Shefqet Sulmina: Copëza shpirti të një krijuesi
| E Shtune, 29.07.2017, 07:25 AM |

Copëza shpirti të një krijuesi

Nga Shefqet Sulmina

Para pakë kohësh u takova me mikun tim Kujtim Agalliu në shtëpinë e vajzës së tij në Itali. Gjetëm kohë të pinim një gotë rakie të sjellë prej tij bashkë me librin e tij të ri poetik ”Copëza shpirti”.  Më mirë të grindesh me një të mençur,- thotë Dritëroi,- se të përqafohesh me një budallë. Kujtim Agalliu është prozator i mirëfilltë dhe unë do të përmendja prej tij, romanin e  mrekullueshëm “Dashuri pas perdesh”, ose librin me tregime “Lejlaja me Tylipan”. Stili i tij është i shtruar, gati popullor, por brenda këtij stili rrjedh një lumë denoncimi dhe gjykimi i kulluar. Vetë krijimtaria e tij si në prozë dhe poezi nuk është e tonit të lartë, sepse ai për estetikë ka dashur dhe ka pëlqyer më mirë të vesh arsyen. Ndofta ky është speci që shumë  krijues bihen në heshtje dhe shumë loçka “notojnë”, por jo pse dinë të notojnë.

Pasi duar shtrënguam duart, unë bosh, ai me libër, e pyeta për qoshen e mikut.  Ishte mëngjës i freskët qeshori. Shtëpia e vajzës së tij ishte e këndshme dhe me një oborr të blertë dhe të freskët. Ishte një tavolinë karriget, dhe, gjërat e tjera që u duhen njerëzve dhe që e bënë poetikisht të bukur një kopësht veror plot miq.

-Kur u krijua truri, meqë doli më i madh se sa duhej normalisht, lindi nevoja për të shtuar një hapësirë tjetër trunore, por projekti ishte zbatuar dhe dolën vështirësi. Ndaj doli edhe koka me qoshe. (deshi të më thoshte të zgjidhja karriken që doja) pastaj Ai më zgjati librin dhe më pyeti për makinën...

-Përshëndetje! I shkruaj me sy tallës dhe duke rrotulluar librin e tij në dorë. -Librin tënd e lexova dje, gjatë kthimit për në shtëpi dhe desha të thosha se e kalova mirë rrugën, pasi makinën e drejtonte Vjosa ime e vërtetë.

Në këtë kohë ai po mbushte gotat me raki Shqipërie dhe qeshi. I vuri një pranë meje dhe një tej vetës dhe tha:

Mundet, por unë kam fjalën e rëndë në vend të tij, ai të gjakos, fjala të tërbon. Çekiçi më kujton gurëskalitësit e Beratit, çak e çukeee çak... Rruga është gjithmonë e bukur dhe kërkon kujdes. E kisha fjalën për rakinë.

-Kjo trgon se çekiçi është i rëndësishëm dhe të gjithë njerëzit e varfër e kanë një të tillë në duar. Pyt nëse gjen njeri pa çekiç në dorë, i thashë dhe vura dorën në mjekër.

-Ne shqiptarët e ngremë kalanë me gurë të rrumbullakët, me zaje, ndaj nuk kemi ndonjë për çekiç.

-Po kështu edhe puna e propozimit tim për qoshe, ironizova unë vetën. Të gjithë njerëzit me çekiçë në dorë ndërtojnë varenë e madhe. Kjo është demokraci dhe liri për të gjithë. Secili ka te drejtë të gdhend jetën dhe kujtimin e tij. Edhe ju me këtë libër! Urimet e mia.

-Faleminderit dhe gëzuar, - tha.

-Gëzuar dhe mirëserdhe në telefon!

-Qe të vihesh në qoshe duhet të gdhendësh mirë. Shih politikën. Sepse guri i qoshes mban krejt peshën. Atëherë o prano te gdhendësh, ose lerja atë punë ndonje tjetri. Në moshën tonë ke qejf të bredhësh.

-Do ta shohim thashë dhe zura me dorë librin. Pra janë dy gjëra. o prano çekiçin dhe rri në qoshe; ose rri në qoshe të shoqërisë, siç janë të tërë njerëzit e thjeshtë që duan të haë, të pijnë dhe të qeshin.

-Ti do të më thuash të mos bredh? A po të mos mbaj çekiçin në dorë sepse lodhëm? Këtë të dytin e kam bërë dhe e bëj, por atë të parin nuk e ngre dot më.

-Atë me drapër?

Pas dy ditësh i shkruaj për librin:

Libri është shkruar vërtet nga një poet i formuar mirë dhe me idetë e një njeriu të thjeshtë dhe të thinjur nga jeta, së cilës i flet herë si fëmijë dhe herë si burrë i mençur. Poezia e hyrjes të ndesh drejt për së drejti me poetin dhe qengjat, ku fshihet bariu i shpirtit, që nuk e di se ruan poetin apo qengjat. Poezia tjetër e pafajshme është çështja të jete apo mos të jetë mbreti. Pyetja dhe meraku i fëmijës, kthehet në diskutim se, a ka vërtet mbretër? Në lojën e shahut mbretërit nuk asgjësohen, por kapen rob, në u kapshin. Dëshira e fëmijës, kthehet në një lojë e përgjigjes së më të mëdhenjve, sa të bën të mendohesh. Shumë herë përmenden fakte dhe dëshira që e kanë poezinë së brendshmi. Po kështu, në poezinë lule, mendimi është i ngjizur me atë çka shquan tërë librin, ku poeti bën vëzhgimin. Shtrohet pyetja e sotme se, njerëzit vërtet mbjellin lule apo i kopjojnë me moton kopja e stampa. Poezia “Dramë” është prapë një dramë me këtë kohë, sepse nëna në gjunjë para të birit nuk e njeh. Është thënë bukur dhe thjesht, por fluturimthi të zgjon dramën më të thellë të kësaj shoqërie emigrimi të kotë. Edhe poezia “Këshillë” është këshillë për lindjen dhe ndarjen e njerëzve në klasa. Problemi i urrejtjes, për të cilin njerëzit kanë edhe arsye ta përdorin. Duke përmendur këto poezi, duket qartë që poeti, fëmije nga ndjenjat, i moçëm në mendim, çapraz dhe me sy të mprehtë, di ku të kapet në fenomenet e botës dhe të shoqërisë, për të ndërtuar atë poezi, me të cilën kërkon të bëj librin, ndërsa që prej kohësh është përpjekur të ndërtoj shpirtin dhe jetën e tij. Qysh në faqet e para duket qartë kuptimi i titullit të librit, i cili me modesti vjen e justifikohet më tej, duke ruajtur pasqyrën blu të detit, ku shpirti vazhdon të qëmtoj mbi natyrë dhe fillon të shumëzohet në dhjetëra e qindra varka me vela që luhaten në detin e poetit, dhe ky i fundit vazhdon t’i rrëmoj. Në poezinë “Shën Valentini”, poeti bëhet kaq naiv, sa ja kalon së qeshurës naive, kur ka bërë kaq shumë gjëra në rini dhe ato paskan pasur një emër "Kallçuku". Poezi e fundit “Dëshmitar”, ka një magji të bukur me heshtjen e saj, që e mbulon si një vello.

Poeti duket sikur i drejtohet vetëm vetes me këtë libër dhe pikërisht me këtë sipërmarrje të vogël kërkon të hyj në boten e lexuesit si një pushtues kokëderr. Vetë e kthen poezinë aq intime, të brendshme, ku megjithëse nuk do të këtë dëshmitar, për një histori dashurie të tij, ai me guxim përgjigjet se ajo edhe mikesha e tij është. Të çon në mendje pyetjen se jeta e një njeriu duhet të këtë dëshmitar që të jetë e bukur. Po njeriu është vetë dëshmitar i jetës së tij. Kjo poezi është poezia e fundit e librit, por unë desha të thosha se ajo është dëshmitare e poetit dhe e vetë librit, që një lexues si unë, me të papriturën në një formë të tërthortë. Më shtyn të mendoj shumë herë të njëjtën gjë, ose më shtyn të mendoj një gjë tjetër, kaq të thjeshtë në dukje. Me çon të mendoj arsyen që njerëzit i çojnë në "ego" të sëmurë... Po kështu, nganjëherë poeti vë në lojë llogaritë e jetës dhe të dëshirave. P.sh, në poezinë “Princi i kaltër”. Etja e njeriut për të bukurën, kur kthehet në të paarritshmen e tmerrshme, dhe njeriu pas ikjes së viteve thotë se i iku perria e bukur nga duart. Ndofta koha, apo e dashura, nuk dihet... E bukur dhe me diçka të tillë është edhe poezia, ku luhet loja e këpucëve të rinisë dhe atyre të pleqërisë. Poeti është i thjeshtëzuar kur flet për një palë këpucë në rininë e tij, një herë në katër vjet, dhe një duzinë në kohën e pleqërisë për të ndjekur dashurinë. Besoj se një duzinë këpucë të pleqërisë janë të grisura, sepse rinia vraponte pa këpucë dhe pëlqehej. Poeti do t’i bëj gropën kohës ku ka rënë me një duzinë këpucësh. Poezia e "Pasuria ime”, është poezia më e sinqertë e autorit, ku tregon edhe motivin e hobit të tij që shkruan: Pikërisht për të thënë pa kokëçarje se pasuria e tij është bota e njerëzve te tij, nipër, mbesa, djem e bija e dashura, familja. Në fund të fundit duket sikur thotë, kjo është fusha me lule e jetës sime, këto, për shqetësimet, janë rrudhat e mia.

Këto ishin dhe malet e mia, për poezitë e tij të thjeshta, të mençura, që poeti i lëshon si varka herë me bash pikëpyetjesh të gjalla, herë më të heshtura, në çdo det zemre të lexuesit. Dhe, duket që ka vendosur mos të bërtas, nuk kërkon dëshmitar, është ai, e dashura e tij, gruaja dhe poezia. Në faqen 45 të librit është një poezi mjaft dëshmitare me titull "Shpirti", po kështu poezia "Viktima jote”.... ,Thamë se nëpër poezi Poeti është plak i urtë dhe i mençur. Jo, edhe ai që sot është i mençur, madje edhe poet, bërtet dhe madje i ngreh zërin vetës. Në këtë rast zëri i ngritur, zëri ngrihet kundër arsyes, nuk ngrihet vetëm kundra kohës, por edhe kundër karakterit të kohës. “Deri dje qaheshim nën zë”, qaheshim shumë thotë poeti, por sot, “Qahemi dhe më shumë me zë”, deri në kupë të qiellit me zë.  “Kur do të fillojmë të heshtim\dhe të mos të bërtasim\që mos të lëshojmë zë më\”. Poezia “Balta”, është prapë një mrekulli kur thotë se baltën e hedhur mbi shpinën e tij e beri tullë... Dhe hedhësi i baltës nuk i hodhi më. Kjo është si të jesh në kurorën dhe majën më të bukur të librit, që nuk është një libër, por një pasaportë poeti, plot dëlirësi dhe mirësi. Urime z. shkrimtar, poet! Një libër nuk është pasaportë ekonomike, por pasaportë me "Copëza shpirti" që dalin edhe jashtë atdheut, me mençurinë dhe dorën e një "Lulishtari".



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: