Gjon Keka: Zgjimi i gjenive europian
| E Marte, 08.08.2017, 08:12 PM |

Zgjimi i gjenive europian

Nga Gjon KEKA

Revolucioni i cili ka ndodhur në shekullin e pesëmbëdhjetë e ka ndryshuar tërësisht fytyrën e Europës, dhe futi një sistem të ri të politikës. Ky revolucion nuk është arritur nga asnjë kombinim i politikës së thellë, as me funksionimin e asaj force fizike të cilat në përgjithësi rrëzojn frone dhe qeveri.Ky ishte rezultat i atyre ndryshimeve progresive të cilat ishin prodhuar në idetë dhe kuptimet e kombeve të Europës, me përmirësimet e institucioneve të tyre; si dhe nga shpikja e letrës dhe shtypshkronja,baruti dhe busulla e Marinerëve. Me anë të këtyre, perandoria e letrave dhe arteve u zgjerua më pas në masë të madhe, dhe pati përmirësime të ndryshme e të dobishëm në të gjitha fushat edhe në qeveritë e kombeve të Europës.Popujt mbasi shkundën zgjedhën e barbarizmit, paragjykimeve, dhe fanatizmit, që shekulli i pestë kishte imponuar mbi ta; filluan të marrin fuqinë e tyre të natyrshme dhe nga ajo kohë shtetet kryesore të Europës e kanë ruajtur këtë deri më sot. Letërisa dhe artet e bukura shpërthyen me shkëlqim të ri ,ndërsa disa ngjarje brenda kësaj periudhe vetëm sa i përshpejtuan këto ndryshime të rëndësishme të Europës

Ky shpërthim doli nga figura të rëndësishme të letërsisë europiane si Petrarka dhe dishepujt e tij të cilët u njohën me letërsinë antike.

U përgatiten një numr i madhë i letrave antike të cilat ishin sjell së bashku me të ardhurit nga vendet e gadishullit ilirik për t'i shpëtuar barbarizmit të tpushtuesit otoman.

Këta të ardhur pas shpalosjes së talenteve të tyre dhe krijimtarise së frytshme sëbashku formuan akademi ,shoqëri të lira në Romë, Napoli ,Venecia ,Firencë, Milano etj , për nxitje në letërsinë e lashtë.

Pastaj nga Italia studimi i artit të lashtë kaloj edhe në shtetet e tjera të Europës. Ata së shpejti shpërndanë ndikimin e tyre mbi çdo departament të letërsisë dhe shkencës.

Sistemi shkollor, i cili deri atëherë kishte qenë në modë në katedra dhe universitete,iu dha hapësirë një filozofie më të rafinuar.

Poashtu edhe shpikja e navigacionit nën drejtimin e busullës tërhoqi vëmendje universale kështu më pas shohim se si europianët e zgjeruan lundrimin e tyre mbi të gjithë globin duke sjellë kështu të dy hemisferat nën sundimin e tyre.

Amerika e panjohur për të parët tanë u zbulua gjatë asaj periudhe revolucionare të europës.Se ekziston një kontinent tjetër prej kohës ishte i përhapur në mesin e të parëve tanë ,por askush nuk e kishte prekur dhe parë atë.Edhe Atlantida e Platonit i cili pohonte se ishte më e madhe se azia e afrika ishte një pohim i asaj që u konkretizua më vonë nga zbulimi i këtij kontinenti.Edhe historiani Klaudius Aeliani afirmonte në të njëjtën mënyrë ekzistencën e një kontinentit të katërt. Gjersa vizionari Kristofor Kolombi zbriti pas shumë mundimeve me këmbët e tij në kontinentin të cilët të parët vetëm e kishin në idetë, pohimet dhe ëndërrat e tyre ,por që këmba e tyre nuk kishte shkelur asnjëherë.

Sidoqë të jetë në anën tjetër për një kohë të gjatë e gjithë politika e Europës, luftërat e saj dhe aleancat, nuk kishin asnjë objekt tjetër se sa për të përulur ambicien e një kombi nga një komb tjetër, Epërsia e të cileve duket se kërcënojnë lirinë dhe pavarësinë e pjesës tjetër të kombeve të Europës.

Ndërkaq sistemi i ekuilibrit politik, që nga kjo periudhë u bë objekt kryesor i çdo kabinetit europiane deri sa u minua nga ndërhyrjet e padrejta dhe arbitrare.Që nga sistemi i ekuilibrit dhe tendencat për ta minuar atë Europa kaloj në rrugët e rënieve dhe ngritjeve të saj, nëpër luftëra e përpjekje për të dominuar më jo vetëm një komb ,por tërë kontinentin e edhe botën. Por pas gjithë kësaj europa e gjeti derën e saj historike që kishte humbur,derën ku hynë të gjitha kombet për të shtrënguar duart e përbashkëta drejt një bashkimi historiko-politik e ekonomik që do të bëhej një stabilizator i këtij kontinentit gjerë më sot.Ku ky bashkim sot gëzon paqen, demokracinë dhe zhvillimet e përgjithshem të tij si Union i popujve Europian që pretë zgjerimin e tij dhe rikthimin edhe të vendeve të Europës Juglindore brenda saj. Sidoqoftë si mund të kuptohet ky revolucion dhe rilindja europiane pa ata që e hodhën farën dhe mbrojtën kontinentin nga pushtuesi otoman sic ishin Gjergj Kastrioti ,Gjon Hunyadi, Princ Eugeni e të tjerë.

Si mund të kuptohet ky revolucion kjo rilindje europiane pa Gutenbergin ,Luterin e shumë të tjerë të cilët u bënë llamba të këtij kontinentit dhe zhvillimit e vitalitetit të saj. Ideja e bashkimit dhe zhvillimet tjera pozitive në Europë lindën nga këta gjeni të cilët u zgjuan në kohën e duhur për të drejtuar kontinentin jo drejtë ikjes nga vetaj ,por drejt rikthimit tek vetja ,tek rrënjët ,tek dinamika pozitive dhe zhvillimet e gjithmbarshme,tek vlerat civilizuese dhe humane të këtij kontinenti.Me një fjalë europa pa këto personalitete do të ishte një europë pa vlera, pa shpirt dhe nuk do të kishte lulëzimin e saj që ka sot.Prandaj nderi i Europës së djeshme revolucionare, rilindase dhe europës së sotme janë personalitet mbikohore të saj që e mbrojtën ,e ruajtën dhe punuan që dritat të mos shuhen kurrë në këtë kontinentit dhe paqja e përparimi të jenë pjesë e jetës dhe veprës së popujve e kombeve brenda këtij kontinenti të lashtë.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: