Dedë Preqi: Lojë shahu në politikë
| E Premte, 25.08.2017, 08:09 AM |

LOJË SHAHU NË POLITIKË, KËTË HERË Z. PACOLLI DO E LUANTE RROLIN KRYESOR!

Nga Dedë Preqi

Është përseritë disa herë se nyjet politike të zgjedhjes së çështjeve politike në Kosovën, janë pritë të zgjidhen nga të tjerët, apo nga ambasadat e huaja në vendin tonë, sepse do të ishim pakëz më ndryshe, sikur në rend të parë, forca e ndërgjegjës politike dhe ligji të funksiononin më mirë në shtetin tonë dhe ndryshimet do të bëhëshin në favor të tij, së paku nuk do të ankonim për plagët politike dhe ekonomike që po ia shkakëtojmë vetëvetës.

Është shumë e dhimbshme për politikën kosovare, në vend të përmirësimit të gjendjes dhe mirëqenjës të këtij populli dhe vendi, hapim plagë të reja në shtatin e këtij shteti, duke përkrahur autorët e  këtyre krimëve politike dhe ekonomike, apo vazhdimin e qeverisjes së tyre, që do të jepnin kuptimin e më të «fortit» por dhe kontribuesit më të fuqishëm në rrënimin e thëmeleve të këtij shteti…

Edhe në këtë fazë politike me rastin e zgjedhjeve parlamentare të qershorit, Kosova dhe liderët e saj politik, nuk kanë treguar vullnet dhe as përkushtim të mirëfillt politik, që ta nxjerrin vendin nga kriza Institucionale dhe ekonomike, si shkak i nivelit  të dobët i bashkëpunimit të brendshëm në mes partive dhe kualicioneve të tyre, por edhe si shkak i urrejtjes dhe mospajtimëve në nivel «inati» në mes njëri-tjetrit, duke thëlluar vendin përsëri në krizë të mëtutjeshme.

Prandaj, nuk mund të mohohet konstituimi i Parlamentit dhe qeverisë së Kosovës, sa do që ka përpjekje për neglizhencën dhe paraqitjen e pengesave të saj, apo tendencat e matrapazëve politik dhe grupeve të tyre, të cilët e kanë humbur besimin e popullit, dhe të tillët përsëri orvatën të  gjejnë momentet dhe nyjët e dobëta në mesin e atyre deputetëve për të kontrabandue votën e tyre, që populli do ti quante «tradhëtarë» të votës dhe vullnetit të popullit.

Megjithatë, në mundësinë e tejkalimit të kësaj krize, nuk ka rrugë tjetër se, vetëm bashkëpunimi dhe mirëkuptimi në mes partive dhe kualicioneve, që për t’ia deshtë të mirën këtij populli dhe vendi, nuk kishte me qenë patriotizëm më i madh në ditët e sotme se, kualicioni PAN, të hapë rrugë, apo të  paraqet realitetin e vet në Kuvend me numrat që disponon, sepse tek e fundit, popullit nuk  i interesojnë numrat që plotësojnë  qeverinë në disfatë, por formimin e qeverisë dhe e ardhmja e tyre më e mirë e afatgjatë.

Është e qartë se politika i ka lojrat e veta, sikur loja e shahut, por kjo politikë që po luhet këto ditë në Kosovë, nuk ka qasje në fitoren e përbashkët, e cila do të reflektonte me ndonjë medalon të mundshëm në favor të këtij vendi, që do ta lakmonin edhe të tjerët si dashamirë të këtij populli,  por gjithë ata që po na shikojnë anash i kanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre , ku ndonjëri edhe do na apllauzonte për «sukseset» që na i dëshiron.

Ditëve të fundit përgojohet rroli i kryetarit të AKR-së, z.B.Pacolli, i cili pothuaj se do e kishte rrolin kryesor në këtë lojë shahu politik (pa keqkuptim), jo edhe rrolin e kalit, (duke kapërcyer hokat) që përmes deputetëve të tij, të përkrahet kualicioni i PAN-it, dhe të hapet rruga e formimit të  qeverisë së ardhshme të vendit.

Edhe pse demokracia  është një fushë e gjerë e tolerancës edhe alternativave, kjo i ka rregullat e veta, që kërkojnë llogarinë e hesapëve, ndaj atyre që e dhanë votën e vet të shtrenjtë nga zemra, duke menduar e besuar se, vota dhe vullneti i tyre nuk do të përbuzët dhe nëpërkëmbët për hir të karierave, apo tekëve politike.

Të gjithë e njohin kryetarin e AKR-së, z.Pacolli, dhe ish kryetarin e shtetit të Kosovës, një figurë e madhe humanitare e atdhetare dhe prej një biznismeni të shquar shqiptar, të cilin e njeh edhe bota, dhe i cili nuk kurseu asgjë nga vetja për të mirën e këtij populli dhe këtij vendi, duke dhënë edhe një kontribut të madh në çështjen e njohjes së shtetit të Kosovës.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: