Dedë Preqi: Situatë komike e gjendjes politike
| E Merkure, 16.08.2017, 10:00 AM |

SITUATË KOMIKE E GJENDJES POLITIKE

Nga Dedë Preqi

Me plot të drejtë e thotë populli, krejtësisht gabimisht! PSE i kemi votuar këta njerëz, të cilët në vend të rrolit të deputetëve, ata luajnë rrole tjera komike të pa rëndësishme, bile ua kalojnë edhe komikëve qesharak me gjestet e tyre arrogante, duke u shagarë para publikut me komentet e tyre për seancat konstituive të  Kuvendit të Kosovës.

Përditë po shtohet kureshtja e popullit dhe kjo po shdërrohet sikur në «lojrat e fatit»,  që po shkakëtohet një rëmujë në Kuvendin e Kosovës, me çrast është ndarë krahu i luftës si një pjesë e veqantë dhe sipas numrave që i ka nuk e ndjenë vetën te sigurtë për ta marrë qeverinë në dorë, të cilët duhet të hapin rrugë për të lënë edhe të tjerët të marrin hapin e tyre, si e drejtë ligjitime për konstituimin e Parlamentit të vendit.

Pavarësisht nga fakti se Kosova është shtet i ri dhe akoma i ka plagët e pashëruara nga lufta e fundit, por atë që e ka në dorë edhe atë e nxjerr vet nga dora e saj, apo nuk dinë ta shfrytëzojë të drejtën e vet, sepse qeverisjen e saj e kanë pushtuar të ashtuquajtur «komandantat e luftës», të cilët po dëshmojnë edhe vetë se, në çfarë mënyre është udhëhequr edhe Lufta e Ushtrisë çlirimtare, që do të thotë se, sikur mos të kishte ekzistuar fuqia e NATO-s, nga luftëtarët e tillë, nuk do të kishte ekzistuar fare Kosovë e lirë…

Çka do të thotë kjo, sot në Kosovën e lirë, në kohën kur pas zgjedhjeve duhet të bëhët konstituimi i Parlamentit, bie perdja dhe kryhet një pjesë e saj, sikur në çfaqjet e ndonjë komedie qesharake, ku të qeshurat vazhdojnë edhe pas perdes, sepse ka mbetur diçka në memorje dhe vazhdon njeriu të qeshët edhe me vetëvetën e vet…

Në këtë rast edhe konstituimi i Parlamentit të Kosovës, i cili po zhagitët në këtë mënyrë, duke ia lënë fajin PAN-it, apo LAA-nit, nuk pastrohet dhe ushqehet e vërteta, sepse mungesa e Institucioneve i kushton vendit, e cila nuk mund të arsytohet me thash e thënme, që vjellin kualicionet në mes vete.

Përderisa prisnim me shekuj ta kemi një Parlament dhe Kuvend në Kosovë, që do ta përfaqësojë vullnetin e popullit tonë,  sot atë po e bojkutojmë dhe nënçmojmë vetë vlerën e tij,  e cila mund të ndodh edhe në vendet tjera, por me shëmtinë që ia imponojmë vetë qeverisjes tonë, do të quhet një turp i neveritshëm i konsumuar nga «dordolecët» e politikës që na rrethojnë…

Ne, me këto veprime dhe politika që posedojmë,  po dalim lakuriq para botës demokratike se akoma jemi të pushtuar, jo nga ndonjë agresor i huaj, por nga vetëvetja, me të cilën duhet të mirremi vetë, sepse është turp mbi turp, të presim gjithherë të na çlirojnë të tjerët, sikur këto ditë për fajin dhe tekët tona irituese në mes partive politike dhe individuale.

Amerika dhe vendet tjera perëndimore e mike nuk kanë kohë të mirren vazhdimisht me problemet tona dhe të na ndihmojnë orë e ças, sepse dhe atyre u kërcënohet e drejta, apo jeta nga fortunat e kohës, por ajo që është më e rëndësishme, duhet domosdo ta fitojmë besimin në njëri-tjetrin dhe të kultivojmë diçka të mirë për këta breza dhe të ardhmën e tyre me të mirë.

Me këto epizode të tilla politike dhe djallëzore që i kemi në mesin e politikës kosovarare, mundemi ti humbim edhe miqtë tanë dhe ta luhasin peshën e tyre të përkrahjes, kur e shohin qartë logjikën e kësaj politike dhe qëllimet e saj bllokuese për të ardhmën e këtij vendi. Populli i Kosovës, sikur do të ishte i dënuar, i cili akoma e ndjenë  brengën e largimit të, të këqiave të veta, një ndytësi që i kanoset çdo ditë në jetën e përditshme.

Të gjithë ata njerëz të skenës politike kosovare, që po abuzojnë me votën e popullit, me sjelljet e tyre të turpshme, pa pikë morali njerëzor e shoqërorë, pa pikë morali ndërvëllezëror, të cilët po e tregojnë fytyrën e tyre të pavlerë dhe po tentojnë ta spërkasin fytyrën e Kosovës martire me ndytësirën e tyre, do të japin një ditë llogari para gjakut të atyre që i kanë rehatuar në këto kolltuqe të buta të Parlamentit të Kosovës.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: