Fahri Xharra: Turqia e do Kosovën me shqiptarë
| E Marte, 01.08.2017, 08:32 PM |

Turqia e do Kosovën me shqiptar

Është një loje e rrezikshme qe luhet në mes Turqisë dhe Serbisë në bashkëpunim. Por edhe këtu në këtë lojë është ndërloja tjetër e serbëve kundër turqve ose e kundërta e turqëve kundër serbëve. Teknika e diplomacisë së tyre është  e njëjtë ,sipërfaqësisht bashkëpunojnë , nuk ndryshon asgjë por qëllimi është i njëjtë ; Të arrihet qëllimi. ! Lojtarët e mjerë janë shqiptarët e Kosovës , të Shqipërisë dhe të Maqedonisë.

Ne si shqiptarë jemi të ballafaquar me një përplasje të madhe interesash, e posaçërisht nga ana e fqinjëve tanë, që me gjakftohtësinë më të madhe po i zbatojnë strategjitë e tyre dinake. Edhe pse e drejta është në anën tonë, pa kurrfarë arsyeje po tregohemi të paaftë për të udhëhequr me pozitën tonë gjeografike dhe me të kaluarën dhe të ardhmen tonë historike.

Derisa, forca të errëta mendojnë dhe shpresojnë që civilizimi perëndimor do të rrënohet, ne pa kurrfarë kriteresh dhe pa e shikuar interesin tonë gjithëkombëtar iu mbështetemi atyre forcave duke rrënuar pa pikë mëshire të ardhmen tonë. Nga goja e popullit tonë dhe përvoja e tij mijëra vjeçare mësojmë se “ një herë të vjen vera kah dera”: trimat tanë që deshën t`i dalin zot atdheut u shfaqën në skenën tonë kombëtare duke i treguar asaj ndërkombëtare se ja ku jemi.

Serbia dëshironte që luftën tonë çlririmtare në Kosovë, ta kthejë në luftë fetare. Atëherë sikur lufta jonë të hidhej në përkufizimet fetare ajo luftë nuk do të kishte përfunduar kurrë. Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës iu bashkëngjitën me mijëra djem e vasha nga Kosova, shqiptarë e shqiptare nga Amerika, Gjermania, Franca, Zvicra, Britania e Madhe, të mos i përmend të gjitha shtetet, kurse propaganda serbe dhe ajo antishqiptare thoshte për mijëra muxhahedinë nga Lindja e Mesme dhe pjesëve tjera të botës që po iu bashkohëkan UÇK-së në luftë kundër Serbisë.

Po Turqia çka dëshiron? Për ministrin Davutoglu ”çdo xhami e shembur në Ballkan, çdo institucion islam, çdo element tradicional, janë një gur themeli i shkulur nga ndikueshmeria e Turqisë në këtë zonë, është e pashmangshme mbrojtja e gjallë e kulturës otomane-islame “ (Thellësia strategjike ) .

Mendoni mirë dhe analizoni ; strategjia e njejtë si e turku ashu e serbit .

Një gjë ta kemi të kthjellët si uji i Valbonës : Serbia dhe Turqia e duan Kosovën vetëm me shqiptar  musliman .

Po shqiptarët e besimeve tjera ? Shqiptarët ortodoks u «  zhdukën « , kush mbetën   ?

Në intervistën dhënë revistes “Turkish Review” Davutoglu thotë: ”Në një mjedis krize dhe kaosi nevojitet një elitë e re, dhe Turqia i ka kapacitetet e saj dhe afron potencial të pashoq që t’i përmbushë nevojat e atij vendi. Turqia duhet t`i rizbulojë rrënjët e veta”. Pra në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni .

Në një rast tjetër ai deklaron: “Koha Otomane në Ballkan ishte një sukses i madh. Ajo duhet të kthehet përsëri. Turqia është parajsë dhe vend - shtëpi e sigurt për boshnjakët, çeçenët dhe shqiptarët . »

E rikujtoj thënjen e Z.Edit Durham : “Nuk më befasonte që serbët e urrenin islamin por u ngrina kur e pashë që ata e urrenin edhe kishën tjetër të Krishterë. Nuk e pritja që katolikët shqiptarë ishin më shumë të urryer nga sllavët se sa myslimanët ( E.Durham, Londër 1920). »

Duke i lexuar kronikat e kohës dhe duke e bërë një analizë shumë të thjesht , arrijmë në përfundimin e njejtë se : “Rrezikun më të madh për KishënOrtodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj.( “(“Vesnik Srpske Crkve”) « Ndarja e Shqipërisë pas 1913 -tës ishte një favor shumë i madh për Serbinë ,por edhe ajo ndarje dhe ai copëtim i tokava tona e donte një “marifet” të menaxhimit  në mënyrë që me sukses të kryhej kolonizimi i atyre tokave dhe përfundimisht të zhdukej shqiptari nga faqja e dheut ». .“Rrezikun më të madh për KishënOrtodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhepër shtetin edhe për popullin. »

( lexuesve , ju lutem kujdes në thonjëza « «  _)

Qëllimi serb është : «  Ndërkaq një historian i shekullit XIX shkruante se ,serbët i urrenin shqiptarët katolik ,për dy arsye, e para se ata ishin pengesa e parë dhe e fundit e tyre në realizimin e politikave te tyre doktrinare-religjioze ne mbështetje te Rusisë dhe përkrahjen herë pas hershme te Turqisë, dhe se dyti se ata e sidomos kleri i tyre mësonte brezave te kaluarën  dhe mbanin trashëgimin e saj ne origjinalitet. »  L

Lexues ,mendoni mirë dhe logjikoni si duhet ! Çka po përgatitet ? Jemi ne të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm që diçka po përgatitet ?

”Thonë ose krijojnë përshtypjen sikur t’iu ketë ardhur koha të vendosin ndërmjet perëndimit apo orientit. Mirëpo kjo është një luftë me fantomë. As myslimanët e as katolikët (shumica) nuk jetojnë në hënë, por në Evropë. As njëra e as tjetra nuk e vënë në pikëpyetje rrugën evropiane të Kosovës. Muajve të fundit në Kosovë vërehet të ketë marrë turr një rrjet fanatikësh pseudoislamikë që punojnë për supranacionalizma të ndryshëm: saudit, turk, arab, iranian. Këta e bëjnë zhurmën suksesshëm sepse mediat reagojnë dhe bien në kurthin e agjendave të tyre. Bash këtyre ditëve në rrjetet sociale u hap tema e interdiskriminimit në Kosovë. Katolikët duket të mos jenë në gjendje të mirë. Këtë e dëshmon edhe migrimi i madh i tyre drejt Evropës, bëhet fjalë për të rinj e të reja me suksese të mahnitshme në shkencë, biznes jashtë Kosovës. Këtij diskriminimi duhet rënë në gjurmë; ai duhet të studiohet, analizohet dhe të ndërpritet menjëherë sepse dëmton Kosovën në aortë. ” ( Xhemal Ahmeti , studjues)

Zoti Erdogan e thoshte : “Ne nuk mund të ju harrojmë juve” dhe “ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë”. “Ne juve asnjëherë nuk mund t’ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë… në Prishtinë dhe Prizren edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë”

Historikisht, institucionet e Turqisë, si për shembull ushtria ose burokracia e vendit  kanë qenë gjithmonë të lidhura me Ballkanin, sepse e kanë parë Ballkanin si dalje për në Evropë. Turqia gjithmonë e ka parë Ballkanin si rrugën që mund të përdorë për të arritur Evropën. Megjithatë, në vitet e fundit të epokës së Erdoganit, ka nisur ta shohë Ballkanin edhe si diçka që mund ta përdorë për ndikim. Kështu, qeveria e Erdoganit do ta rrisë ndikimin në shoqëritë e atjeshme duke investuar dhe ndihmuar disa shoqata të shoqërisë civile...E bën këtë në mënyrë që nesër të ketë mundësi t'i thotë Evropës: "Ne kemi gjithë këtë ndikim në Ballkan, në derën tuaj të pasme, dhe mund ta përdorim këtë ndikim për t'ju bërë shantazh (Erdoan Shipoli , USA )

Pra nëse ketë  loje e fiton Serbia , do te zhbehemi nga faqja e dheut , por nëse ketë  “luftë “ do ta fitojë Turqia atëherë do të jemi kombi turk , kombi më i madhi në Ballkan.

Të mendojmë pastër si uji i çiltër  i Vjosës  !

Fahri Xharra,31.07.17

Gjakovë



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: