Musli Ferati: Ne dhunuesit e hapësirave jetësore
| E Hene, 21.08.2017, 08:56 AM |

NE, DHUNUESIT E HAPSIRAVE JETSORE

Nga Prof. Dr. Musli Ferati

Duke u marrë me callshitjen e punëve të "dunjasë" dhe shkoqitjen e problemeve të përbotshme, nuk e vërejmë e as na bëhet vonë se para pragut të shtëpisë fqiu i parë na ka venduar skeden me parmakët e kepucëve, kurse më tej në koridorin e përbashkët fqiu tjetër ka stacionuar për shtatë palë qefe karocen e personave të invalidizuar dhe lodrat e shqyera të fëmijëve, për të bllokuar shkallët me lloj-lloj cikrimash dhe të palarash nga garderoba shekullit të kaluar, gjithandej me qeska najlloni, fshesa dhe garnitura gjysëm të thyera. Kuadri rënqethes i okupimit dhe uzurpimit drakonik dhe mizor i ambienteve jetsore publike vazhdon edhe kur të shkelim në rrugën për të dalë në qytet, ngase në të dy anët janë parkuar automobilat privat, motoçikletat, biçikletat dhe karocat për hamallët e falimentuar. Që paradoksi e çthurjes se higjienës urbane të jetë akoma më drastik, të gjithë pronarët e këtyre mjeteve të komunikacionit posedojnë shtëpia dhe pallate luksoze me obore dhe kopshte të gjëra, në të cilat freskohen ndër shadervane ku cikëron dhe zhurmon pa ndërpre uji i pijshëm nga ujsejellësi gjysëm i cekët i qytetit. Ndonjë fodull qytetar me manire bujqësore gjithë oborin e ka mbushur me pemë dhe perime të mbjellura, anë e këndë të përshkruara për mrekulli me pjergullat e rushit dhe kungulleshave te Stambollit. Ngulfatja e mjediseve publike në qytet nuk mbaron me kaq; rrugët kryesore janë të bllokuara dhe ngushtuara me vetura dhe automjete të tjera private, ndërsa ato pak trotuare që kan mbetur nga koha e diktatures komuniste janë shëndruar në galeri dhe rafte duqanesh për shitjen e artikujve ushqimor, basmave të Damaskut, plastikave të industrisë kineze, dhe qipirave të Abu-Dabit. Ndërkaq, kashmiri i Nju-Delhit qëndron i varur mbi kokat e kalimtarëve si amulet i kohrave teë frigshme të mesjetës. Prej disa vitesh edhe sheshi i qytetit i posa rinovuar, me asnjë metër katror sipërfaqe të gjelbruar, është bërrë poligon i pazarxhinjëve ilegal ku ofrohet mall dhe shërbime të lojrave dhe akulloreve me pekmez. Gjith ky katapultim i shfrenuar në qytetet e Maqedonisë perëndimore nga grabitqarët dhe matrapaza  të shkujdesur sikur shkon në konkordancë dhe bashkveprim të rafinuar me mandatarët dhe çinovnikat e administratës komunale, që nuk te jepë shpresë se në një kohë të afërt mundemi të shpëtojmë nga bedated dhe sqepallat e obstruimit të ambienteve urbane siç  janë rrugët, parqet, trotuaret fushat e sportit, dhe infrastruktura tjeter përcjellëse në të cilën të  gjithë ne duhet të marrim frymë të punojmë, të pijmë ujë, të ushqehemi dhe të realizojmë kërkesat dhe nevojat e tjera jetsore. Përderisa pushtetarët më tepër bashkpunojnë me zullumqarët e ambientit jetsor në qytet, në të gjithë, një ditë do të vetëhelmohemi dhe vetëmbytemi në tymin dhe pluhurin e atmosferës së tejndotur, bile të etshëm per uje, i cili më tepër po përdoret për larjen e veturave dhe ujitjen e oboreve dhe kopshteve, se sa për nevojat e biologjike të qytetareve. Këto dhe shumë pavijone të zymta te higjienës komunale, që përkitazi kanë ngushtuar dhe paralizuar hapsirat jetsore në qytet, shtrojnë nevojën e përngutshme xhentiliane: ose të reformojmë totalishtë administrimin urban të qytetit ose të kërkojmë shpëtimin nga administrator  të jashtëm në formë protektorati, menaxhmenti ose diç, te ngjajshme.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: