Parkingun e makinave). Përmëkeq, edhe atyre drunjëve që kishin mbijetuar deri më sot nga sistemi komunist, brenda nate ua futën sharrat dhe sëpatat politike e fetare për ndërtime të egra: ndërtesa biznesi, që mbinin si këpurdhat pas shiut brenda në mes të parkut me kisha e xhamia, pa asnjë shkollë në gjuhën shqipe e çerdhe për fëmijët shqiptar. Kujtiteket, në mes të parkut pasmsenate të rrethojë një rrjetë të gjelbërt dhe thotë, se: këtu duhet ai partizani partiak të ndërtojë shtëpi familjare?!

Dasmat e mëdha politike dihet, se: bëhen në prag të zgjedhjeve parlamentare e lokale. E, Nusja e Maleve ende edhe sot e kësaj dite nuk zbriti në Lëmë. Koçia, sot na vjen në Qytetin e Qyqeve (roman parashikues i botuar në vitin 1997 nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar me autorin e këtij shkrimi publistik (Kalosh Çeliku), për Ditën e sotshme pa Nuse. Qytetin historik të Dërvish Carës, krahun e djathtë të Luftës Dervish Emin Çeliku (Xhambazi) dhe Isë Boletinit me Hasan Prishtinën ende pa Nuse?!

“Krushqit” e sotshëm, dasmorë politik të arratisur pas posteve politike, pasurisë materiale personale e Dylqineve të Bit-Pazarit, ende deri më sot nuk e thanë asnjë fjalë për ato burra të pushkës e penës. E ku, më të organizojnë ndonjë Manifestim Kulturor Historik. Përurojnë, Sheshin e Madh Historik “Skënderbeu”?! Publikisht edhe, në vend të vetëvetes para kamerave televizive, përkujtojnë Dy Çlirimet Historike të Shkupit nga kryengritësit shqiptar (8.000 kryengritës), atë të Dervish Carës (Betejën e Katllanovës 1844) dhe të Isë Boletinit me Hasan Prishtinën (1912). Përveçse, dalldisjeve të tyre të arratisura politike duke i përdredhur bythët si rrospia meshkuj në Shtëpinë Publike nëpër Bit-Pazar me këngë “tallava patriotike”, lodra (tupana) e dajre.

Krushqëve partiak, fatkeqësisht sot me këngë e valle u pri para Nusja Xhadi me pashterkë të kuqe me ilahi e flamuj turko-arabo-sllav, e jo me atë Flamurin shqiptar kuqezi me shqiponjën dykrenare të kryengritësve shqiptar, këngën popullore historike të Dasmave Tradicionale Shqiptare përpara koçisë të mbuluar me qilima kuqezi, qëndisur  me këmbë arushe nga Nanat Shqiptare nateditë e endur në vek, në Katund: Hajdeni, bini djemtë e Shalës,/ përmes sarajeve të pashës!...

“Krushqit” e Njerkës në mes të Lëmës, sot publikisht me trumbetat e Dexhallit nëpër Bit - Pazar e dajre na e zbresin nga koçia një haxhuze plakë si nuse me ferexhenë krahëve. Sheqera të larmë me grushta duke i hudhur mbi kokë e duke i bërë dajret copë-copë nga gëzimi për “fitore”. Dorë për dore duke hedhur vallen e “vëllazërim- bashkimit” ish jugosllav me këngë dasme turko-arabe-sllave pa Nuse në Lëmë...



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: