Fritz Radovani: Si mbet pa 'tituj' Gjakova?!
| E Diel, 20.08.2017, 10:56 AM |

SI  MBET  PA  “TITUJ”  GJAKOVA ?!

Nga Fritz RADOVANI

ISHTE 1946...As vetë Gjakova nuk e dinte ku kishte hy në një rrugëparrugë në Tiranë. Po ecte tue mendue por, pa e dijtë ku po e nxjerrë rruga! Ju ndalue jo ma larg se 4 a 5 ml para Tij një veturë dhe zbriti prej saj Tuk Jakova... U pershndet me Gjakoven dhe e ftoi në një shtëpi aty afer ku banonte Tuku. I prini Tuku dhe Gjakova shkoi mbas Tij... Sigurisht, simbas zakonit i erdhën kafet... Filloi një bisedë e ngrohtë mes tyne.

Pak ditë perpara ishte shpallë edhe fitoria e Qeverisë komuniste në votimet e 2 Dhjetorit.

Gjakova po ndigjonte Tukun tue tregue suksesin e fitores së zgjedhjeve... Mandej filloi me i shpjegue Gjakovës sesi, shumë shpejtë tek selia e Kuvendit Popullor do të ngrihej një Monument i atyne që kanë punue per “Fitoren e Socializmit në Shqipni”... (Tuku, po hapte një bisedë ma shumë per me ngacmue Gjakoven, per me e ba me folë...)

Gjakova po veshtronte Tukun, dhe mbasi Tuku perfundoi fjalen e pyeti: “Emnat që do të shkrueni aty tek Monumenti, janë vetem të deputetëve komunista, apo edhe të tjerë ?

– Jo, i tha Tuku, aty janë edhe ata që kanë luftue per “demokraci e socializem”...

– Atëherë, i tha Gjakova, aty kishe me dashtë me u vue edhe emni em!

Tuku buzqeshi dhe i tha: “Gjakovë, ti as ke luftue dhe as ke punue per socializmin...”

Gjakova i preu fjalen dhe i tha: “Tuk, qyshë se keni ardhë në Tiranë, të gjithë shka jeni komunista, asnjëni nuk keni prekë as punë as pushkë me dorë, ju po, mbledhje partije e gjyqe kunder “armiqëve të popullit” nder kinema... Emni em duhet me kenë aty, unë të pakten kur më ka pyet kush se shka domethanë fjala Demokraci, ua kam shpjegue, po ju o Tuk, as nuk ua shpjegoni kujt se, as, nuk e keni nder mend me e ba demokracinë...”.

Para se me dalë Gjakova, Tuku mori në telefon dikend dhe i tha: “Jepni personit që do të vij aty me ngrenë dhe paisnje me rroba nga magazina e juaj!”... I shpjegoi Gjakovës një rrugë ku ishte një qender policije, ku Gjakova, shkoi dhe mori veshmbathje dhe ushqehej aty me policët e asaj zonë tri herë në ditë... Spaletat dhe kapelë nuk i mori...

Mbas një jave Gjakova erdhi tek Tuku i veshun me rrobat e veta të vjetra si perpara...

Kur hyni mbrendë Tuku e shikoi me vrejtje, po Gjakova nuk e la me fillue biseden...

– Shiko Tuk, i tha Gjakova, prej Teje falemnderës, po unë, qyshë dje nuk shkoj ma aty as me hanger as me u veshë, njohë e pa njohë, më ndalojnë njerzit në rrugë dhe më thonë: “Po edhe ti o Gjakovë, paske kenë spijuni i Haxhi Lleshit e Koçi Xoxës ..?!”

Tuku u mundue me ia mbushë mendjen se “nuk ka rendsi se ke perfitime, le t’ thonë ata çka të duen... ti shiko interesin tand !”, po Gjakova, doli dhe as nuk u duk ma andej...

Kështu, edhe Gjakova, mbeti pa tituj dhe vdiq edhe “pa u dekorue” e pa perfitime...

As mbas vitit 1992 Presidentët tanë nuk janë kujtue fare as per Gjakoven, as shokët e Tij!

Ndersa, per Shyqyri Qokun me shokë, “ka dekorata dhe shperblime krimesh me thes”!!


Melbourne, Gusht, 2017.

(Vota: 12 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: