Kalosh Çeliku:Rrëzë kalasë dardane
| E Hene, 21.08.2017, 10:15 AM |

ORA E MADHE POETIKE KAÇAKE

RRËZË KALASË DARDANE

(Takime nën Rrap, 2017: Shkup dhe Kërçovë)

NGA KALOSH ÇELIKU

Poetët, vitin e kaluar dolën në mal, dhe u kthyen nga mali në Shkup me vargun në brez. Qytet historik shqiptar, ku e kryqzuan vargun e tyre kryengritës me armikun shekullor: Orën e Mdhe Poetike Kaçake në organizim të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar. Manifestimin Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP XXII, i realizuar rrëzë Kalasë Dardane, në Shkup. E përkujtuam Datën Historike: Çlirimin e Dytë Jubilar të Shkupit (12 gushtin 1912) nga Perandoria osmane. Edhe, Çlirimin e parë historik (1844), dikur të cilin me 8.000 kryngritës shqiptar e kishte arritur Dervish Cara me krahun e djathtë të luftës Dervish Emin Çeliku Xhambazi. Datë Historike Shqiptare me dy çlirime, që sot fatkeqësisht nuk e përkujtoi më së paku edhe me një fjali, asnjë Parti Politike Shqiptare, asnjë institucion politik e kulturor i shtetit të “përbashkët”,  që nateditë qirren kot nëpër institucionet informative?!

Dhe, kryengritësit shqiptar, pasi e çliruan Shkupin i vënë pusi turkut në Katllanovë (Beteja e Katllanovës, 1844), me vazhdimin e Luftës Historike për çlirimin e trojeve shqiptare: Velesit, Prilepit dhe Manastirit (Bitolit). Kohë ajo, kur “vëllezërit maqedonas” sipas historinit maqedonas, Aleksandër Matkovski në librin e tij të publikuar në Shkup: “Krynegritja e Dervish Carës (1985), i botuar me plot probleme edhe në gjuhën shqipe me fakte historike, shkruan se: në këtë kryengritje “maqedonasit” nuk iu bashkuan krynegritësve shqiptar, po i prisnin pushtuesit turq si “çlirimtarë” me vajza dhe gra maqedonase si “fitimtarë” lufte.

Ora e Madhe Poetike Kaçake Përkujtimore, kësaj radhe u realizua në Qiell të hapur mes yjeve, para syve të Diellit dhe Hënës kokë më kokë, (sipas natyrës luftarake kaçake), rrëzë Kalasë Dardane, ku poetët edhe në kët luftë me penë e ngritën zërin me vargjet e tyre kryengritës për Liri. Nuk i kishin me vite armët e tyre të partive politike, por i kishin vargjet e tyre  (“nagëntët”) në brez me “plumba” dum-dum (penë).

Vesel Xhaferi – Çeliku erdhi nga Kërçova, jataku i kaçakëve historik, i armatosur deri në dhëmbë. Skënder Demolli me shokë nga Poradeci, pasardhësi i Xha Derallës me dy kobure (lapsa) në brez. Prend Buzhala me krahun e tij të djathtë, Gjon Gjergjaj me kësula të bardha të Bajram Currit e tirqi e xhamadan nga Kosova. Sadete Zogu nga Shkolla Normale e Elbasanit (Shqipëri). Reshat Sahitaj, ende pa lind Dielli me Behare Rexhepin nga Prishtina si Azem e Shotë Galica në Atdhe..

Edhe nga Greqia, erdhi pasardhsja e Albulenës Detare, Rakela Yzeiri. Bosnja, e kreshnikëve të Jutbinës Muji dhe Halili: Seida Beganoviq. Istref Haxhillari, Bujar Balliu e Qazim Muska nga Poradeci i Lasgushit.

Ora Poetike Kaçake Historike, përfundoi me një Darkë Poetike Kaçake në Çarshi të Shkupit, rrëzë Kalasë Dardane, ku Vesel Xhaferi – Çeliku e hapi Birrën Gjigante Historike Shqiptare për poetët kryengritës: Feja e Shqiptarit, është Shqiptaria.

Poetët me një gotë “hallall”, edhe në këtë Ditë festive e përkujtuan Kaçakun e atyre maleve kreshnike: Dervish Emin Çeliku (Xhambazi), krahun e djathtë të Dervish Carës. Kryengritësit shqiptar, që për së dyti herë me radhë me shokë e çliruan Shkupin (12 gusht 1912) me në krye Isë Boletinin dhe Hasan Prishtinën. Herën e tretë, Shkupi u çlirua nga poetët. Edhe, pas Luftës Dytë Botërore pas disa viteve, përsëri Shkupi do të çlirohet me kryngritësit shqiptar nga okupataori (1941 - ’45. Edhe pse, ato ideologë dhe kryengritës shqiptar, pas disa muajve do të përfundojnë me burgime masive dhe vrasje politike ndaj persoaliteteve historike shqiptare të cilëve edhe sot e kësaj dite nuk u dihet varri.

Nata e Madhe Poetike Kaçake, përfundoi diku pasmesnate, në agim ende pa dalë Ylli i mëngjesit mbi Çelëvljollcë me një grup poetësh kaçakë, në lokalet e hotelit, para këmbëve të Skënderbeut legjendar, në mes të Shkupit Historik. Gjithë Natën e Madhe u   lexuan poezi, dhe u rrokullisën vargje me gota plot me raki rrushi, dhe u ballafaquam me mendime poetike-historike për Ditën e Nesërme Shqiptare.

Ditën e nesërme, pas gjithë kësaj vape politike, fetare dhe Natyrore, që e kishte kapluar Shkupin, na priti me një ditë me shi Natyra (Zoti), që kishte rënë gjatë gjithë natës. Poetët duhej të merrnin rrugën për në Katundin e Dervish Emin Çeliku (Xhambazi), Cërvicë të Kërçovës në një Akademi Përkujtimore, rrëzë Çukës Historike. Vendlindjen, e Dervish Emin Kaçaku (Xhambazi), krahun e djathtë të Dervish Carës, Luftës Heroike në Betejën e Katllanovës (1844). Katundin, edhe të Xha Derallës, ku im Atë si djal i vetëm përmall në familje, Emin Çeliku kishte pi gji Nane me muaj në atë familje patriotike e satirike shqiptare.

Rrugës, pasi i përcolla poetët për në vendlindjen e Kaçakut të maleve, u nisa edhe vetë me “xhipin” tim të Babait kalorsiak, i cili i kishte përjetuar disa beteja tragjike luftarake: zjarrin e vënë para dritareve të banesës në Çair të Shkupit dhe thyerjen e xhamit pasëm në oborr të Shtëpisë afër selisë të DDI – së, në Shkup.

Këthesave të egra për t’u ngjitur në Bukoçin Historik, majën ku im Atë dikur me armët krahut e në xhepat e strukes me “dardha turke”, këmbë i kishte ngjitur vite me radhë me mauzerrin krahut ato maja, “nagëntin” në brez e “kashikarat” në xhepin e strukes hedhur krahëve, Gjoku im më lë në baltë. Përplasem në një kodër mali. Përçudi, i hap syt: ende i gjallë. Aty për aty, mu kujtuan ato Tri Melaqet (Engjujt) e mia gra besnike: Njëra që më printe para, dhe Dy të tjerat që më mbanin përkrahu. Hajmalia e Dervish Nures si fëmijë, që edhe sot e kësaj dite e mbaj përqafe. Dhe, stërgjyshi im kaçak Dervish Emin Çeliku (Xhambazi) me aftësi mistike. Engjujt e mi mbrojtës gjatë rrugës për në Baba Tomorr, që më prinin para në Luftën me penë.

Akademinë Përkujtimore Historike e hapi rektori i Universitetit të Tetovës, Dr, Vullnet Ahmeti. Fjalën e mori, edhe: historiani nga Shqipëria Moisi Murra, Kalosh Çeliku, Bajram Çeliku – Bali dhe Gjyla Çeliku (politologe). Pjesmarrësit i përshëndeti me një tekst kënge kaçake Aurora Xhambazi.

Tahir Seferi, rapsod me çifteli me tekst të Moisi Murrës dhe Bajram Çeliku – Bali e ringjalli në vendlindje Kaçak Dervish Emin Çeliku (Xhambazi), i cili u përkujtua me kurora lulesh në Katund: nga Familja Çeliku dhe Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar,

Poetët këtë shëtitje nëpër Historinë Shqiptare e përfunduan në Kopshtin e piktorit dhe poetit Vesel Xhaferi – Çeliku (sektit bekteshian), ku u printe para Zenel Xhaferi – Çeliku me kësulën e bardhë të Bajram  Currit në kokë, ku na i hapi edhe dyert e Tyrbes të Babashehut në Katund.

Piktori dhe poeti Vesel Xhaferi – Çeliku, pas Drekës Kaçake të shtrurar nga stërnipërit e tij pasardhës: Arbër dhe Arsllan Çeliku, i priti poetët në sofrën shqiptare tradicionale edhe me shalqi, pjepëra e raki rrushi...

Dhashtë Zoti këtyre burrave, Babashehu nuk ua hudhë mbi kokë ferexhenë e zezë në Tyrbe. Pashterkën e kuqe të Nuses Xhadi! Amen.!..

Poetë nga të gjitha Trojet Shqiptare të Atdheut, edhe Sot e kësaj Dite  nën Rrap..



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: