Baki Ymeri: Poezia patriotike e poetit Jashar Selmanaj
| E Premte, 25.08.2017, 08:07 AM |

POET I TALENTUAR DHE PATRIOT I DËSHMUAR

(Poezia patriotike e zt. Jashar Selmanaj)

Nga Baki Ymeri

Është mirë të jesh dijetar, poet, ushtar, këngëtar, gjykatës etj., por nuk është keq të jesh njeri në të njëjtën kohë. Detyrimi i parë i një njeriu, indiferent nga sfera e aktivitetit apo nga profesioni që e ushtron, është të jetë patriot. Njeri i vlefshëm nuk është ai që nuk ka defekte por ai që ka cilësi. Autori i këtyre vargjeve është parasëgjithash njeri. Njeri cilësishë pozitive, poet i talentuar dhe patriot i dëshmuar. Në të gjitha momentet e vështira apo të lehta të jetës, zemra e tij ka kënduar vetëm për atdheun. Jashar Selmanaj ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë një adhurues i atdheut dhe kombit, i njeriut dhe shoqërisë, i një jete të mbrujtur me moral ideal.

Patriotizmi manifestohet jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Dashuria ndaj atdheut është fryti i një mëndje të zgjuar, e jo i një pasioni të verbët. Poeti i këndon popullit që e adhuron, dëshmorëve të kombit dhe lirisë që e ëndërron. Familjen, miqtë dhe atdheun i bekon, madje edhe kur është i dëshpruar si pasojë e situatës sociale në vendlindje: „Zgjohet hija e zezë nënshtron mëmëdhenë/ Shtrëngata me shi e dëborë e dërmon folenë/ Shqipe me plis të bardhë thirre Skënderbenë!” Dhe më tej: “Edhe në dhe të huaj, rrufe është zëri im/ Gënjeshtarë, premtuat punë, vetëm dëbim / Nënat tona fabrikë fëmijësh për perëndim/ Politikanë, toka e Arbërit nga ju veç zhgënjim.” (Plisi i bardhë)

Rëndësia edukative e atdhetarizmit është e hatashme. Pse? Sepse patriotizmi është shkolla ku njeriu pregaditet për të kuptuar nocionin e njerëzimit. Është detyrë e shenjtë të dashurosh atdheun, siç vepron zoti Selmanaj, sepse atdheu është ai që të ka lindur e ushqyer si një nënë. Për Shqipërinë, për Kosovën dhe për Gjermaninë si atdheu i dytë i poetit e kemi fjalën. “Hijen e heshtjes” e përmend në një poezi, kurse te Plisi i bardhë ai thot:  Unë nuk heshti edhe në varr i vdekur/ Katrahura skëterrë tokën time e ka stepur / Ah,vall langojtë shkelin e nuk kanë parim / Shqiptari, në muzgun e mëngjesit kemi zgjim.”

Dashuria ndaj atdheut nuk është një nocion abstrakt, por një forcë shpirtërore reale që kërkon punë, organizim, zhvillim dhe kulturë. Atdheu faktikisht është e shkuara, e tanishtmja dhe ardhmëria e kombit. Është vendi, kultura specifike, gjuha dhe karakteri, si dhe vargu i betejave, kryengritjeve e revolucioneve për liri, pavarësi dhe demokraci. Atdhetarizmi poetik i Jashar Selmanajt është krijuar në një kohë të vrullshme kur Kosova ballafaqohet me probleme të ndryshme historike, shoqërore, politike dhe morale. Autori që po e prezantojmë me këtë rast, i buzëqesh fati që përveç lirikës patriotike të kultivojë edhe motive tjera që ia shtojnë vlerën si poet dhe patriot.

Jashar Selmanaj

 

BUZËQESHJE

1.
Përpëlitësh, shkëndija shkrep
Gëzimi e hareja të troket në jetë
Buzqëshja shkëlqen si rreze dielli
Ngrohtësin në shpirt vet’e mbjellim.

2.
Kafshata e bardhë bekim i Perëndisë
E artë fjala, buzëqeshja heshtjen e bezdis
Krenaria, lumturia e fati të ledhaton
Buqëshja e bukur të tret e të gëzon.

3.
Kur të pushton buzëqeshja e ëmbël
Kujdes helmi se trupin ta përshkon
Në shqiptari ky lloj është bërë zakon
Errësira e natës me thik shpirtin ta shpon.

4.
Si ylli që shkëlqen buzëqeshja bukur
Në brendi të shpirtit diçka është strukur
Çilltërsinë e bujarinë e shpreh buzqëshja
Sinqeritetin nëse e kërkon e gjen mes rreshtave.

5.
Gota me vërë, ohoho shpirtin e ngroh
Besa e Zotit zemrën e njeriut e qetëson
Jeta sfidë në krahët e sajë shumë peshon
Buzëqeshja helmin e sfidon dhe e injoron.

 

PLISI I BARDHË


1.
Shekujt në rrëmujë e nata e tërbuar
Një errësirë e pa parë, sfidë jeta e rrënuar
Koha e pa kohë shqiptarin e ka pushtu
Ah, shqipe sa kohë duhet ne me u zgju!

2.
Plisin e bardhë mos e shkelni me këmbë
Zgjohet hija e zezë nënshtron mëmëdhenë
Shtrëngata me shi e dëborë e dërmon folenë
Shipe me plis të bardhë thirre Skënderbenë!

3.
Unë nuk heshti edhe në varr i vdekur
Katrahura skëterrë tokën time e ka stepur
Ah,vall langojtë shkelin e nuk kanë parim
Shqiptari, në muzgun e mëngjesit kemi zgjim.

4.
Edhe në dhe të huaj, rrufe është zëri im
Gënjeshtarë, premtuat punë, vetëm dëbim
Nënat tona fabrikë fëmijësh për perëndim
Politikanë, toka e Arbërit nga ju veç zhgënjim.

5
I bie daullës më duket askush nuk ndëgjon
Një luftë të ftohtë mes nesh nuk e sygjeroj
Ah, plis bardhit shpirti shpellë, i qan me lot
Toka e stërgjyshëve lind prap Gjergj Kastriot.

UJËVARA E TRAZUAR

1.
E përplasë uji në lumë
Stina me kohën në gjumë.

2.
Heshtjen,ushtima e trazonë
Shtratin e lumit e turbullon.

3.
Jehon brigjeve të gelbëruara
Vjell helm zëri duke kumbuar.

4.
Natën lumi i tërbuar ec e ec e ec
Rrufeja,ditën më shkëndi e përshkon.

5
Ujëvara, sa ëmbël e bukur gurgullon
Zërin tim vjen një ditë dhe e ndëgjon!.

6.
Ah, nata e errët më furtunë e me stuhi
Mbi lumin e trazuar sjell dëborë me shi.

7.
Brigjet e lumit jehojnë me ju rini
Freskia e ujit sjell papritmas lumturi.

8.
Në agim dita merr e ka mall për liri
Uji, sikur kristali është vetëm në Shqipëri.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: