Demir Krasniqi: Femrat që emancipuan Maqedoninë shqiptare
| E Shtune, 29.07.2017, 07:47 AM |

FEMRAT QË  EMANCIPUAN MAQEDONINË  SHQIPTARE

 

Nga Maqedonia do t’ mburret shqiptaria –

Për mësueset e para  që erdhën nga Shqipëria !

Dy mësuese erdhën gjatë ndërmjetëses kohore –

Shërbyen vullnetare mes Luftës së Dytë Botërore !

 

Këto dy mësuese  shërbyen  vullnetare –

Në Maqedoni –  në trevat  shqiptare !

Këto dy mësuese ishin krenaria e nanës –

Shërbenin në shkolla me  program t’ Tiranës !

 

Pas vitit 1948 – të ,

U hap Radio Shkupi  –zëri i  vërtetë ,

Që përhapte lajme edhe  rreze drite –

Me program të pasur  në gjuhën tonë shqipe !

 

  redaksinë shqipe n’ rrugë  përparimtare ,

Ishin dhe  dy femra    kombësisë shqiptare –

Parashqevi Maleska  me fe ortodokse ,

Me Nermine Ketin –  nuk  iu gjendej  shoqe !

 

Kështu hap pas hapi , n’ vitet e 60 –ta ,

Kësaj Radio Shkupit iu dha tatëpjeta –

Program  n’ gjuhën shqipe plot me begati ,

Me përmbajtje t’ pasur   plot  me krenari  !

 

Nga valët e kësaj radioje krenare kombëtare –

Shpërhapej zëri i këngëtares së parë shqiptare !

Ajo ishte kënga dhe  Gonxhe Manaku –

Me te mburrej shqipja , shtëpia , konaku !...

 

Këtë Gonxhe Manakun , rritë ndër ortodoksa 

Maqedontë e quanin Gonxhe Manakovska !

Ajo  bijë shqiptare , lindë  nga   Manastiri –

Këndonte këngët shqipe si ishte ma së miri !

 

Timbri i zërit t’ Gonxhes , si  margaritare –

Ndjesi  t’ gjallë iu jepte këngëve  mbarë shqiptare !

Një zë i veçantë ishte Evdokija Serafimova –

Këndonte këngët shqipe nga Shqipëria e Kosova !...

 

Valët  rreth  globit t’ botës  sillen , rrotullohen –

Shpeshherë ndërrohen stinët dhe  brezat  ndryshohen !...

Por , trojet shqiptare gjithmonë  do t’ krenohen –

Me këto  dy këngëtare që  kurrë nuk harrohen !

 

Gjilan, më 18.07.2017. Demir KRASNIQI



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: