Dedë Preqi: Veshët e presidentit
| E Shtune, 29.07.2017, 07:42 PM |

VESHËT E PRESIDENTIT

Nga Dedë Preqi

Pa dyshim se presidenti në shumë vende demokratike konsiderohet si kreu i shtetit, por në disa vende me përjashtim, ky post është politik dhe jo politik, sikur në rastin e Gjermanisë. Edhe shteti i ri i Kosovës, e ka presidentin e vet, i cili në bazë të rregullores dhe ligjeve nga Kushtetuta e vendit, ka shumë kopetenca, që do të ushtronte dhe zbatonte ligjet me përgjegjësitë që përcakton Kushtetuta.

Kopetencat kushtetuese të presidentit të Kosovës, janë rregulla ligjore, të cilat e rregullojnë çeverisjen e vendit dhe përveç tjerash, si karakteristikë e kopetencave kushtetuese i ka edhe përgjegjësitë e formimit të qeverisë së Kosovës.

Edhe pse presidenti i Kosovës, në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që posedon, pushtetin ekzekutiv duhet ta ndajë së bashku me Qeverinë e vendit, ( për fat të keq kjo mungon në vendin tonë) që përcakton Kushtetuta, e cila me një arsye të veqantë është e krijuar në këtë aspekt, që pushteti i vendit të jetë i kontrolluar dhe i balancuar me njëri-tjetrin.

Mirëpo, ajo që e shqetëson opinionin tonë, përveq presidentit historik dr.Ibrahim Rugova, shumica e pasardhësve të tij e shkelën Kushtetutën e vendit, dhe do të jepët përshtypja se edhe kryetari aktual  i shtetit z.Hashim Thaçi, është shkelës i Kushtetutës së Kosovës, për faktin se, edhe pse ka dhënë dorëheqje nga partia që i takonte, kryetari i vendit anon dhe shfrytëzon energjinë e tij në favor të kësaj partie.

Dhe në rastin aktual të krijimit të Qeverisë së Kosovës, asnjë parti politike nuk e ka shumicën për të formuar Qeverinë, prandaj, kopetencat e krytarit Thaçi, janë të vonuara, apo të stërholluara, duke lënë në dyshim se detyrat e kreut të shtetit janë të shthurura, të cilat nuk japin sinjalin e qartë të rrolit unifikuse të kryetarit të vendit, që mbështet të drejtën dhe fatin e këtij populli pa anime dhe dallime.

Kush duhet t’ia ngreh veshët presidentit?

Nëse ekzistojnë ligjet dhe rregullat që përcakton Kushtetuta e Kosovës, nuk do të përballëmi me probleme, apo të lexojmë mbrapësht ligjet dhe rregulloren e këtij vendi, që do të thotë se, edhe SHBA-të, si një fuqi e botës demokratike në këto momente, do të respektonin ligjet që i  përcakton Kushtetuta e këtij vendi, duke respektuar dhe hapë derën e parimëve, të cilat ishin të miratuara në bazë të natyrave dhe parimëve pozitive, që kishte arritë qeveria e presidentit Obama.

Prandaj, shteti i Kosovës dhe presidenca e saj, është një «kaqik» i vogël të bëjë krahasime me SHBA-të, apo vendet tjera të fuqive të mëdha botërore, por nuk do të thotë se, edhe ky shtet i vogël me kaqikun e vet, të mos merr shembuj dhe rrezulltate të vendeve të mëdha dhe me një eksperincë të lakmuar, që mbi të gjitha, përveq presidentit si një organ i fuqishëm dhe vendimtar për shtetin, ekziston fuqia më e ekzakte dhe më e fuqishme, që do t’ia «ngreh veshin» edhe presidentit dhe gjithë atyre që konsiderohen mbi ligjin dhe rendin kushtetues.

Veshët e presidentit të një shteti duhet të jenë të përshtypjes së një vëzhguesi të mirë, i cili i  dëgjon dhe ndjenë të gjitha rrëfimet me vëmendje dhe vujtjet e popullit të vet në mënyrën të drejtë dhe i hapë derën të ndihmojë njerëzit që ti kapërcejnë të kaluarat e dhimbshme, që e mundojnë edhe sot nga përjetimet dhe të padrejtat që i janë imponuar nga e kaluara e hidhur.

Veshët e presidentit nuk duhet të jenë të shurdhër dhe të dëgjojnë nga madhështia e njeriut çka i tingëllon nëpër mend, dhe për interesa parciale e partiake të njërit, apo tjetrit, por përveq tjerash, për faktin se ky vend ka nevojë të përqendrohet në projekte të ndryshme zhvëllimore, çka të thëmi nëse i paraprijmë vet ngecjeve të këtyre rrethanave të pa këndshme, nëpër të cilat edhe po kalojmë.

Kur ky popull do të gjejë qëllimin e vet?

Shpëtimi i këtij populli ishte viti 1999, nga forcat e NATO-s, duke e çliruar nga okupatori serbo-sllav, por çlirimi i tij nga brenda dhe mundësia e fitores së vërtetë e shtetit të Kosovës, nuk ka dhënë rrezulltete të duhura nga njerëzit e politikës dhe qeveritarët e vendit të vet, që përjetimet e kaluara ti kthejë në fitore të brendshme, dhe në plotëni me realitetin dhe lirinë e vërtetë të këtij populli, ashtu siq e meriton.

Kosovës iu është dhënë mundësia që ta merr në mënyrë seroize qeverisjen dhe jetën e qytetarëve të vendit të vet, sidomos me fitorën e pavarësisë dhe shtetin sovran, që të realizojë ëndërrat dhe të drejtat e këtij populli të nëpërkëmbur me shekuj nga okupatorët  dhe sundimtarët e huaj.

Dhe si rrjedhim i gjithë kësaj skene politike që përjeton Kosova në momentet kritike të krijimit të Qeverisë së re, reagimet e qytetarëve janë të shumta dhe adresa e shkaqëve orientohet nga i pari i vendit z.Hashim Thaçi, i cili duhet të riadresoj rrugën e drejtë në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit me kopetencat që ka në dorë kjo presidencë dhe të shdërrojë vendin në një frymë te re qeverisëse.

Deri më sot kziston një përvojë e hidhur e partive dhe kualicioneve politike, veqanarisht nga ato parti politike që kanë më shumë përvojë në pushtet, të cilat me rrezulltatin e tyre që kanë treguar deri më tani, duhet të dalin publikisht dhe të kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës, në këtë rast sikur «Serbia të kërkojë falje qytetarëve të Kosovës» për krimet e bëra. Nga kjo pikpamje, reagimet shpirtërore dhe natyrave tjera të qytetarëve të vendit janë të pa reshtura, për korrupsionin dhe mënyrat e keq-qeverisjes së vendit, me plot dëshmi të krimëve të rënda politike, ekonomike dhe shumë ngjyrëshe, të cilat po e rëndojnë dhe përçmojnë jetën  e qytetarëve të këtij vendi.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: