Kalosh Çeliku: Lule në varreza e memoriale
| E Marte, 08.08.2017, 06:27 PM |

“HALLALL” LULE NË VARREZA

E MEMORIALE PËRKUJTIMORE

NGA KALOSH ÇELIKU

Pejgamberi ynë, Muhamedi a. s. është Profeti i fundit sipas Kur’anit. Rrugës tij përpiqet të ecë edhe Muki me “hallall” lule duke vendosur në kuadër të festës së Ilindenit si udhëheqës i delegacionit të LSDM –ës, nënkryetar dhe deputet i popullit “maqedonas”, në Qendrën memoriale KAÇKM –së, në Policë. Konkurencë i bën Kryeparlamentarit të Kuvendit në IRJ të Maqedonisë, Talat Xhaferit. Manifestim i “përbashkët” Historik, në të cilin nuk u dëgjua asnjë fjalë në gjuhën shqipe, valimi edhe i flamurit shqiptar, por vetëm fishkëllima dhe duartrokitje frenetike partiake, pa ato brohoritjet “vëllazëruese” të partnerit politik “strategjik”: “Taçi vojvoda, Taçi vojvoda”...

Mukin e rrenë mendja se duke trashëguar emrin e Profetit Muhamed a. s. do ta tejkalojë atë në Fe Islame e politikë filozofike për shtet Islam. Përgjumshëm i ndjek hapat e tij historik, pavetëdije se për nga aftësitë arsimore e profetike të Muhamdit a. s. atje, në Shpellë, është larg me shekuj. Kutadi unë, Muki nesër mund të dalldiset të shkruaj edhe ndonjë Kur’an të ri, shpallë Fe të re Islame të “vëllazërim-bashkimit”, në Shkup.

Hoxha ynë me “Din e Iman” (Haxhi Muki), as që e di se në atë Betejë për Republikën e Krushevës ka luftuar edhe Pitu Guli (Pjetër Guri), që sot nuk i përmendet as emri, pse na doli se qenka shqiptar. Edhe pse, sipas fakteve historike nuk ka qenë i vetmi shqiptar në atë Kryngritje. Nuk ka faj Muki, shkollimin fillor  me siguri e ka kryer tek hoxha dhe në Shtetet Arabe. “ Haber” nuk ka nga gjuha shqipe, historia shqiptare e as nga Politika shqiptare. Përmëkeq, nuk është përkundur në Djepin e Rilindasëve Shqiptar.

Punë tjetër është ajo se, Muki në emër të popullit shqiptar ka fituar vende pune partike (BDI) në ALSAT –M. Kohën e fundit me atë shkollë partiake doli edhe si deputet i popullit “shqiptar” me këmbët dhe trutë në legen. Mirë, them unë: por deputet i cilit popull është ky hoxhë me “Din e Iman”?! Hamdi Bajrami dihet, i popullit rom. I vetmi burrë politikan deri më sot, që para kamerave televizive në mes të sheshit “Makedonija”, Branko Cërvenkovskit ia beri me dorë na, kurrë në Shutkë (lagje rome) nuk do të arrish me gishtin e madh teposhtë triumfues policor, atë që e arrite me shqiptarët në Gostivar. Por i cilit popull, deputet përsëri pyes unë është Muki?! Vetëpërgjigjem: Muki është eksponenti i fundit hoxhë i “vëllazërim-bashkimit” jugosllav. Që, patjetër një ditë duhet ta thyej qafën nga politika “shqiptare” me këmbët dhe trutë në legen!

Shkaku, se: përshkak të sojit tij si politikan me shokët paratizanë, maçorri im “Platoni” ende pa i mbushur as një vit e theu këmbën. Edhe vdiq, nga pakujdesia e shtetit “përbashkët të Mukit. Fajtori, dihet politika teknefese: Ndërtimet e egra në çdo hap, park e rrugë plot përmendore betoni e bronxi pa asnjë pëllambë gjelbërim, janë kurthë jo vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët shtëpiake. Ndoshta nga pakujdesia e tij, ose njeriut politikan (hoxhë) i etshëm për pushtet që pushton gjelbërimin duke e mbuluar me beton?! Rrezikon haptas, dhe ngulfatë jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët shtëpiake.

Edhe, atë: sot, kur bota përparimtare ka kujdes për kafshët. Dhe, nëpër qytetet e tyre nuk sheh në rrugë në ditë pune njerëz, e ku më kafshë endacake. Askushi, tek ne nuk kujdeset për to si banorë të këtij shteti të “përbashkë”. Edhe pse, bota dhe personalitete të artitit dhe kulturës kanë ndarë fondacione humanitare për kafshët. Im Vëlla, Ramë Çeliku që punonte me vite në Paris, shpesh kur vinte në vendlindje nuk thoshte kot: më mirë të jem mace ose qen françezje, sesa banorë i Jugosllavisë.

Individë të papërgjegjshëm me të dyja duart, por edhe këmbë i rrëmbejnë fondacionet botërore dhe bëjnë biznes në emër të kafshëve, njësoj si “maqedonasit” me shqiptarët. Përveç, rrëmbimit të fondacioneve botërore humanitare për kafshët, ato i plaçkisin edhe dashamirët e kafshëve. Miqtë e tyre besnik me të cilët, përveç shtëpisë e ndajnë edhe bukën e gojës. Shuma marramendëse u rrëmbejnë edhe pronarëve të kafshëve për ndonjë intervenim veterinar. Kohë kjo sot, kur shëndetësia duhet të jetë gratis për banorët e këtij shteti. Poashtu, edhe përkujdesia shëndetsore ndaj kafshëve.

Përkundër asaj, që shtëpia ime e banimit, në Shkup, aqsa është shtëpia ime personale, është edhe e kafshëve shtëpiake. Hë për hë, e dhjetë maceve. Ne bashkë jetojmë, bashkë hamë, bashkë flejmë dhe zgjohemi në mëngjes. Aqsa, kjo shëpi është e imja, poaq është edhe e maceve, që një dukuri e këtillë nuk ndodhë me “vëllezërit” e Njerkës, në shtetin e “përbashkët”.

Përçudi, sot te ne ndodhë e kundërta: Në këtë shtet “demokratik”, ende bëhet biznes në emër të kafshëve dhe njerëzve, njësoj si me shqiptarët. Rrugëve tona mbinë si këpurdhat pas shiut vend e pa vend përmendore. Mendja ta thotë, se: në këtë shtet “demokratik” më tepër ka njerëz të vdekur, sesa të gjallë. Varreza dhe Monumente memoriale përkujtimore historike, ku Muki me shokët partizanë, guximshëm edhe kët vit jubilar para kemarave televizive vendosën “hallall” Lule.

Edhe, kush?! Muki (hoxha), që vendin, nuk e ka në Kuvend, po në xhami...



(Vota: 23 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: