Rrustem Geci: Himni kombëtar i Çamërisë
| E Shtune, 26.08.2017, 08:35 AM |

HIMNI KOMBËTAR I ÇAMËRISË

 

Çamëri e Epirit pellazg

Trashëgimi të kemi prej të parëve

Këngët çame kurrë nuk shterrojnë

I shkruan Janina e Filati Prevezës…

 

Që nga pellazgët, ilirët e dardanët

Ji e bekuara e Aleksandrit dhe Pirros

ji krijuesja e qytetërimit të lashtë

Stërgjyshja e të gjithë shqiptarve…

 

Çamëri, lavdi e kryeherit shqiptar

Të betohem s´e të dua me shpirt

Ji dheu i Dodonës, Zeusit, Eleuterit

Ji pushkë për vendin dhe për fjalën….

 

Çam dhe Arvanit jemi një gjak

Merrja valles me fustanellë të Pirros

Hapi palët e flamurit nëpër Epir

Shqiptar jemi, dhe jemi të fuqishëm….

 

Rrustem Geci – Dortmund, 23. 08. 2017



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: