Gani Mehmetaj: A do të zbatohet marrëveshja e fshehtë për legalizimin e xhamisë në Ulpianë dhe kishës së Milosheviçit në Qendrën Universitare?
| E Marte, 01.08.2017, 09:42 PM |

A do të zbatohet marrëveshja e fshehtë për legalizimin e xhamisë në Ulpianë dhe kishës së Milosheviçit në Qendrën Universitare?

Nga Gani Mehmetaj

Xhamia në Ulpianë dhe kisha e Milosheviçit në Kompleksin Universitar të Prishtinës nuk janë faltore, janë objekte të ngatërresave politike. Nuk u projektuan pse kanë nevojë besimtarët për to, por sepse Turqia e Serbia duan ta shtrijnë ndikimin politik e të "dëshmojnë" për Dardaninë turke, përkatësisht Dardaninë serbe. Kosova është Serbi ulërijnë të përhentit nga Beogradi, Kosova është Turqi çirren të marrosurit në Ankara, ndërsa ne shohim herë njërin-herë tjetrin, pa guxuar të themi se Kosova është Shqipëri.

Në çastin që mund t’ua pi sorra mentë zyrtarëve të Prishtinës e të japin lejen për ndërtimin e  xhamisë më të madhe në Ballkan, Beogradi do të rindërtoj Kishën serbe të Milosheviqit në kompleksin universitar, të lënë përgjysmë pas bombardimeve të NATO-s dhe hyrjes së trupave anglo-amerikane në kryeqytet. Kështu, do të kemi dy faltore në Prishtinë "dhuratë" nga ish pushtuesit mizor, që lanë vragë të pashlyeshme në Dardani, do të kemi dy qendra rrënimtare që do të përpiqen ta destabilizojnë shtetin tonë të ri e tejet të brishtë, do të kemi çerdhen e grerëzave që do të na thumbojnë me helmin e tyre ditën e natën.

Kërcënimet e kreut të BIK-ut janë të pritshme, sepse është bërë një marrëveshje e fshehë në mes Turqisë e Serbisë, përkatësisht në shkallën e dytë në mes të Bashkësisë Islame të Kosovës me Kishën Ortodokse të Beogradit. Qarqet fetare e politike e dinë këtë gjë. Islamikët do të ndërtojnë xhaminë ne lagjen moderne Ulpiana, kurse serbët kishën në Qendrën Universitare të Prishtinës. Marrëveshja e ka bekimin e heshtur të bashkësisë ndërkombëtare, ashtu sikurse e ka bekimin e Turqisë e të shteteve arabe, ku ka ndërhyrë Beogradi. Në ndërtimin e xhamisë nuk do të kursej para as Serbia, si për kishën e Milosheviqit.

Kreu i Komunës së Prishtinës nuk ishte pjesë e kësaj marrëveshje të fshehtë: Athua do të bëhet zbatuese e konspiracionit?

Lojëra të pista janë duke u luajtur prapë mbi kurrizin tonë.

BIK-un e zvarriten në ndërtimin e xhamisë në lagjen Ulpiana, kështu që Kisha e Beogradit e humbi durimin në ngathtësinë e kreut të myslimanëve, prandaj priftërinjtë serb dy herë provuan ta vënë në funksion kishën e kriminelit Milosheviç. Ishin nxitje për përshpejtimin e ndërtimit të xhamisë.

Kisha serbe nuk e ka vendin në qendrën universitare, sepse aty s'ka asnjë serb, ashtu sikurse nuk e ka vendin as xhamia turko-arabe në lagjen Ulpiana, sepse në Ulpianë nuk ka myslimanë, nuk ka as turq e arabë, banorët janë puro shqiptarë evropianë. Që të dy këto ngrehina politike, por në asnjë mënyrë fetare, bëhen për qëllime tjera. Do t'ua shohim sherrin po lejuam ndërtimin e tyre.

Kishën e Milosheviçit mëtojnë të vënë në funksion në mënyrë që t'i kundërvihen Bibliotekës Universitare "Pjetër Bogdani". Në afërsi ishte edhe kisha katolike shqiptare  që e rrënuan serbët para pesëdhjetë vjetësh.

Xhaminë turko-arabe duan ta ndërtojnë që t'i terrorizojnë banorët e Ulpianës me bulurimat e hoxhës e t'u kundërvihen shqiptareve evropianë, duke "dëshmuar" se kjo është tokë islame. Por është bërë edhe një djallëzi, jo pa qëllim: është caktuar vendi i xhamisë politike jo larg të vetmes kishë katolike shqiptare në kryeqytet, kishës së Shëna Ndout .

Nervoza e kreut të BIK-ut ka arritur kulmin, sepse sponsorët e xhamisë politike kanë dhënë shuma të mëdha nën dorë, me këto para kanë ngjyer buzët zyrtarë shteti e të partive politike, që premtojnë apo angazhohen në ndërtimin e xhamisë. Shihini reagimet e tyre për ndërtimin e xhamisë dhe do ta merrni vesh kush janë, shihini ata që heshtin, meqë janë më të mençur se budallenjtë e ekspozuar, shihni televizionet, lexoni gazetat e portalet që janë pro xhamisë. Kështu, do ta kuptoni ku shkuan miliona dollarë të islamikëve. Paraja i bëri myslimanë të devotshëm politikanët, gazetarët e shitur, ca kuazi intelektualë dhe ndonjë dështak që çirret në kupë të qiellit për ndërtimin e xhamisë. Ryshfeti i bëri zëdhënës të xhamisë politike pjesë të madhe të medieve elektronike e të shkruara të Prishtinë e Tiranë, ku gazetari mercenar përpiqet të bëjë krahasime në mes të katedrales e xhamisë.

Prandaj, po patëm fatkeqësinë kombëtare të lejojmë ndërtimin e xhamisë më të madhe në Ballkan, në shtetin me të varfër në Evropë, do të jemi dëshmitarë kur do mbajmë fjalime të zjarrta zyrtarë të lartë turq e beduinë arabë për tokën islame,  ndërsa do të promovohet paralelisht kisha serbe në Qendrën Universitare me pompë, me fjalime politike, me paramilitarë nga Serbia, me kryetarin e kryeministrin serb që do të bekojnë "tokën e shenjtë serbe", në zemër të Dardanisë mu si na e përdhosin Fushën e Dardanisë çdo vjet. Ashtu u morën vesh Serbia e Turqia dikur që të ndërtonin përkujtimoren e "trimave serbë" dhe Tyrben e Sulltan Muratit, duke e ndaluar ndërtimin e përkujtimores arbërore.

Edhe në Shqipëri pas presioneve  (ryshfeteve) turke e arabe mbi zyrtarët shqiptarë u ndërtua xhamia e madhe, por beduinët nga e gjithë bota prapë u mblodhën dhe u falën në Sheshin Gjergj Kastrioti, duke i lënë të zbrazëta xhamitë.  Xhamitë nuk u duhen për falje, me to bëjnë politikë antishqiptare.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: