Safet Hyseni: Ora shqiptare bije për Çamërinë
| E Enjte, 24.08.2017, 10:59 AM |

Ora shqiptare bije për Çamërinë

Nga Safet Hyseni

Ne shqiptarët jemi mësuar që të themi “kjo s’bëhet” apo “ai nuk mund ta bëjë” dhe këto pohime personale i shpalosim si mohime kombëtare. Jemi pas sa të çuditshëm. Greqinë e bënë shqiptarët, madje Athina deri vonë fliste shqip. Heroizmi i Bobolinës është i ditur, por kjo tash nuk na ndihmon. Shqiptarët në kohë kur vendoset çështjen në letër janë më shumë se tolerant e human dhe nga fitues dalin të humbur derisa përjetojnë më të keqen, zgjedhën e re. Kështu iu ndodhi me Greqinë, kështu iu ndodhi edhe IRJM-në që sot iu nëpërkëmbet e iu përdhoset gjuha. Tash kur i gjithë opinioni duhet të drejtohet kah Çamëria dhe të sjellin ndihmën dhe opinione pozitive dëgjohen mohimet se “kjo s’bëhet”, që do të thotë se Çamëria s’do të behët. “Kjo s’bëhet” nuk ndihmon asgjë, madje ata që nuk e kanë të njohur hartën shqiptare krijon që në fillim një disfatizëm prej ku burimin e ka vonesa. E dyta që po na del tepër zhgënjyese është se “ai nuk mund ta bëjë”, kjo thënie tepër e dëmshme burimin e ka tek agjentët që fusin sherrin dhe luftën brenda llojit. Greqia të themi në fillimet e demokracisë shqiptare rekrutoj një kuadër të madh shqiptar në agjenturën sa kishte edhe në qeveri madje na e mori edhe Kishën. Synimi i saj ishte të sulmoj para se të më sulmojnë, të marrë para se të më marrin ate që iu takon që harta e gjenocidit të bartet diku tjetër. Një vit më parë çamët e ndershëm arritën suksesin më të madh duke mbledhë të gjitha krimet e gjenocidit dhe trokitën në dyert e Evropës dhe institucioneve të saj. Ky ishte sukses i madh pasi ata ndiqeshin edhe nga shqiptarë apo çam të rekrutuar. Pastaj Festim Lato shpalli edhe Qeverinë e Çamërisë, e cila qeveri ishte nevojë e kohës për të sensibilizuar opinionin. Shqiptarët nuk besojnë se gjithçka është e mundur, madje edhe pavarësia e Çamërisë. Sot bota lëvizë përmes lapsit, xhepit dhe interesit. Nuk duhet asnjë plumb, as zjarr, as thika e shpata por vetëm ndihma e opinionit dhe paraja që nuk na nevojitet. Është koha të mbështete Festim Lato. Po bije “Ora shqiptare” për Çamërinë!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: