Ramiz Lushaj: Ju hangërt qeni i Sharrit
| E Hene, 21.08.2017, 07:53 AM |

JU HANGËRT QENI I SHARRIT...!

Nga Ramiz LUSHAJ

"Princat politikë" të Kosovës (ata "të Paqes" e këta "të Luftës") sado mesjetarë me qëndrimet e tyre politike edhe paszgjedhore në këto dy elektoriadat e fundit, prapë se prapë (Ata-Këta) e kanë nji të mirë: ZGJIDHJET i bajnë në mënyrë DEMOKRATIKE...Në turpin e tyre të madh politik paszgjedhor vetëm për këtë mundesh me i përshendet sadopak.

"Princa politikë" të Kosovës ju hangërt "Qeni i Sharrit" për mangesat, pengesat e vonesat tuaja për ato çka projektoi e solli kelmendasi Ibrahim Rugova, për atë çka derdhi gjakun Adem Jashari i Drenicës..., për atë çka kontribuan Bushët e Klintonët e liderë euro-perëndimorë për ta ba Kosovën Euro-Atlantike, antare në OKB, shtet të pavarur e sovran...!

Une po mendoj se "Princat Politikë" të Kosovës ma mirë me i hangër qeni i rracës ilire, "Qeni i Sharrit", se sa "qentë" e Pashiqit të Serbisë së Vjetër e të Re....!

Në rast se nuk duheni kurrkush e nuk i duheni kurrkujt për me iu hangër asnji qen, asnji lloj qeni, atëherë e hangshi (ta hani) vetëveten si Akrepi...!

E, përndryshe, në përmbyllje, po e perifrazoj me përshtatshmëri analoge e në aktualitet një titull kange të Dervish Shaqës: "Ah, Kosovë, mos thuej mbarova..."!

Dardani, 17 gusht 2017



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: