http://www.zemrashqiptare.net/
Zemra Shqiptare

Mimoza Dajçi: Të lirohet Ismail Morina!
| E Marte, 01.08.2017, 07:00 PM |

Deklaratë për shtyp!

Organizata e Gruas Shqiptare - Amerikane "Hope & Peace"

New York, SHBA

29 Korrik 2017

Të lirohet Ismail Morina!

Nga shtypi shqiptar mësuam se autoritetet kroate kanë ndaluar ne kufi patriotin Ismail Morina, i cili guxoi të valëvisë në tokën serbe Flamurin e Shqipërisë së Bashkuar me dy Heronjtë e kombit tonë Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

Ai pritet që me një vendim të asaj gjykate të ekstradohet për Serbi. Së pari si nëna dhe motra shqiptare në diasporë i shprehim Z. Morina dhe familjarëve të tij ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të babait të tyre të shtrenjtë.

I lehtë i qoftë dheu i tokës Mëmë dhe ju preftë shpirti në paqe!

Si Organizatë e Gruas Shqiptare - Aamerikane The Women's Organization "Hope & Peace" me seli në SHBA, dhe unë personalisht si bijë me rrënjë nga familja e Heroit Isa Boletini ngremë zërin për mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së tij të menjëhershme nga autoritetet shqiptare. Ekstradimi i tij në Serbi, përbën rrezik dhe do të jetë e pafalshme për këdo që ka mundësi të ndërmjetësojë për lirimin e tij pranë qeverisë kroate.

Ismail Morina një emigrant në Itali si mijra shqiptarë të varfër e të vuajtur që morrën arratinë me dhe pa para, e përpiqen me djersën e ballit të mbajnë familjen, arrestohet e duhet të dënohet për të "ashtuquajturin krim"nga pala serbe. Vetëm e vetëm sepse lëshoi në qiell një balon me flamurin "Autochthonous". Ismail Morina nuk është as vrasës as kriminel. Ai duhet të përkrahet nga të gjithë institucionet dhe OJQ-të në Shqipëri.

Duke përfunduar këtu deklaratën, mbetemi me shpresë se patrioti Ismail Morina që; Për çështje atdhetarizmi ndërrmori atë akt heroik duke rrezikuar jetën të lirohet me çdo kusht, e të paiset nga organet vendore me dokumenta të rregullta.

Për Organizatën The Women's Organization "Hope & Peace"

Mimoza Dajçi Boletini

SHBA