http://www.zemrashqiptare.net/
Zemra Shqiptare

Hajdarmataj: A mos erdhi dita për rrugën e Zogajve?
| E Marte, 22.08.2017, 11:17 AM |

A MOS ERDHI DITA EDHE PER RRUGEN E ZOGAJVE TE TROPOJES?!

- Pjesemarresit i thane Ministres se Mbrojtjes zonjes Kodheli  se kemi shume halle ketu ne Malesi, por halli me i madh,  eshte rruga e makines, e cila eshte bere ne vitin 1938 nga Italia, per te lidhur Kam-Zogaj-Qafe Prush me Gjakoven, gjithsej 20 kilometra per shfrytezimin e nentokes me mineral te bollshem kromi.

Eshte e habitshme fakti se te gjithe kanditatet per deputet na kane genjyer, duke na thene se keto 20  kilometra rruge do ti asfaltojme, ku deri me sot, pra tash 80 vjet, nuk eshte bere asgje.-

Nga Ibrahim Hajdarmataj, Zogaj Tropojë

Ne fshatin Zogaj te Malesise se Gjakoves te Tropojes, me popullsine e kesaj zone te Bytycit u organizua nje takim  me ministren e mbrojtjes Znj. Mimi Kodheli, deputete e Partise Socialiste per qarkun tone Kukes.

Ministeria e Mbrojtjes  Znj. Mimi Kodheli ne bisede te perzemert me Z. Ibrahim Hajdarmataj

Ajo foli perzemersisht me pjesemarresit, ku u shkembyen mendime te ndryshme. Ne fjalen e saj Znj. Mimi Kodheli shprehu konsideraten e larte per pritjen e perzemert e vellazerore nga banoret e kesaj treve.

Ajo  tha se me keto qe po thoni po me duket vetja qe une kam lindur dhe jam rritur mes jush. Pjesemarresit i thane Ministres se Mbrojtjes se kemi shume halle ketu ne Malesi, por halli me i madh,  eshte rruga e makines, e cila eshte bere ne vitin 1938 nga Italia, per te lidhur Kam-Zogaj-Qafe Prush me Gjakoven, gjithsej 20 kilometra per shfrytezimin e nentokes me mineral te bollshem kromi.

Eshte e habitshme fakti se te gjithe kanditatet per deputet na kane genjyer, duke na thene se keto 20  kilometra rruge do ti asfaltojme, ku deri me sot, pra tash 80 vjet nuk eshte bere asgje.

Znj. Mimi Kodheli ne fund te bisedes, pasi shpalosi objektivat qe do merren gjate ketyre kater vjeteve 2017-2021 ajo tha: “ ne te gjitha takimet qe kam bere ne fshatra te qarkut te Kukesit keto dite, nuk kam premtuar, por ju, po ju premtoj se rruga do te asfaltohet nga qeveria jone brenda vitit 2018”.

Duartrokitjet e Malesoreve nuk kishin te mbaruar. Takimi perfundoi ne menyre te perzemert me shtrengime duarsh dhe foto

Ekipi perfaqesues i Ministrise se Mbrojtjes per rregullimin e rruges automobilistike.

Fjalet filluan te lidhen me vepra, keshtu keto dite te muajit Gusht 2017, ku temperature po i kalon 35 grade Celsius, nje grup pune u dergua nga ministrja e Mbrojtjes Znj. Mimi Kodheli per shtrimin, mbushjen e gropave dhe zgjerimin e rruges automobilistike Kam-Zogaj-Qafe Prush 20 kilometra.

Te bie ne sy puna e palodhur e teknikut te ndertimit te brigades se Xhenios se Tiranes Z.Tafe Hasa  dhe manovratoret zoterinjt Durim Alushi e Fatmir Ferati, si dhe shoferet e palodhur Mevlan Haliti dhe Kujtim Hodo.

Gjithashtu nje ndihmese dhe nje bashkepunim te ndersjellte  ky ekip qe perfaqesoj brigaden e Xhenios se Tiranes, paten me perfaqesuesit e pushtetit vendor zoterinjt Kujtim Gjediaj dhe Fatmir Muhametaj.

Çaste nga puna per rregullimin e rruges.

Komandanti i batalionit te Xhenios Nenkolonel Hajdar Gurra si dhe Komandanti i brigades se Xhenios se Tiranes Kolonel Gasper Lala muaren falenderime keto dite te perzemerta nga komuniteti i krahines se Zogaj dhe i pushtetit vendor te kesaj zone, per punen e palodhur, per sakrificat qe bene punonjesit e tyre per mbushjen e gropave, shtrimin me zhavorr dhe çakull, zgjerimin e rruges automobilistike, duke hedhur brenda tre javeve te muajit Gusht 2017 me mijera tonelata zhavorr dhe çakull.

Falenderim me i vecante eshte nga banoret e kesaj treve per perkujdesjen dhe punen e shkelqyer te bere nga ana e ekipit perfaqesues te Ministrise se Mbrojtjes  per rrugen automobilistike dhe per ndihmen e pakursyer qe ka dhene Znj. Mimi Kodheli. Sot mbas 100 vjetesh, ata shohin me optimizen e thone te gezuar: “A mos erdhi dita edhe per rrugen e Zogajve te Tropojes?”.

-Per ZemraShqiptare, nga Zogaj-Tropojë, Gusht 2017-