Demir Krasniqi: Naser Hani – hero i vërtetë
| E Shtune, 12.08.2017, 10:55 AM |

NASER HANI – HERO I VËRTETË

 

Atje në Veleshtë të Strugës heroike –

Lindi Naser Hani , n’ familje patriotike !

Më 15 Gusht 1958 –

Lindi Naser Hani – trimi i vërtetë !

 

Qysh në moshë të re , në rrugë përparimtare –

U angazhua n’ lëvizjen e rinisë shqiptare !

Të drejta legjitime kërkonin varg e vi –

Që t’i gëzojnë shqiptarët në ish – Jugosllavi !

 

Si student , qysh herët iu pat dhanë e mbara –

Ndër pjesëmarrës e organizatorë në radhët e para !

N ’ demonstrata  t’ vitit 1981 –

Prej kur filloi UDB-ja përndjekjet ndaj tij !

 

Nga pushteti jugosllav , regjimi e sigurimi –

Shpejt pasoi burgosja e tij edhe izolimi !

Por zemra e tij me fuqi t’ vullkanit –

Asnjëherë s’iu trembej bishave të Ballkanit !

 

Në atë izolim nga ai pushtet –

Përballoi torturat me shumë dinjitet !

Qëndroi i papërkulur ndaj regjimit t’ zi –

Deri n’ momente t’ fundit të jetës së tij !

 

Përkundër përndjekjeve që i rrinin për brinjë –

Ai gjithmonë vazhdoi aktivitetin e tij !

Ndihmoi rezistencën e rinisë shqiptare –

Në luftë për liri dhe pavarësi kombëtare !

 

N’ momentet më t’ vështira –  nuk kursehej fare ,

Ai u gjend pranë aktivistëve të çështjes shqiptare ;

Duke i ndihmuar me ide përparimtare –

Nga të cilat përfitonte çështja jonë kombëtare !

 

Veprimtarë t’ panumërt t’ fushës e të bjeshkës –

E njohën birin trim nga gjiri i  Veleshtës !

Këshilla e tij e saktë , fjala e tij bashkonte ,

Nuk kursente jetën që të iu ndihmonte !

 

Për shkak të aktivitetit patriotik të tij ,

Për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni –

N’ vitin 1993 , relativisht i ri ,

Detyrohet të emigrojë në Austri !

 

Në Vjenë , Naser Hani me zemër kreshnike –

I vijoi studimet pasdiplomike ekonomike !

Edhe këtu si çdo herë edhe si çdo kund –

Dëshmoi se për vendin e tij mund të bëjë shumë !

 

Që të kontribuonte më shumë për shqiptarë –

Ishte themelues dhe drejtues i parë ,

I Shoqatës Studentore “Societas Albania”,

Që n’ vitet e 20-ta e kishte Austria !

 

Përmes kësaj Shoqate , ai organizonte –

Në t’ mirë të studentëve që të iu ndihmonte !

Përmes rrugës së mbarë të  organizimit –

T’i nxirrte shqiptarët nga rruga e poshtërimit !

 

Në vend që shqiptarët t’ shikohen me poshtërim –

Do t’ ua shtronte rrugën e pastër për arsim !

Shqiptarët e Iliridës edhe të Kosovës –

T’i ndjekin studimet n’ universitetet e Evropës !

 

Ishte njeri i dashur dhe shumë optimist –

T’ iu ndihmojë studentëve si idealist !

Iu gjend pranë me këshilla dhe ndihma konkrete –

Nga se kurrë s’ mendonte n’ jetë vetëm për vete !

 

Kontribut t’ veçantë  jepte  duke u shkri –

Për unifikimin e diasporës shqiptare n’ Austri !

Ndihma t’ konsiderueshme t’ diasporës shqiptare –

Dhanë për luftë t’ Kosovës – Ushtrisë Çlirimtare !

 

Është meritë e madhe kontributi i tij –

N’ kuadër t’ “Bashkësisë Shqiptare” në Austri !

Naser Hani ishte njëri ndër themelues ,

Po ashtu ai ishte edhe bashkë drejtues !

 

Fjala e tij u bë jehonë mbi trojet shqiptare –

Për bashkim n’ përkrahje të luftës çlirimtare !

Gjatë gjithë jetës së tij , fjala e mori dheun –

Moto pat  mendimin :”Gjithçka për Atdheun!”

 

Me këtë ndjenjë , qëllim për një jetë t’ vërtetë –

U kthye në Strugë në vitin 1998 !

I njohur për t’ vërteta dhe për ideale –

U emërua Drejtor i Entit  për Çështje Sociale !

 

Më 12 Qershor t’ vitit 2001 ,

U bë eliminimi fizik i tij –

Nga Forcat e Sigurimit  Shtetëror Maqedon ,

Akt i cili qartë për tradhtinë  tregon !...

 

Se armiqtë e  përbetuar të popullit shqiptar –

E kanë evidencuar për  shumë kohë më parë !

Kanë evidencuar vlerat dhe aftësitë e tij ,

Kontributin e madh që dha  për shqiptari !...

 

Në luftën e drejtë të shqiptarëve për liri

Dhe barazi kombëtare në Maqedoni –

Ekzistenca e tij , paraqiste rrezik

Në çdo hap të jetës dhe  për çdo armik !...

 

Ai ishte i bindur se do t’ jetë ngadhënjimtar –

Në realizimin e    drejtave  të popullit shqiptar !

Për këto ideale dhe t’ shtrenjtën liri –

Vuri n’ funksion  tërë  jetën e tij !

 

Si për t’ gjithë ata që e njohën , ashtu dhe për ne –

Do t’ jetë  njeriu më i paharruar përmbi këtë Atdhe !

Njëri  nga heronjtë e  çështjes shqiptare –

Që ka hy n’ analet e historisë kombëtare !

 

Naser Hani  ishte luftëtar i vërtetë –

Trim që nuk u thye asnjëherë në jetë !

Me presione kurrë s’ arritën ta frikësojnë ,

As kurrë nuk arritën që ta kidnapojnë !

 

Një njeri i tillë , më lehtë mund të vritej –

Se sa për interesa që mundej të shitej !

Një njeri i tillë , lehtë do t’ pushkatohej –

Por, jo kurrë i gjallë nuk do të gjunjëzohej !

 

Ai i  la tre fëmijë si lule natyre –

Do t’ rriten krenarë për babanë e tyre !

Jetën e tij  vuri , si një ngadhënjimtar –

N’ funksion të ardhmërisë së popullit shqiptar !

 

Gjilan, më 20. 07. 2017 .    Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: